Për të qenë më të saktë, nuk është Amerika ajo që po dështon, por Perandoria Britanike, apo Civilizimi Perëndimor në tërësi sepse Republika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbën vetëm një pjesë të kësaj perandorie komuniste apo të këtij civilizimi sekularist i cili është ngritur mbi baza materialiste anti-fetare.
Amerika ka shërbyer si fytyra e re e Perandorisë Britanike. Që nga themelimi i saj në vitin 1776, SHBA ka shërbyer si një model pushteti, ndoshta unik në të gjithë historinë njerëzore: pushtet i bazuar në mungesë transparence, mbi mashtrime, dhe që funksionon si një teqe – që gjithmonë ka një anë të errët që nuk shpjegohet apo mistike.
Edhe sot zyrtarisht nuk e shpjegojmë dot se kush e ka pushtetin në Amerika, nuk e dimë se si organizohen partitë politike, se mbi ç’kritere emërohen gjyqtarët, se si funksionon biznesi, se sa pushtet ka presidenti, se cili është roli i vërtetë i kongresit dhe i ushtrisë amerikane, apo se sa kontroll të drejtëpërdrejtë ka mbi të Monarkia Britanike e cila e ka themeluar këtë republikë.
Pushteti në Amerikë nuk shpjegohet dot në mënyrë klasike. Nuk e dimë se ku mbaron zinxhiri i komandës, se si bëhen ligjet, dhe se si është e organizuar elita drejtuese.
Për këtë arsye, pushteti amerikan funksionon në mjergull, zhurmë politike, zhvendosje vëmendje, mbi iluzione, mashtrime, shpjegime naive, por konfuzuese në të njejtën kohë. Terminologjia politike e pushtetit amerikan përbëhet nga fjalë boshe, nga shprehje normative, slogane, dhe propagandë.
Fjalët si ‘demokraci,’ ‘popull,’ ‘zgjedhje politike,’ ‘rend ligjor,’ ‘ndarje pushtetesh,’ ‘fjalë e lirë,’ ‘gjykata të pavarura,’ ‘palë të treta,’ ‘komision i pavarur,’ ‘konferencë për shtyp,’ ‘të drejta,’ ‘proces,’ ‘proces i rregullt ligjor,’ ‘protokol,’ ‘afate,’ ‘tendera,’ ‘shoqëri civile,’ etj. si këto shprehje të tilla nuk janë asgjë tjetër veçse parulla dhe propagandë. Janë fjalë të zgjedhura me kujdes, por që nxjerrin në pah natyrën mashtruese të pushtetit amerikan apo të pushtetit britanik sekularist.
Këto parulla nuk tregojnë se pushteti është i mirë apo i keq, i drejtë apo jo, nëse aplikon taksa të ulëta apo jo, nëse njerëzit kanë mundësi të jetojnë një jetë të mirë, të rregullt, e dinjitoze, nëse spitalet janë të hapura për të gjithë, nëse qytetarët trajtohen në mënyrë të barabarë, nëse qytetarët bëjnë jetë të rregullt shoqërore e shpirtërore, e nëse pushteti është tiranik apo jo.
Në Amerikë, një qytetari mund t’i shkatërrohet jeta, t’i kthehet çdo gjë përmbys, dhe pushteti ndërtuar në atë formë që të mos mbajë përgjegjësi; përkundrazi, zullumi mbulohet me fjalorin e lartpërmendur: demokraci, i zgjedhur nga populli, gjykata të pavarura e përralla mashtruese si këto.
Amerika është shteti që ka përqindjen më të lartë të të burgosurëve në botë. Gjithashtu, SHBA është simboli i fenomenit të të pastrehëve. Me miliona qytetarë amerikanë, pa përmedur emigrantët pa dokumente, nuk kanë shtëpi, nuk kanë strehim, ata flenë në rrugë apo nëpër makina sepse sistemi politik amerikan apo sistemi ekonomik i ka skualifikuar nga mundësia për të përmbushur edhe nevojat më minimale jetike, siç është strehimi.
Kjo është Amerika: shteti i të pastrehëve.
Amerika po dështon sepse është pushteti mashtrues, i ngritur mbi mashtrim e shfytëzim, që funksionon me gënjeshtra e me propagandë, ku shoqëria komuniste amerikane është degraduar nga mungesa e fesë. Është pushtet që funksionon me të njejtat parime që funksion një teqe.
Amerika po dështon sepse është pushtet i padrejtë, i ngritur mbi parime materialiste, larg besimit në Zot, larg fesë, larg vlerave morale, dhe larg rregullave që i përshtaten natyrës njerëzore.
Amerika është shteti i taksave të larta, i ligjeve pafund, i gjykatave të korruptuar, i një qeverie me burokraci zullumqare, i një ekonomie e gjitha e ngritur mbi parimin e interesit bankar – forma më e lartë e shfrytëzimit finaciar, ashtu sikurse Amerika është shteti i një shoqëria të degraduar, ku familja nuk ekzistion më si institucion shoqëror.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në një përbindësh politik që po përhapin vetëm shkatërrim në tokë, luftëra, gjakderdhje, shkatërrim shtetesh, sponsorizim terrorizmi, degjenerim moral, dhe tirani politike. Tashmë ky shtet komunist ka hyrë në fazën më të rrezikshme; për shkak se i kanë mbaruar gënjeshtrat e mashtrimet, Amerika do të bëjë atë që ka bërë çdo rregjim barbar më përpara: do të përdor gjuhën e forcës për të mbajtur pushtetin global.
Sabri Lushi
Janar 2026
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.