Në vitin 2019, Qeveria Kanadeze ndërmorri një mashtrim publik në lidhje me emigracionin dhe procesin e azil-kërkimit. Në dukje, një vajzë adoleshente nga Arabia Saudite i ishte shkëputur familjes së saj në Bangkok, kryeqytetin e Tailandës, dhe pasi e izolon veten e saj në një dhomë hoteli në aeroport, kërkoi azil politik.
Kjo ishte vajza e një zyrtari të lartë në shtetin saudit, që do të thotë, ishte aktrim dhe mashtrim – bashkëpunim mes Kanadasë dhe Arabisë Saudite për realizimin e këtij show-u.
Arsyeja ishte se kjo vajzë gjoja ishte keqtrajtuar nga familja e saj, me saktë, nëna e vet ia kishte dhënë disa shuplaka, siç pohonte ajo vetë.
Me të ofruar azil, vajza me emrin Rahaf Mohammed u kontaktua nga një gazetare e njohur australiane, dhe brenda një kohe të shkurtër asaj iu ofrua azil politik nga Qeveria Kanadeze për shkak të persekutimit.
Siç edhe duket qartë, çdo gjë ishte aktrim dhe e parapërgaditur. Vajzës iu garantua udhëtimi nga Bangkoku në Kanada. Me të arritur në Toronto me 11 janar të 2019, ajo u prit në aeroport nga ministrja e jashtme kanadeze e asaj kohe Crystia Freeland.
Ky rast ilustron në mënyrën më të mirë mashtrimin e organizuar jo vetëm të qeverisë mashtruese kanadeze, por më gjërë. Ky rast rast kishte për qëllim promovimin e azil-kërkimit në Kanada dhe të rregullimit të imazhit të këtij shteti mashtrues, se gjoja kujdeset për të drejtat e njeriut.
Emigracioni është biznes strategjik i kontrollit të njerëzve i përdorur efektivisht nga pushteti britanik botëror. Në këtë aspekt, Kanadaja e ka mision politik ndërkombëtar që të shërbejë si destinacion emgracioni apo azili politik në mënyrë që me mijera e miliona njerëz nga e tërë bota të përfundojnë në kontroll total, apo të burgosur në këtë shtet zullumqar.
Emigracioni është kontroll; është strategji lufte e pushtet global britanik; është shkatërrim kombesh; është një biznes i organizuar në rang ndërkombëtar.
Kështu që, Kanada është ndër shtetet më zullumqare të botës, shteti më mashtrues, më i pabesë, dhe shtet batakçi i themeluar nga Perandoria Britanike për të kontrolluar emigrantët.
Sabri Lushi
Shkurt 2025