LOGIN
Home » Pushteti britanik është pushtet propagande, mashtrues, i pabesë, terrorist e kriminel

Pushteti britanik është pushtet propagande, mashtrues, i pabesë, terrorist e kriminel

by Kukes Post
0 comment

Propaganda e pushtetit britanik është kaq e përhapur sa nuk ka libër, media, gazetë, apo zë publik që të mos kaloj nëpër filtrat e makinës së propagandës terroriste britanike. Është e tmerrshme sa situatë e rëndë është ndërsa shumica e njerëzve janë turmë që i tërheq për hunde pushteti i propagandës.

Gjithësesi, nuk mendoj se njerëzit janë djallëzorë më shumë se sa ka të bëj me kontrollin absolut që ka pushteti britanik, i cili kontrollon cdo gjë, duke përfshirë edhe bukën e gojëj. Njerëzit janë kaq të varur tek pushteti sa gati është e pamundur të jetojnë të lirë e me dinjitet.

Gjithësesi, rruga e vetme është që pushteti terrorist britanik të refuzohet, dhe të trajtohet vetëm në mënyrë zyrtare. Çdo ndërveprim i fshehtë apo informal – përmes një miku, me ryshfet, apo edhe si spiun, është vetvrasje. Nuk mund të bëhet marrëveshje me djallin sepse ai nuk ka besë.

Pushteti britanik, e kam fjalën për çdo lloj qeverie, duke përfshirë edhe shtetin shqiptar, është pushtet propagande, mashtrues, i pabesë, terrorist e kriminel. Është pushtet që të vret natën e të qan ditën. Është pushtet spiunizmi – ka kaq shumë kontroll sa hallin më të madh nuk e ka tek demonstrimi i këtij kontrolli, por si ta fshehi atë.

Ka vetëm një mënyrë për ta cënguar barbarizmin dhe terrorizmin e pushtetit modern global britanik e amerikan: vetëm përmes moraleve të larta, si besa, mençuria, ndershmëria, zgjuarsia, mbajtja e fjalës, dhe solidariteti i vërtetë mes njerëzve, vlera të cilat i promovon me të madhe feja islame.

Feja islame nxit pikërisht të kundërtën e kulturës së spiunizmit. Muslimani i vërtetë kurrë nuk mund të jetë spiun i shtetit, aq më tepër i një pushteti terrorist laik. Sa më shumë muslimanë të ndershëm të kemi në shoqëri, aq më shumë detyrohet pushteti terrorist britaniko-anerikan të sillet më i drejtë.

Rezistenca ndaj pushtetit terrorist, në Shqipëri e kudo, është rezistencë morale, fetare e shpirtërore. Rezistenca ndaj terrorizmit sekularist është rezistencë ndaj spiunizmit e ndaj antivlerave që pushtetit britanik promovon.

Kërkohet artikulim publik dhe edukim i njerëzve se si të mbrohen nga pushteti terrorist britanik, i cili po shkaterron një botë të tërë.

Pushteti britanik është pushtet spiunizmi e propagande, kështu që nuk është kollaj për t’i mbijetuar atij. Duhet durim e përsosje morali si e vetmja rrugë shpëtimi nga ky pushtet djalli.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post