Kur flitet për mbijetesë, nuk është momenti i emocioneve apo i përsëritjes së propagandës shtetërore, por është çasti kur njeriu mendon seriozisht për zgjidhje në mënyrën më të arsyeshme dhe të mundshme të duhur. Me fjalë të tjetra, një njeri i arsyeshëm e i logjikshëm, që ka arritur një nivel apo pjekje të caktuar intelektuale, nuk mund ta gënjej veten e tij. E tillë është gjendja e shqiptarëve, pra, më e nevojshme se kurrë për mbijetesë, sidomos në këtë kohë kur shoqëria jonë po shkërmoqet e rinia jonë nuk dihet se si do të përfundoj.
Pas një shekulli nën pushtetin laik, të cilën na e sollën britanikët si pjesë e luftës së tyre kundër fesë islame e kundër Perandorisë Osmane, populli shqiptar është në katandisje të plotë. Ne e kemi parë dhe po e shohim çdo ditë se çfarë bën sekularizmi apo laicizmi. Kjo ideologji ka shkatërruar dhe po shkatërron gjithçka: ekonominë, mirëqenien, shoqërinë, dhe mbi të gjitha, familjen. Është e paimagjinueshme se ku është katandisur familja shqiptare, që nuk i ka ngelur asgjë tjetër veçse emri apo pamja e jashtme, dhe e gjitha kjo nuk ka ndodhur rastësish, por si rrjedhojë e politikave shtetërore sekulariste.
Shqiptarët janë sot populli më i shpërbërë i Evropës. Janë të paktë ata popuj apo kombe që kanë prodhuar kaq shumë emigracion në raport me numrin e popullsisë, përjashtuar rasteve kur njerëzit janë detyruar të braktisin vendin e tyre për shkak të luftërave shkatërruese të ushtrisë amerikane, siç është rasti i Irakut, Sirisë apo Somalisë.
Për pesëdhjetë vjet, shqiptarët u izoluan si të ishin në burg, ku shteti ynë ngjante më shumë me një kamp përqendrimi se një vendbanim normal. E gjitha kjo nuk ishte rastësi, por pjesë e planit perëndimor për ta shkatërruar kombin tonë musliman. Ja pra, e pamë se çfarë bëri sekularizmi britanik për gjatë një shekulli. Sot jemi para fakteve që gjithë i shohim.
Pas rënies së komunizmit, shqiptarët u çoroditën sikur t’iu kishte rënë një bombë. Nga një shoqëri e izoluar, çdo gjë kaloi në ekstremin tjetër: braktisje vendlindje, ndërtime pa leje, dhe emigracion të rrëmujshëm. Një pjesë e shqiptarëve përfunduan rrugëve të perëndimit, me letra e pa letra, me punë e papunë, të përçmuar e të keqtrajtuar, ndërsa një pjesë tjetër përfunduan si emigrantë brenda vendit të tyre: në barakat e Bathores. Dhe më e keqja është se çdo gjë ka ndodhur sipas një plani shtetëror, që kishte për objektiv shpërbërjen zhbërjen e shoqërisë shqiptare, si pjesë e luftës njëqind vjeçare perëndimore apo britanike për ta shkatërruar popullin tonë musliman.
Jam i bindur se shumë shqiptarë nuk arrijnë ta perceptojnë se ekziston një luftë e organizuar kundër popullit tonë, jo se ne jemi komb i vjetër apo i ri, apo se ne flasim një gjuhë të veçantë apo se kemi ndonjë vlerë si racë – luftërat asnjëherë nuk bëhet për racizëm, porse për ideologji; lufta kundër popullit tonë ekziston për vetë faktin se jemi muslimanë.
Për t’u kthyer pak më herët në histori, shqiptarëve iu erdhi fati dhe mirësia kur ata u bënë muslimanë, sidomos në një kohë kur muslimanët e Spanjës po përziheshin nga vendi i tyre, po masakroheshin dhe po detyroheshin të konvertoheshin në të krishterë nën kërcënimin e shpatës gjatë Inkuizicionit famëkeq.
Pikërisht kur europianët barbarë menduan se kontinenti evropian po hegjemonizohej nën thundrën e krishterimit, Zoti kishte vendosur që shqiptarët të përqafonin fenë islame. Edhe një herë tjetër Islami mbijetoi të qëndronte në kontinent. Dhe kjo pikërisht përbën një periudhë historike shumë të rëndësishme për shqiptarët, rëndësia e së cilës lidhet dhe me problemet politike që ne po vuajmë sot.
Nuk ka dyshim, dhe ky është thjeshtë fakt historik, se nuk ka pasur periudhë më të lavdishme, më të mirë, më të ndritshme, dhe më të bereqetshme se sa kur populli ynë përqafoi islamin si fe. Të vendosur në një pozicion tepër strategjik, në kufirin mes botës së krishterë dhe asaj islame, e aq më tepër që gara për kontroll politik e ushtarak mes perëndimit të krishter dhe muslimanëve po intensifikohej, si vazhdimësi e luftës së kryqëzatave çnjerëzore perëndimore, roli i muslimanëve shqiptarë nuk mund të ishte më i rëndësishëm.
Shekulli i 16-të është pikërisht kur roli i popullit tonë brenda Perandorisë Osmane po dilte në pah. Gjeneralë si Sinan Pasha apo dinastia Koprulu janë ndër emrat e spikatur të listës së gjatë të kryevezirëve dhe gjeneralëve shqiptarë në Perandorinë Osmane. Muhamed Ali Pasha, mbrojtësi i Egjiptit nga pushtimi britanik në fillim të shekullit 19-të dhe udhëheqësi i Sudanin, Egjiptit, Shamit e Hixhazit, është një emër tjetër shqiptar që ka bërë historinë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.
