Si fillim, të gjithë ata që nuk e dinë mirë se ç’janë partitë politike në të vërtetë, ç’rol kanë, kush i themelon e kush i kontrollon, është shumë e thjeshtë për ta mësuar një gjë të tillë. Ato janë një mekanizëm politik i shpikur nga Perandoria Britanike si një mënyrë gjeniale për të kontrolluar njerëzit, për t’i përçarë ata, për të kontrolluar zërat politik në shoqëri, por që nuk kanë të bëjnë farë me qëllimin që pretendohet, si për shembull, për të bërë opozitën, për të qarkulluar ide të reja, e kështu me radhë.
Në kohën tonë, të gjitha partitë politike i kontrollon CIA. Mënyra më e mirë për ta kuptuar këtë është që të tentosh të formosh një parti apo lëvizje politike vetë, edhe pse nga pikëpamja logjistike është e vështirë, dhe do ta shohësh se çfarë përballje do të kesh me CIA-n e me Qeverinë Amerikane, që përkundër asaj që proklamon – si mbështetëse e lirive politike, në të vërtetë Amerika është simboli i tiranisë politike në botë, por namin e ka të madh për shkak të forcës ushtarake e propagandës së madhe.
Duke parë rolin e Vetëvendosjes, aktivitetin e saj politik, idetë që përfaqëson, dhe imazhin politik të liderit të saj – agjent tipik i CIA-s, mund të thuhet që kjo parti politike është themeluar nga CIA e Qeveria Amerikane për këto arsye:
E para, kjo lëvizje ka pasur për qëllim për të promovuar idenë e patriotizmit të llojit sekularist, idesë së pavarësisë, nacionalizmit, e vetëvendosjes – nga e cila vjen dhe emri i saj, pikërisht në momentin mbas luftës kur ndoshta shumë kosovarë mund të kenë filluar të ngrenë ca dyshime serioze për gjithçka kishte ndodhur në Kosovë. Ndoshta ka pasur prej tyre që me të drejtë mund të kenë vënë në dyshim dhe luftën apo shumë aktivitete të saj të dyshimta – jo se ata nuk donin të kishin shtetin e vet.
Në fund të fundit, Kosova u bë mbas lufte shumë më keq në disa aspekte. Ekonomia u shkatërrua. Kosovarët përfunduan në popullin më të izoluar të Europës, pra përfunduan shumë më keq se gjatë kohës së Jugosllavisë. Papunësia filloi të rritet. Morali i kosovarëve u prish dhe shoqëria filloi të degjenerohej. Po ashtu, dhe liritë politike e fetare nuk ishin fare të garantuara. Kujtojmë këtu rastin kur me dhjetra hoxhallarë u arrestuan apo arrestoheshin herë pasë here, deri dhe tek njerëz të nderuar si Shefqet Krasniqi. Kështu që, qeveria kosovare – qeveri për të cilën kosovarët kishin luftuar me gjak, filloi të sillej më keq se Serbia e dikurshme.
Patjetër që nga ana politike nuk është për t’u habitur fare. Sipas Perandorisë Britanike apo Qeverisë Amerikane, qëllimi i pavarësisë nuk është për t’iu dhënë njerëzve liri, por për t’i cënguar ata, për t’i rrethekuar ata me kufijë, për t’ua dobësuar ekonominë e për t’i bërë ata më të varur. Britania e Madhe nuk e ka shpikur pavarësinë nacionale si mënyrë për t’iu dhënë njerëzve liri, por për t’i kontrolluar ata. Sigurisht që popujt e ngatërrojnë konceptin e patriotizmit klasik me pavarësinë moderne, që janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Gjithësesi, kosovarët mund të kenë filluar masivisht të artikulojnë një farë pakënaqësie me pavarësinë e rreme. Ata kanë pasur pritshmëri më të mëdha. Ishin të entuziazmuar për të shijuar më shumë liri. Në fund të fundit, njeriu lufton për të pasur një jetë më të mirë, një ekonomi më të zhvilluar, për të pasur liri fetare, që njerëzit të kenë mundësi të mbrojnë familjet e nderin e tyre. Nëse këto nuk garantohen, nuk pyet kush pastaj për simbolika, si flamuri, himni, pavarësia, e budallallëqe të tilla. Njerëzit duan bukë, strehë, e siguri. Dhe pikërisht këto nuk po siguroheshin mbas luftës. Jo më kot me mijëra kosovarë filluan të lënë vendin e të largohen si azil kërkues në Europë, pa letra e pa të drejta, më keq se në kohën e paraluftës.
Përse luftuan ata? Që të përfundojnë në Europë si azil kërkues? Që ta arrestohen? A nuk kishin luftuar ata për liri fetare ndërkohë që qeveria sekularite kosovare filloi të arrestoj hoxhallarët në një vend që ishte 95% apo më shumë me popullatë muslimane? E vërteta është se për Amerikën, këto nuk kanë ndodhur rastësisht. Amerika nuk iu ka dhënë “pavarësinë” kosovarëve për t’i ndihmuar ata. Qeveria Amerikane nuk ndihmon askënd në botë. Lufta e Kosovës nuk ka pasur kurrë për qëllim që të nxjerr në dritë një Kosovë më të lirë dhe më të mirë ekonomikisht. Qëllimi i Amerikës ka qënë për ta zhbërë popullsinë muslimane të Kosovës, që janë muslimanë autoktonë europianë. Të mos harrojmë faktin se Perandoria Britanike dhe Qeveria Amerikane e kanë agjendë për ta spastruar Ballkanin nga muslimanët, që do të thotë, Amerika lufton kundër interesit tonë dhe i bie të jetë armikja jonë më e madhe.
