Home » Irani kuron imazhin amerikan, ndërsa Trump promovon Iranin

Irani kuron imazhin amerikan, ndërsa Trump promovon Iranin

Lufta e rreme Iran - SHBA

by Kukes Post
0 comments

Lufta e rreme Iran – Amerikë, një luftë reale kundrej botës Islame dhe civilëve në Lindjen e Mesme, një luftë reale kundrejt çmimeve të naftës, ka kapërcyer çdo kufi të normales dhe të logjikës njerëzore. Kanë qenë dy momente: Irani zyrtar ka kontribuar masivisht në kurimin e imazhit të degraduar të amerikanëve, dhe në përgjigje të kësaj amerikanët nuk kanë ngurruar aspak për të promovuar dhe lartësuar Iranin zyrtar.

 

Në fillim të Prillit, 2026, Amerika lëshoi një ultimatum kundrejt Iranit zyrtar, Amerika kërcënoi me bombardimin e infrastrukturës civile, e cila, sipas amerikanëve, do ta çonte Iranin në Epokën e Gurit. Dhe siç nuk pritej dhe përtej çdo logjike njerëzore, në kundërshtim me Konventën e Gjenevës, në kundërshtim me logjikën e të bërit luftë, Irani e mbuloi infrastrukturën civile të targetuar me popullsi civile, gra dhe fëmijë. Asnjë media, në dijeninë time, nuk i bëri një analizë të drejtë vendimit të Iranit. Ky vendim iranian nënkuptonte qartësisht që përballë nuk kishim një Amerikë terroriste, të pabesë, të korruptuar, armike e Zotit, themeluese e ISIS dhe Al – Qaeda, organizatore e 9/11, kontribuese kryesore e 50 milionë të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, bombarduese e pashpirt e Nagasakit dhe Hiroshimës, vrasëse e civilëve në Irak, por sikur kemi përballë një Amerikë dhe një Ushtri Amerikane që thjesht nuk i vret do civilët. Pra mbrojta humane e objekteve në Iran përçonte qartë mesazhin që Amerika nuk vret civilë, ka moral shumë të lartë dhe thjesht e duan njeriun dhe i mbrojnë civilët anekënd botës, gjë që faktet dhe realiteti nuk e mbështet. Pra Irani, ky „armik“ i Amerikës, po i kuronte fuqishëm imazhin Amerikës, që për shkak të çmimeve të naftës, ky imazh po i shkërmoqet dhe në botën ateiste perendimore.

 

Ka qenë vetë Presidenti Trump që iu drejtua Iranit si, civilizim. Edhe pse Irani, si entitet apo krijesë politike është krejt e re, Trump nuk hezitoi dhe nuk pati asnjë ngurrim që t‘i drejtohej Iranit me vlerësimin e pasaktë dhe të gënjeshtërt, si civilizim.

 

Qartësisht dëshmojmë një teatër të koordinuar mes Iranit dhe SHBA-ve, shfaqje që nuk bëjnë asgjë tjetër, por vlerësojnë dhe ngrenë në piedestale të rreme dhe të gënjeshtërta imazhet e shkërmoqura të Iranit dhe të SHBA-ve.

 

Nderim Lushi

Shkinak, Kukës, Albania

 

14.4.2026


Discover more from Kukes Post

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

You may also like