Home » DEKADENCA E PAKTHYESHME E PERËNDIMIT – NJË SHOQËRI E RRËNUAR

DEKADENCA E PAKTHYESHME E PERËNDIMIT – NJË SHOQËRI E RRËNUAR

by Kukes Post
0 comments

Përtej zhurmës politike, propagandës mbytëse akademike e mediatike, dhe përtej asaj fasadës tunduese ndoshta, Perëndimi po zbulohet përpara syve tanë çdo ditë e më shumë si projekti më mashtrues, më i dështuar, e më i keq i historisë njerëzore.

Një projekt politik i ndërtuar mbi konceptin e armiqësisë me Zotit, e mënjanimit të mësimeve të Zotit nga jeta politike, shoqërore, e juridike, dhe e të shikuarit të botës vetëm përmes lenteve të materializmit të cënguar, Perëndimit po rezulton të mos jetë asgjë tjetër veçse një gërmadhë, por që vazhdon të lyhet me bojë sa i herë i çjerret maska e mashtrimit.

Nëse Perëndimi ka ecur në teknologji e në inxhinieri, ai nga ana tjetër po e shkatërron njeriun. Ç’hyn në punë një zhvillim në infrastrukturë, teknologji, inxhinieri, e në sektorët e tjerë të ekonomisë kur e gjitha kjo ka për objektiv për ta shkatërruar njeriun?!

Perëndimi nuk ka drejtësi. Përkundër asaj që perceptohet apo propagandohet, koncepti i drejtësisë në Perëndim është teatër, fasadë, dhe ambalazh. Thjesht ky sistem politik kujdeset që teatri i drejtësisë të funksionojë bukur, por që në thelb fsheh një nivel të lartë zullumi – padrejtësi në sistemin politik, padrejtësi ekonomike, padrejtësi në sistemin gjyqësor, e padrejtësi në trajtimin e njerëzve.

E si mund të ketë drejtësi në një shoqëri e cila nuk beson në asnjë të vërtetë absolute, ku ligjet ndryshojnë çdo ditë, shtohen pafund, shkruhen me një gjuhë që nuk e kupton publiku, janë abuzuese, të paqarta, lënë vend për intepretim në mënyrë që të justifikojnë çdo lloj verdikti, dhe ku gjyqtarët gëzojnë pushtet ekzekutiv?

Pushteti në Perëndim punon ditë e natë vetëm për ta kontrolluar njeriun, jo për ta çliruar atë.

Perëndimi është gërmadhë.

Perëndimi nuk ka moral sepse nuk beson në parime morale. Shoqëria perëndimore është shoqëri materialiste; është shoqëri matrapazësh; njerëzit kanë zhvilluar një maskë morali, që edhe sjelljen etike e shikojnë si pjesë të punë, jo si vlera të domosdoshme të njeriut.

Perëndimi është gënjeshtër, është mashtrim, është degjenerim, është hipokrizi, është pabesi, është degradim i njeriut. Në Perëndimi, gënjeshtra është kthyer në sistem; është bërë uniforma të cilët punëtorët e zyrtarët e veshin në punë çdo ditë – është pjesë e rutinës së tyre.

Të gjithë gënjejnë në Perëndim: gënjen politikani, gjyqtari, mejku, mësuesi, avokati, kolegu, punëtori i thjeshtë, inxhinieri, klerikët fetarë, gazetarët, analistët politikë, mbreti, presidenti, ministrat, kryetarët e bashkive, shërbimet e klientit, policia, prokuroria; gënjejnë edhe njerëzit e zakonshëm në jetën e përditshme sepse është shoqëri pa moral.

Perëndimi është shoqëri e rrënuar. Mungesa e fesë e ka shkatërruar këtë anë të botës, e ka zbrazuar njeriun nga çdo vlerë e brendshme, por sistemi sekularist është kujdesur vetëm në rregullimin e disa aspekteve të jashtme e materialiste të njeriut.

Në Perëndim nuk flitet për vlera shpirtërore, për moral, për besë, për sinqeritet, për dashuri të vërtetë mes njerëzve, për solidaritet të vërtetë njerëzor, por flitet vetëm për trupin: sa herë shkon në palestër, çfarë lloj ushqimi ha ndërsa çdo paketim ushqimi përmban në detaje vlerat ushqyese – kaloritë, vlerat ushqyese, përqindja e kripës, shqerit, proteinave, fibrat dietike, kolesteroli, vitaminat etj sepse njerëzit kujdesen vetëm për trupin e për aparencën.

Në Perëndim njerëzit gënjejnë, por nuk e kuptojnë se po gënjejnë – kaq shumë është shkatërruar kjo shoqëri. Ata mashtrojnë, por mashtrimi është normalizuar. Ata presin në besë, por nuk e quajnë besëprerje; ndoshta e quajnë nevojë pune.

Në Perëndim, njeriu mund të punojë si xhelat, të shkatërrojë jetë njerëzish, të punojë si mercenar ushtrie duke vrarë fëmijë, mund të punojë si gjykatë i cili burgos njerëz në mënyrë të padrejtë, mund të përgadis ushqime të dëmshme, mund të punojë në propagandën shtetërore duke shkatërruar jetë njerëzish, duke mashtruer e gënjyer, dhe nuk i bën përshtypje, por e shikon si punë. Nuk merakoset fare për anën morale. Deri në këtë nivel ka arritur shkatërrimi e degradimi në Perëndim.

Shkurtimisht, degradimi total i Perëndimit dhe i shoqërive perëndimore po vërtetojnë në mënyrë të padiskutueshme se njeriu pa Zot është bosh, është xhelat, nuk mund të jetë i mirë sepse nuk e di të mirën, është vegël e të tjerëve, kthehet në mercenar të pushtetit, dhe e gjithë shoqëria degradon, siç ka degraduar Perëndimi.

Perëndimi është për t’u mos pasur zili. Është i rrënuar, por aparencës e ka tunduese për shkak të propagandës së egër. Po ta dinin njerëzit se sa jetë të bukur kanë në vendet e tyre, aty ku janë, në vendet e botës së tretë siç quhen, do të jepnin para që të mos emigronin në Perëndim, e jo më të jepnin para që të braktisnin vendin dhe stilin e jetës së tyre e të përfundonin rrugëve të një bote të rrënuar moralisht, politikisht, dhe shpirtërisht.

Perëndimi është i dështuar.

Sabri Lushi

Janar 2025

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post