Home » SHTETI MODERN DHE SFIDAT E MËDHA TË KLERIKËVE

SHTETI MODERN DHE SFIDAT E MËDHA TË KLERIKËVE

by Kukes Post
0 comments

SHTETI MODERN DHE SFIDAT E MËDHA TË KLERIKËVE

Një pjesë e madhe e aktivitetit të shoqërisë njerëzore që nga ditët e hershme të ezistencës së njeriut e deri më sot nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin e planetit tokë; përkundrazi, njeriu ka harxhuar energji të madhe se si ta kontrollojë njeriun, si ta nënshtrojë atë, dhe se si t’i kontrollojë burimet natyrore. Skllavërimi dhe kontrolli janë elementët më të spikatur të civilizimit njerëzor.

Ky është edhe preokupimi i politikës apo shtetit modern: si ta kontrollojë njeriun. Revolucioni industrial, zhvillimet teknologjike, apo qoftë edhe shpikja e inteligjencës artificiale kanë ardhur si pasojë primare e dëshirës për të kontrolluar, e jo për t’ia lehtësuar jetën njeriut.

Sa i përket kontrollit, synimi i politikës është që ta kontrollojë psikologjinë e njeriut, ideologjinë e tij, mendjen, shpirtin, dhe botëkuptimin e tij. Kontrolli me patrulla policie, me kamxhik, apo duke përdorur forcën në përgjithësi nuk janë metoda të preferuara të pushtetit sepse në çdo moment ato mund të shkakëtojnë reaksion të padëshirur – njerëzit mund të kundërpëgjigjen në masë dhe ta refuzojnë pushtetit me çdo çmim, pra te rebelohen ideologjikisht.

Pikërisht, këtu del në pah roli i dijetarëve, i mendimtarëve kritikë, dhe i klerikëve sepse këta kanë askes tek mendja dhe shpirti i njeriut. Fjala e një dijtari të shquar apo e një imami të mençur mund ta zhbëjë politikën e mbrapshtë të elitës drejtuese për të cilët janë harxhuar vite të tëra. Dijetarët kanë në dorë që t’ua hapin sytë njerëzve, t’i udhëzojnë ata për tek e drejta, dhe t’i nxisin që të mendojnë.

Me fjalë të tjera, klerikët fetarë kanë një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. Për pushtetin, përdorimi i klerikëve për të kontrolluar njerëzit është më i rëndësishëm se puna e policisë apo ndoshta e institucioneve të tjera shtetërore që kanë të bëjnë me kontrollin e njeriut.

Kështu që, shteti modern i cili gëzon kontroll të madh mbi burimet natyrore, ekonominë, sistemin arsimor, ligjbërjen, mediat, policinë, ushtrinë etj., nuk mund ta tolerojë modelin e klerikut të pavarur. Vetë sistemi politik modern amerikano-britanik është ngritur mbi konceptin e kontrollit absolut të njeriut apo të shoqërisë njerëzore. Kjo e bën rolin e klerikut tepër sfidues.

Nga ana tjetër, klerikët dhe dijetarët e kanë për obligim fetar që ta kumtojnë të vërtetën tek njerëzit, t’i thirrin ata për tek Zoti, tek e vërteta, tek drejtësia të cilën Allahu e ka urdhëruar, tek drita e Kur’anit, tek çlirimi i njërëzve nga zgjedha e njeriut zullumqar, dhe duhet ta kryejë këtë mision me besnikëri, me sinqeritet, për hir të Zotit, jo për famë, për shpërblim material, apo si karrierë për të siguaruar bukën e gojës.

Megjithatë, dijetari apo imami është njeri, ka nevoja jetese ashtu siç kanë njerëzit e tjerë. Atij i duhet strehim, i duhet të paguaj faturat, dhe të sigurojë ushqim për veten e tij e për familjen e tij. Mirëpo, shteti modern gëzon kontroll shumë të madh ekonomik. Shteti i modelit sekularist amerikano-britanik, pra i modelit politik që aplikohet kudo në botë, kontrollon vendet e punës, bizneset, taksat, e deri tek klientela – gjë që e bën përmes spiunëve e agjentëve shtetërorë.

