Home » RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË DHE INSTRUKSIONEVE PROTOKOLLARE FETARE NË KOHË TRAZIRASH

RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË DHE INSTRUKSIONEVE PROTOKOLLARE FETARE NË KOHË TRAZIRASH

by Kukes Post
0 comments


Nga të gjitha format e sprovave, trazirat politike janë ndër më të ndërlikuarat e më të vështirat. Nëse vendi do të goditej nga një erë e fortë, fortunë, borë e madhe, thatësirë, tërmet, apo nga diçka e ngjashme, mbrapa saj nuk ka paqartësi. Trazirat politike janë krejt ndryshe.

Jetojmë në një kohë kur elita politike reale nuk është zgjatim natyror i popullit; nuk buron natyralisht nga popullit, dhe nuk ka lidhje organike me të. Për më tepër, pushteti politik është global në kuptimin literal të fjalës, dhe i ndërthurur globalisht në çdo aspekt, më kryesorja e të cilit është ndërthurja ekonomike.

Kështu që, në kohë trazirash, qytetari i thjeshtë nuk është aktor, por viktimë dhe vegël me të cilin lahen hesape, çohen përpara politika të caktuara, bëhet zhvendosje e vëmendjes politike, adresohet një problem që as nuk ka lidhje me vetë arsyet formale të trazirës, bëhet zhurmë politike, apo arsyeja ka të bëjë me diçka që po ndodh me mijëra kilometra larg vatrës së protestët. Për ta theksuar prap, jetojmë në një pushtet global poshtë të cilit pushteti nacional (shteti modern) është nënrenditës dhe i varur zyrtarisht e formalisht.

Kjo i bën trazirat politike edhe më të frikshme, më të padeshifrueshme, më konfuzuese, më të ndërlikuara, e sigurisht, më problematike.

Mund të nis një trazirë në pamje të parë amatorekse, episodike, apo aksidentale, ndërkohë që prapa saj qëndron një plan për diçka që njerëzit e thjeshtë as që nuk e çojnë ndërmend. Në kohën tonë, informacioni është hermetik sepse, siç u përmend më sipër, elita drejtuese reale nuk ka lidhje me popullin e thjeshtë, nuk komunikon më të, nuk ka lidhje organike me të, aq më tepër që zingjiri hierarkik i Qeverisë Globale Britaniko-Amerikane është i centralizuar – askush nga pushteti nuk di më shumë se sa ia kërkon detyra.

Për këtë arsye, besimtarit i kërkohet që në kohë trazirash t’i kthehet Kur’anit dhe Sunnet si referencë parësore për të kuptuar realitetin politik, për t’u rikujtuar me protokollet fetare të adresimit të trazirës apo qëndrimit ndaj saj, për t’u ndriçuar me dritën e Kur’anit, me mësimet, shembujt, historitë, theksimit të fenomeneve, dhe këshillat hyjnore në të.

Gjithashtu, në kohë trazirash, devotshmëria është përgaditja më e mirë. Edhe nëse besimtari nuk është ditjetar, nuk ka dije specifike për një çështje apo situatë të caktuar, Zoti do ta udhëzojë atë në gjënë e duhur, për të marrë vendimin e duhur, për t’u gjendur aty ku duhet, dhe për t’u përmbajtur ashtu siç duhet.

Devoshtmëria është frika e besimtarit ndaj Allahut, rritje e vetëdijës, shtimi i përmdendjes së Krijuesit, shtimi i akteve të adhurimit, siç është namazi, veçanërisht namazi i natës i cili është fisnikëria dhe drita e besimtarit.

Edhe pse kjo që po them duket e denjë për një ligjërate xhamie si këshillë për besimtarët të cilët e harrojnë sa të dalin jashta xhamisë, në fakt është protokolli më i mirë për t’u përballur me trazirat politike e për t’u mbrojtur nga çdo paparishikueshmëri.

Kjo nuk do të thotë që besimtari qëndron pasiv dhe indiferent ndaj zhvillimeve politike apo nga përballja me zullumin e pushtit, por nuk mund të veprohet me emocione apo me mentalitet turme përballë një pushteti global që nuk i shihet as koka e as këmbët, aq më keq akoma, të veprohet me mënyrën apo mentalitetin që na e imponon armiku apo pushteti modern.

Nëse shteti apo qeveria sillet si viktimë apo si lojtari i sulmuar në lojën e trazirës, në fakt pushteti lulëzon në kohë trazirash dhe është më aktiv se kurrë për të arritur atë që njerëzit e thjeshtë ndoshta nuk kanë për ta marrë vesh kurrë. Pushteti nuk është viktimë, por aktori dhe derigjuesi në prapaskenë.

Lufta në Siri filloi si një protestë krejt navie apo e ‘padjallëzuar,’ po ashtu në Libi, Somali, Egjipt, Tunizi etj. Më pas doli në pah se gjërat nuk kishin qenë ashtu. Madje edhe sot ne nuk mund ta dimë se përse Amerika e nxiti luftën e Sirisë. Edhe për luftën e Kosovës, që duhet krejt e qartë, ne nuk mund ta dimë se pse Amerika dhe CIA e organizuan atë.

Po e mbyll duke aluduar se nëse një individ i vetëm ngrihet për të bërë diçka, nëse një biznes i pavaruar hidhet si ide për t’u hapur, nëse një armë shitet pa diturinë e shërbimeve sekrete, alarmi ngrihet deri në Washington e Londër sepse kështu funksionon pushteti modern global. Kjo nuk do të thotë që besmitari të mos rezistojë, bëjë akivizëm polilik, kërkojë ndryshime politike, propozojë ndryshim ligjesh, ndajë ide politike me shoqërinë ku jeton, madje mund të zgjedhë edhe për të sakrifikuar për të vërtetën dhe për të mirën e Ummetit, por asgjë nuk ka sukses pa devotshmëri e pa dituri, sidomos përballë një pushteti i cili e shikon çdo trazirë si oportunitet të madh politik, e jo si shqetësim.

Edhe një fakt tjetër që e bën pushtetin global britaniko-amerikan të frikshëm dhe jo lehtësisht të deshifrueshëm është mungesa e një opozite reale politike në botë që, për interesa konkurrence perandorake, do të shërbente si katalizator për ta thyer censurën e tmerrshme të informacionit.

Përveç pushtetit ushtarak, ekonomik, e politik, britaniko-amerikanët gëzojnë kontroll të madh të zërit publik, duke përfshirë edhe zërin e klerikëve në rang botëror. Jetojmë në kohë censure dhe kontrolli të madh informacioni. Kjo e bën edhe më të nevojshme kthimin tek Kur’ani dhe Sunneti sepse kjo është shpalle hyjnore e mbrojtur nga vetë Allahu.

Në Suren En-Nahl, e cila thekson mes të tjerash rëndësinë e diturisë, Allahu thotë në mbyllje e saj,

إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوا۟ وَّٱلَّذِينَ هُم مُّحْسِنُونَ

“Patjetër që Allahu është me ata që janë të devotshëm, dhe me ata që janë punë-mirë.”



Sabri Lushi

Tetor 2026


Discover more from Kukes Post

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

You may also like