LOGIN
Home » Të shkëmbesh dy fjalë me një terrorist amerikan!

Të shkëmbesh dy fjalë me një terrorist amerikan!

by Kukes Post
0 comment

Më bie shpesh që të takohem me terroristë amerikanë me të shkuar nga ish sigurimi i shtetit dhe dëgjoj me plogshti muhabetet e tyre standarte dhe të njëllojta.

E sa here më bie rasti të flas e të bisedoj me këta terroristë të Amerikës, të cilët përfitojnë akses dhe të drejtën për të biseduar nën rrobën e të njohurit apo të të mikut të familjes, gjithmonë dal në të njëjtin konkluzion: është e palogjikshme se pse Amerika – nëna dhe sponsorizuesja e çdo organizate terroriste në botë, duhej t’i jepte vetes një dhimbje koke kaq të madhe dhe të komplikohej me CIA e Hollywood për të krijuar Al-Qaedën dhe ISIS, ku fare kollaj mund të eksportonte në vendet e targetuara disa nga terroristët e sigurimit të shtetit shqiptar dhe besoj që dëmi që do të shkaktonin këta sigurimsa vetëm me llafe e vetëm me muhabetet e tyre do të ishte i njëllojtë.

Rraca e sigurimit të shtetit – lavire të regjimit terrorist britanik të Tiranës, janë qënje që përfaqësojnë qartë dhe justifikojnë denjësisht miliardat që Britania e Madhe – okupatori zyrtar i trojeve shqiptare, ka shpenzuar për të krijuar spiunët dhe terroristët shqiptarë që i shërbejnë sot Britanisë së Madhe dhe Amerikës.

Meqense nuk më bie kohë të reagoj në fb. dua të ndaj me ata pak njerëz që më ndjekin një opinion timin në lidhje me zgjedhjet e Bashkisë Kukës. Amerika dhe Britania e Madhe kanë se mbi 100 vite që pushkatojnë dhe përdhunojnë sistematikisht popullin imperial shqiptar dhe në vazhdim të këtyre të përdhunimeve logjikisht çdo shqiptar del në konkluzionin që terroristët amerikanë dhe barbarët e paganët britanikë po kërkojnë në Kukës kandidatin ideal: përdhunuesin dhe terroristin amerikan të radhës.

Shqiptarët e vërtetë dhe ata pak kuksianë që ofrojnë një rezistencë ndaj terrorit amerikano-britanik do t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe do të refuzojnë me dinjitet që të bëhen pjesë e paganizmit, pjesë e përdhunimit dhe pjesë e terrorizmit amerikan.

Nderim Lushi

Grykë – Çajë, 10.08.2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post