Unë nuk e vë në dyshim se kosovarët vetë kanë derdhur gjakun për liri të vërtetë, por thjeshte po theksoj qëllimin e Qeverisë Amerikane, qëllim që është shumë i deshifrueshëm, aq më tepër që faktet politike të mbas-luftës flasin vetë, që i përmenda përmbledhurazi më sipër. Këtë e kanë kuptuar shumë kosovarë. Shumë patriotë e burra të Kosovës mund të kenë ngritur pyetje serioze mbas luftës kundër asaj që po ndodhte.
Duke marrë në konsideratë qëllimin e vërtetë se pse Amerika është përfshirë në luftën e Kosovës – pra për të zhbërë popullsinë muslimane dhe nderin e tyre, ajo e ka ditur se do të ketë qytetarë kosovarë që do ta kuptojnë këtë. Pikërsiht, për të adresuar këtë problem, Qeveria Amerikane dhe CIA kanë themeluar Vetëvendosjen.
Normalisht, Kosova nuk duhet të kishte nevojë për një lëvizje politike të tillë, që të ngrinte flamurin patriotik, që të fliste për vetëvendosje – jep përshtypjen sikur nuk e dinin këtë kosovarët, që të promovonte dëshirën për t’u bashkuar me Shqipërinë, që të theksonte pafund sekularizmin, por që në thelb nuk ka një identitet të saktë e të qartë politik. Ajo thjeshtë bën propagandë. Nuk ka dyshim se mbas lufte të githë kosovarët ishin patriotë, që kishin luftuar për vetëvendosje, që donin një shtet të tyre. Përse duhet ta theksonte këtë gjë Vetëvendosja? Përse duhet ta valëvizte flamurin fallso patriotik në një shoqëri ku të gjithë ishin patriotë?
Ashtu siç e thash më sipër, mund të ketë pasur kosovarë mendjehapur që kanë gritur ca pyetje të drejta rreth asaj që po ndodhte në Kosovë, ku ekonomia po dobësohej, nuk kishte punë, njerëzit filluan të linin vendin, dhe mbi të gjitha, liritë fetare nuk u garantuan. Për mendimin tim, Vetëvendosja adresoi ekzaktësisht këtë të vërtetë të madhe e të hidhur. Kryetari i saj – agjenti i CIA-s, filloi të promovoj një nacionalizëm të thatë, të pakuptimtë në një popull ku donin bukë e strehim, jo përralla nacionalizmi. Vetëvendosja filloi të promovoj idenë e sekularizmit dhe shtetit demokratik, duke ua përplasur fytyrës të gjithë atyre që duanë liri fetare, që thonë se Kosova është me shumicë muslimane e që kjo duhet të reflektohej dhe në politikë e në ligjet e shtetit.
Vetëvendosja po bën zhurmë politike të pakuptimtë. Po kërkon të krijoj një frymë politike për të çorientuar kosovarët: nga një anë duket sikur flet kundër Amerikës, nga ana tjetër mbron demokracinë amerikane, nga një anë flet për ide patriotike e konservatore, nga ana tjetër kur kosovarët duan liri fetare, ajo iu thotë se “nuk e kuptoj këtë gjë; ne jemi shtet laik,” thua ti se kosovarët kishin luftuar për shtet laik apo përrallat e Anglisë e Amerikës. Kosovarët kishin luftuar për një jetë më të mirë, për liri fetare, për të ruajtur nderin e familjes, për të mbrojtur gratë e fëmijët e tyre. Ata nuk kishin luftuar për laicizëm, që ua tundë fytyrës Vetëvendosja ditë e natë.
Për ta mbyllur, kosovarët nuk duhet të mashtrohen nga kjo lëvizje apo parti politike e themeluar nga CIA pavarësisht teatrit politik sikur Vetëvendosja nuk i ka marrëdhëniet mirë me Amerikën apo bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është thjeshtë teatër për ta bërë atë të besueshme tek kosovarët, për t’ia rrituar asaj kredibilitetin tek populli i mençur kosovar. Nuk është hera e parë që Amerika e bën këtë lojë, që spiunët e agjentët e saj i mbron duke i sharë publikisht e duke u distancuar nga ta.
Për rolin e saj të ndyrë, mashtrues, parti pa identitet, që promovon një nacionalizëm e patriotizëm të thatë, që iu thotë kosovarëve se ata kanë luftuar për laicizëm e jo për liri fetare, që është themeluar nga vetë CIA, kjo parti duhet braktisur nga kosovarët. Nuk bëhet Kosova me spiunë të CIA-s, me njerëz pa identitet. Kosova është shtet musliman, kështu që ajo duhet të drejtohet nga një burrë kosovar, nga një musliman, që e përfaqëson atë vend në mënyrën më të duhur, e jo nga spiunë të CIA-s.
Sabri Lushi