Feja islame i ngriti shqiptarët në një vend të lartë, iu solli emër e reputacion ndërkombëtar, iu hapi rrugët dhe i vendosi ata në një pozicion politik që nuk e kishin pasur ndonjëherë më parë. Fakti që me dhjetra shqiptarë kanë mbajtur pozicionin e kryevezirit – pozicionit numër dy mbas sulltanit, nuk është njëlloj dhe as nuk mund të krahasohet me atë çfarë perëndimi na ofron sot: na ofron shtëpia pa leje, emigracion pa letra, na ofron rrugët e perëndimit, keqtrajtim, shkatërrim familje, nënçmim, papunësi, rrënim ekonomie, gënjeshtra, mashtrim, tallje, do t’ju fusim në BE sot e do t’ju fusim mot, apo atë që Britania e Madhe na ofroi për pesëdhjetë vjet: regjimin komunist të Enver Hoxhës, që na ktheu në një popull skllav dhe turpin e botës.
Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, perandori që na përkiste ne më shumë se ne i përkisnim asaj, populli musliman shqiptar arriti të dali nga guacka e Ballkanit dhe të marri fuqi politike ndërkombëtare. Të udhëheqësh Egjiptin, vendin me një prej civilizimeve më të vjetra në botë, nuk është gjë e lehtë, porse dëshmi e rolit të paparë që shqiptarët kishin arritur.
Me pak fjalë, feja islame iu dhuroi shqiptarëve atë që kurrë nuk do ta kishin arritur. Përveç prosperitetit ekonomik, reputacionit politik e ushtarak që ata fituan brenda Perandorisë Osmane, feja islame e bëri popullin shqiptar një popull të disiplinuar, me moral, me besë, trim, në njerëz që e vlerësonin familjen – familja ishte e paprekshme tek shqiptarët. Feja islame gjithashtu na solli dhe liri të madhe. Shqiptarët muslimanë iu bashkuan një botë të madhe gjeografike që nuk ishte as kufi e as pengesa politike për të lëvizur apo për të bërë tregti.
Nuk është zor për ta bërë dallimin mes fesë islame dhe ku ajo na ngriti dhe sekularizmit perëndimor, që nuk na la gjë pa na shkatërruar: fe, familje, ekonomi, shoqëri, dhe shkatërrimi akoma nuk ka mbaruar.
Shoqëria nuk mbahet pa ideologji, pa fe e pa traditë. Ne sot na mungon ideologjia e duhur. Na mungon tradita. Na mungon feja. Na mungon artikulimi politik. Populli shqiptar është i mpirë dhe nuk po arrin ta kuptoj gjendjen se ku ka rënë. Nuk është aspak e rastësishme që nga një popull që dikur të vriste për çështje morali, ka përfunduar në popullin më të shthurur e më të degraduar të Evropës. Vajzat shqiptare punojnë rrugëve të perëndimit të degjeneruar ndërsa djemtë tanë janë kthyer në viktima.
Për këtë arsye, shpëtimi i popullit shqiptar qëndron vetëm tek ringjallja e identitetit islam. Vetëm nëse populli ynë kthehet tek vlerat islame, pikërisht ato vlera që i kishim deri para një shekulli – vlerat e familjes, besës, moralit, e të organizimit të shoqërisë, ai mund të shpëtoj.
Është pikërisht feja islame për të cilën Evropa na ka luftuar e na ka vrarë, është pikërisht feja islame pse Evropa vazhdon të na luftoj edhe sot, është pikërisht feja islame të cilën perëndimi e ka halë në sy, por është kjo fe që na ngriti, na dha prosperitet, na dha emër, na dha fuqi ushtarake e politike, na mësoi vlerat e familjes dhe të organizimit të shoqërisë, e rrjedhimisht vetëm kthimi tek identiteti ynë islam që mund t’ia kthej krenarinë dhe pozitën politike popullit tonë, që sot është katandisur në popullin më të nënçmuar, më të përçarë, më të degjeneruar, e më të ulët të Evropës. Sot nuk mundesh t’i bësh dy shqiptarë bashkë për shkak se shqiptarët nuk kanë fe.
Krenaria dhe e ardhmja e shqiptarëve qëndron vetëm tek ajo që e ngriti këtë komb dhe futi në histori – feja islame. Shqiptarët duhet ta rikujtojnë se gjyshërit tanë e kanë derdhur gjakun e tyre jo për përrallat që na tregon perëndimi apo shteti shqiptar, jo për flamur apo për gjuhën e standartizuar nga britanikët, por ata kanë derdhur gjakun e tyre të shtrenjtë për fenë dhe moralin tonë, për identitetin tonë islam, për ruajtjen e familjes – të cilën e kemi humbur sot, për moralin tonë – që nuk ekziston më, për tokat – që sot nuk kemi as letra, dhe për ekonominë – burimet e së cilës na i vjedhin të huajt.
Gjyshërit tanë kanë derdhur gjakun, janë vrarë, shtypur, e persekutuar nga perëndimorët përgjatë shekullit të fundit sepse ata ishin muslimanë, e jo se ishin shqiptarë. Është detyra jonë që të mos e harrojmë gjakun e tyre dhe luftën që ata kanë bërë për të mbrojtur fenë dhe moralin.
Sabri Lushi