Home » PËRSE QEVERIA KANADEZE E MBËSHTETI TERRORIZMIN DHE GJENOCIDIN KUNDËR FËMIJËVE PALESTINEZË?

PËRSE QEVERIA KANADEZE E MBËSHTETI TERRORIZMIN DHE GJENOCIDIN KUNDËR FËMIJËVE PALESTINEZË?

by Kukes Post
0 comments

Kur ushtria izraelite filloi fushatën e saj për vrasjen dhe ekzekutimin e fëmijëve, grave dhe civilëve të pafajshëm palestinezë me urdhër dhe direktivë ushtarake nga Britania e Madhe dhe Amerika, shumë qeveri të tjera botërore garuan për ta mbështetur këtë fushate terroriste.

Ndër qeveritë e para e cila e mbështeti hapur dhe pa asnjë rezervë fushatën amerikano-britanike për vrasjen e fëmijëve palestinezë nën arsyetimin se ata po përdoreshin si mburojë luftarake – vetëm një mendësi terroristi mund ta imagjinojë të justifikim të tillë, ishte dhe qeveria kanadeze.

Kryeministri kanadez, i cili është i komanduar në atë rol të lartë politik nga mbreti anglez, deklaroi se Kanadaja e mbështet plotësisht operacionin ushtarak të ushtrisë izraelite – e cila vepron nën komandën e ushtrisë amerikane, për vrasjen e grave dhe fëmijëve palestinezë, por kuptohet, shtoi ai, se vrasjet e fëmijëve duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar – me rregulloren britanike për qeverisjen e popujve të botës; a thua se vrasjet e fëmijëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar ishin më të lehta për mijëra nëna palestineze.

Shumë muslimanë që jetojnë në Kanada nuk e pritën mirë qëndrimin e Qeverisë Kanadeze. Madje, për shumë të tjerë kjo ishte shokuse. Unë personalisht dua të ndaj një mendim ndryshe.

Qëndrimi çnjerëzor i shtetit kanadez në mbështetje të terrorizmit dhe gjenocidit të ushtrisë izraelite kundër fëmijëve palestinezë ishte në përputhje të plotë me fizionominë politike dhe historinë e Kandasë. Ky qëndrim i kryeministrit kanadez nuk ishte aspak habitës nëse lexojmë rreth historisë së vërtetë të këtij shteti.

Kanadaja është shtet i themeluar mbi kocka fëmijësh dhe kafka njerëzish të pafajshëm. Masakrat që kanë bërë themeluesit e shtetit kanadez kundër banorëve vendas shekuj më parë është diçka e papërshkrueshme, ngjarje të cilat janë pjesë e historisë të përgjakshme të Perandorisë Britanike.

Edhe pas formimit të konfederatës së pavarur kanadeze në vitin 1867, qeveria e parë kanadeze e udhëhequr nga John A. Macdonald ndërmori një sërë politikash kriminale kundër fëmijëve e familjeve të banorëve vendas. Këto politika çnjerëzore e barbare janë aplikuar nga qeveria kanadeze deri në dekadat e fundit të shekullit të 20-të.

Qëllimi i kryeministrit të parë kanadez, John A. Macdonald, ishte që qeveria kanadeze të përdorte çdo metodë për zhbërjen kulturore të fiseve vendase, të cilat kishin jetuar në këto toka me mijëra vjet, dhe eventualisht t’i shkatërronte ato.

Në aplikim të këtyre politikave barbare e gjenocidiale, qeveria kanadeze filloi me ndërtimin e shkollave e konvikteve, të quajtura “residitial schools,” të cilat do të shërbenin si kampe zhbërje kulturore për fëmijët e fiseve indigjene apo vendase, ose të quajtura ndryshe si fiset indiane.

Sipas kryeministrit famëkeq John A. Macdonald, këto shkolla kishin një qëllim të vetëm, “të vrisnin indianin në fëmijëri,” – “to kill the Indian in the child.” Sipas tij, në vend që t’i shfarosnin fiset indiane më armë, ishte më lehtë që fëmijët e tyre të shkatërroheshin, e kështu e gjitha raca indiane do të merrte fund.

Përgjatë periudhës së një shekulli, më mijëra fëmijë indianë u morën me forcë nga qeveria kanadeze dhe u vendosën nëpër konvikte, që ngjanin më shumë me burgje apo kampe përqëndrimi se sa shkolla normale. Këto politika çnjerëzore të qeverisë kanadeze përbëjnë një epokë të errët të këtij shteti, i cili edhe në ditët e sotme vazhdon të ketë probleme serioze moral e politike.

Më mijëra fëmijë u morën me forcë nga nënat e tyre në një moshë shumë të re, shumë të tjerë mbetën të vdekur rrugës duke u arratisur nga ato shkolla të tmerrshme, e mbi të gjitha, me mijëra prindër e familje u shkatërruar plotësisht nga dora gjakatare e qeverisë kanadeze.

Mbasi qeveria kanadeze e arriti qëllimin politik të atyre shkollave barbare, ajo kërkoi falje në vitin 2008 për ‘gabimin e madh’ që kishte bërë. Kështu bëjnë gjithmonë britanikët: shkojnë në një vend, vrasin e presin, shpesh me pretekste të rreme, siç bënë në Irak, dhe pastaj kërkojnë falje.

Nën thundrën e përdhunës, vitin e kaluar Papa Francis visitoi Kanadanë dhe kërkoi falje për gjenocidin e shkollave rezidenciale dhe për krimet e qeverisë kanadeze sepse kisha katolike gjithashtu ishte përfshirë në këtë gjenocid. Më shumë se sa për të kërkuar falje, qëllimi i Papës ishte për të marrë fajin mbi shpatulla e për ta larë qeverinë kanadeze nga krimet e saj çnjerëzore.

Kështu që unë nuk habitem fare me qëndrimin kriminal të qeverisë kanadeze e të kryeministrit kanadez. Kanadaja ka një histroi të gjatë gjenocidi. Kanadaja është shtet i themeluar mbi kocka fëmijësh; është shtet i korruptuar; është shtet që vepron si mafia; është shtet që ka bërë gjenocid; është shtet që nuk beson në të drejtat e njeriut; është shtet që vlerat morale të së cilit janë: mashtrimi, gënjeshtra, pabesia, dhe opresioni politik.

Kur kryeministri kanadez i shikon fëmijët palestinezë të vrarë apo të mbuluar me rrënoja ndërtesash, këto skena i duken atij krejt normale. Shteti kanadez është vendi i politikanëve të korruptuar, i gjykatësve të pamoralshëm e të padrejtë, e i ligjeve abuzive, kështu mbështjetja që qeveria kanadeze i bën terrorizmit dhe gjenocidit amerikano-britanik kundër fëmijëve palestinezë është krejt e natyrshme.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post