Home » Bashar al-Assad, miku i ngushtë i familjes mbretërore britanike

Bashar al-Assad, miku i ngushtë i familjes mbretërore britanike

by Kukes Post
0 comments

Ky është Bashar al-Assad, i cili ishte i ftuar në Riad të Arabisë Saudite përpara një muaji si pjesëmarrës në samitin e Ligës Arabe në lidhje me gjenocidin në Gaza; ky është kasapi i Lindjes së Mesme, sekularisti, miku i ngushtë i familjes mbretërore britanike, i trajnuar në shkollat ushtarake britanike, i edukuar në Londër, dhe i martuar me qytetaren britanike Asma Akhras – vajza e një prej agjentëve më të mëdhenj të monarkisë britanike në lidhje me Sirinë.

Bashar al-Assad ishte mëkëmbësi i pushtetit britanik në Siri, i cili kishte vetëm një mision: të burgoste në emër të Monarkisë Britanike, të luftonte çdo zë të lirë, të vriste sa më shumë muslimanë, dhe të siguronte mbajtjen e pushtetit britanik.

Bashar al-Assad ishte i admiruari i Qeverisë Amerikane, mik i ngushtë i Washington, dhe i ndihmuar nga Pentagoni.

Bashar al-Assad bëri atë që ka bërë Enver Hoxha në Shqipëri dhe Mustafa Kamal në Turqi – që të dy spiunë të Monarkisë Britanike.

I njejti Perëndim i ndyrë i cili bënte ligje para dhjetë vitesh për të penalizuar çdokënd që ishte kundër regjimit të Assad-it, që burgoste muslimanë të pafajshëm nëse shpreheshin kundër Assad-it në publik, është i njejti Perëndim hipokrit, e njejta qeveri amerikane zullumqare dhe e njejta Monarki Britanike të cilët e quajnë sot Bashar al-Assad diktator. Nuk iu besojmë mashtruesëve.

E vërteta e madhe është se armiku i vërtetë i muslimanëve është Monarkia Britanike dhe Qeveria Amerikane: ata të cilët e rrëzuan Perandorinë Osmane para një shekulli, ata të cilët sponsorizojnë terrorizmin, ata të cilët kanë vënë në pushtet diktatorë anembanë botës, ata të cilët vunë në pushtet Enver Hoxhën, dhe ata të cilët vunë në pushtet Bashar al-Assad.

Perëndimi i ndryrë vazhdon t’i vrasë muslimanët natën e t’i qajë ditën. Kjo është Amerika e pabesë, dhe kjo është Monarkia Britanike pagane e pabesë.

Ne shqiptarët e njohim shumë mirë pabesinë e këtyre terroristëve sepse janë pikërisht këta paganë perëndimorë që na kanë vrarë e prerë përgjatë më shumë se një shekulli.

Zoti i Madh i ruajttë muslimanët nga Qeveria Amerikane e pabesë dhe nga Monarkia Britanike pagane.

 

Sabri Lushi

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post