Nëse dijetari apo imami flet atë të vërtetë që sistemi politik nuk e dëshrion, dhe nuk janë të pakta ato të vërteta që shteti modern nuk i dëshiron, shteti ka mekanizma të shumta në dorë për ta goditur hoxhën apo dijetarin i cili flet të vërtetën. Shteti ka në dorë vendin e punës, presionin politik, shantazhin juridik, persekutimin shtetëror, taksat, spiunët, apo qoftë edhe vrasjen e karakterin të individit.

Në të shkurarën, kur ekonomia ishte më e decentralizuar, bujqësia dhe ekonomia familjare përbënte pjesën më të madhe të ekonomisë në tërësi, paraja ishte e decentralizuar e jashtë kontrollit absolut të shtetit, dhe njerëzit ishin të organizuar në fise e familje të forta, klerikët fetarë e kishin më të lehtë për ta thënë të vërtetën sepse shteti nuk mund t’iu kërcënonte bukën e gojës. Nën hyqmin e shtetit modern të modelit amerikano-britanik, shteti të kërcënon bukën e gojës sapo të guxojë një dijetar të flasë të vërtetën e hidhur, dhe një gjë të tilë e ka në dorë.

Në këtë aspekt, feja islame ka ligjëruar apo ngritur mekanizma për financimin e dijetarëve apo hoxhallarëve, si për shembull, vakëfi, donacionet e besimtarëve të thjeshtë, koncepti i familjes së fortë, dhe inkurajimi i solidaritetit komunitar. Muslimanët e kanë për detyrë të sillen si një trup i vetëm sa i përket solidaritetit, e jo më kur vjen puna tek dijetarët apo hoxhallarët e komunitetit.

Për ta mbyllur, dijetarët dhe klerikët në tërësi janë trashëgrimtarë të profetëve të Allahut. Ata thirrin për tek rruga e drejtë, ngrenë zërin kundër padrejtësisë, kritikojnë shoqërinë kur ajo fillon të prishet, dhe mbi të gjitha, ata i thërrasin njerëzit që t’i binden Zotit. Motoja e tyre është si ajo e profetëve: “nuk duam shpërblim nga ju; ne shpërblimin e kemi tek Allahut.”

Natyrisht që ky mision shpesh bie në kundershtim me objektivat e mbrapshta të politikës, prishen interesa, dhe cënohen përfitime. E vërteta fetare dhe politika njerëzore janë në përplasje të vazhdueshme.Për këtë arsye, thirrja e profetëve të Allahut (paqja qoftë mbi ta), e për zgjatim edhe ajo e dijetarëve apo e hoxhallarëve, përballet me reaksion, me pengesa, persekutime, shtypje, dhe rezistenë të elitës drejtuese politike për ta shfrytëzuar njeriun. Pra, sfidat që hasin klerikët nuk është diçka e re, por, për shkak të sistemit ekonomik të shtetit modern të modelit komunist amerikano-britanik, mbijetesa e pavarur e njeriut është bërë shumë e vështirë. Ekonomia është në dorë të shtetit. Kjo e bën punën e një imami apo hoxhe tmerrësisht të vështirë sepse shteti, përveç se mund të të burgosë, persekutojë, apo shantazhojë, ai si fillim të ndalon bukën e gojës.

Anembanë botës islame, përveç faktit që me mijëra dijetarë janë burgosur nga shteti modern si pasojë e politikave globale amerikano-britanike për të mbajtur një kontroll absolut mbi shoqërinë njerëzore, me mijëra hoxhallarë e dijetarë janë vrarë si pasojë e luftërave amerikano-britanike të vazhdueshme në tokat muslimane, ndërkohë që sfida me të cilën të gjithë dijetarët e hoxhallarët e kohës sonë po përballen janë sfidat ekonomike.

Pa një burim ekonomik të pavarur nga kontrolli shtetëror, dijetari apo hoxha e ka shumë të vështirë për të thënë të vërtetën e për të qenë i besueshëm në misionin e tij. Ky është problemi që duhet të trajtohet strategjikisht nga intelektualët e ummetit, të ngrihet vetëdija, dhe të edukohen masat sepse jetojmë nën një sistem politik global amerikano-britanik kontrolli diktatorial i të cilit nuk ka ekzistuar më parë për shkak të ekonomisë moderne që kontrollohet totalisht nga shteti.



Sabri Lushi

Gusht, 2026


Discover more from Kukes Post

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

You may also like