Para disa ditësh do të ishte vetë presidenti amerikan, Biden, që do të njoftonte botën mbarë për sëmurjen e mbretit britanik, Charles III. Sipas Biden dhe sipas mediave, Mbreti Charles ishte sëmurë nga kanceri i pankreasit.
Logjika e pushtetit bën që në kohë lufte nuk publikohet kurrë sëmundja e kreut të një shteti dhe është pikërisht kjo që ka ndodhur në Britani të Madhe, çka nënkupton që kemi të bëjmë me një strategji lufte të zakonshme dhe jo sëmurjen e vërtetë të kreut të shtetit britanik. Britania e Madhe ka sot zyrtarisht të paktën tre fronte lufte në të cilat është e angazhuar, Ukrainë, Izrael dhe drejtpërdrejt në Jemen, ku avionët britanikë dhe ato amerikanë nuk reshtin së bombarduari shenjestrat në këtë vend. Pra në kohë lufte kemi njoftimin që kreu i shtetit britanik është i sëmurë rëndë dhe ka anulluar çdo aktivitet publik.
Familja mbretërore për ne ballkanasit është shumë e veçantë, pa anashkaluar rëndësinë e saj për çdo pjesë tjetër të botës, kjo familje është copëtuesja dhe krijuesja e shtetit shqiptar, kjo familje është themeluesja e shteteve si Serbia dhe Greqia – armiqëve të popullit shqiptar.
Në teori dhe praktikisht, Zogu dhe Enver Hoxha kanë qenë thjesht njerëz të caktuar nga familja mbretërore britanike që të drejtonin shtetin shqiptar, siç janë sot shërbetorë të Britanisë së Madhe e gjithë klasa politike shqiptare. Dhe të fshehësh pushtetin kualifikohesh si terrorist dhe kjo është arsyeja që mbreti Charles është kryeterroristi i botës.
Edhe pse mbreti Charles është vetëshpallur në kohë lufte si i sëmurë, masakrat britanike në Gaza, ku masakrohen civilë dhe të pafajshëm, nuk kanë reshtur për asnjë moment. Mbreti pretendon se është me kancer, por realisht sëmudja e tij e vërtetë është terrorizmi dhe etja për sa më shumë gjak të pafajshmish.
Mreti i sëmurë dhe kancer i botës ka shumë çështje që nuk di t‘u japi përgjigje, si: 11 shtatori, ISIS, masakrat në Palestinë, të cilat në çdo masakër dhe në çdo akt terrorist bartin vulën e monarkisë britanike si autore.
Kauza e madhe e shqiptarëve është pikërisht kjo familje – familja mbretërore britanike, familja që e ka dënuar me vdekje popullin shqiptar, prandaj në prespektivën personale këtë vit do të investoj një pjesë të madhe të kohës në aktivitete intelektuale dhe politike kushtuar denoncimit të familjes mbretërore britanike – armikes së shqiptarëve.
Mbreti britanik është vetëshpallur si i sëmurë me kancer, por sëmundja e tij e vërtetë është terrorizmi dhe etja për gjak civilësh dhe të pafajshmish.
Nderim Lushi – Kukës