Home » PËR Ç’ARSYE POLITIKA BOTËRORE NUK E NDALON FENË ISLAME?

PËR Ç’ARSYE POLITIKA BOTËRORE NUK E NDALON FENË ISLAME?

by Kukes Post
0 comment

Që muslimanët sot nuk kanë fuqi politike, nuk kanë lidërship të pavarur, nuk kanë një shtet të tyre të pavarur që të t’i mbroj interesat e të drejtat e tyre, nuk kanë një ekonomi të pavarur, nuk janë të bashkuar, janë më të përçarë se kurrë, dhe armiqtë e tyre janë më të bashkuar se kurrë, e gjitha kjo është empirikisht e vëzhgueshme; nuk kërkon fjalë ekspertësh për ta kuptuar këtë.

Nga ana tjetër, është gjithashtu i vërtetë e i vëzhgueshëm fakti se politika botërore – SHBA, Britani e Madhe, Rusi, Kinë etj., me fjalë të tjera, qarku politik i ish Perandorisë Britanike, e urrejnë dhe e luftojnë fenë islame. Pavarësisht mungesës së fuqisë politike të muslimanëve, Islami shfaq kërcënim për Perandorinë Britanike. Islami është e vetjma opozitë politike e saj. Për më tepër, muslimanët janë akoma pasuesit më serioz të ndonjë feje. Krishtërimit me gjithë fetë e tjera nuk i ka ngelur asgjë tjetër veçse emri. Përkundrazi, krishtërimi është mbrojtësi më i madh e politikës shtypëse amerikane.

Gjithashtu, politika është shumë e vetëdijshme se feja islame ofron manualin e vetëm për bashkimin e njerëzve dhe për t’i kthyer ata në mënyrën natyrore të jetesës. Feja islame është feja e vetme që adreson siç duhet peytjet dhe shqetësimet shpirtërore e filozofike që njerëzit ngrenë vazhdimisht. Feja islame është feja e arsyes. Është feja që e shpie njeriun tek Krijuesi i tij, e si shpërblim, ajo i dhuron njeriut manualin më të mirë për të jetuar. Feja islame inspiron pozitivitet, optimizëm, zgjidhje të problemeve ekonomike, sociale, psikologjike, shëndetësore, mendore, e mbi të gjitha, shpirtërore. Feja islame është e vetmja fe që praktikimi i saj e merr njeriun për dore dhe ia drejton jetën ashtu siç duhet, e në të njejtën kohë, e shpëton nga viktimizimi e shfrytëzimi që bota materialiste i bën atij.

Shkurt, feja islame nuk është një ideologji boshe, por një rrugë e përkryer jetese që merret shumë seriozisht nga pasuesit e vërtetë të saj. Nuk është tifozëri, por pasim i një ideologjie me bindje e arsye. Në fakt, feja islame nuk ka fuqi politike sot ta përdor si levë apo stimul për të shtuar pasuesit. Përkundrazi, të bëhesh musliman do të thotë që mund të paguash një çmim politik, por ajo ç’ka i bën muslimanët të qëndrojnë fortë në këtë fe është bindja ndaj vërtetësisë së saj.

Atëherë, nëse kjo është e vërtetë, që Amerika, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe e gjithë politike britanike botërore e urrejnë fenë islame, e madje e konsiderojnë atë edhe si kërcënim politik serioz, përse nuk e ndalojnë? Përse nuk e shpallin të paligjshme?

Përgjigja ndaj kësaj pyetje është thjeshtë, edhe pse mund të jetë e gjatë. Konflikti mes besimtarëve në Zot dhe paganëve ka qënë i kahershëm. Gjithmonë politika pagane e ka konsideruar besimin në Zot, që sipas fesë islame ky është besimi që çdo profet ka predikuar tek njerëzit, si kërcënim. Historia ka treguar raste kur feja është ndaluar, por gjithashtu ajo ka treguar se kjo teknikë nuk funksionon.

Fakti që Amerika, për shembull, nuk e ndalon fenë islame, nuk do të thotë që Qeveria Amerikane beson në drejtësi apo se beson në ca parime të përgjithshme politike të cilat e pengojnë që të mos e ndaloj atë. Kjo nuk është e vërtetë aspak. Ata nuk po verpojnë në këtë mënyrë si pasojë e mëshirës apo mirësisë së tyre, por ata po veprojnë mbi arsye politike të studiuara mirë.

Ndalimi i fesë me ligj në përgjithësi nuk funksionon. Shteti dhe politika e dinë mirë këtë. Ta shpallësh fenë islame të paligjshme i bën muslimanët që të ndërgjegjësohen për vlerën e fesë së tyre. Menjëherë, muslimanet fillojnë e i kthehen fesë seriozisht, fillojnë bashkëpunimin mes tyre, fillojnë e lexojnë, mësojnë Kur’anin përmendësh, shtohet kohezioni mes vete, forcojnë familjet e tyre, pra efekti do të ishte shumë pozitiv, sidomos nëse kjo do të ndodhte sot kur komuniteti musliman përbën një përqindje të konsiderueshme të popullsisë botërore. Po të shpallej feja islame si e paligjshme në rang botëror nga Amerika e Britania e Madhe dhe aleatët e tyre – Rusi, Kinë, BE etj., brenda një kohe shumë të shkurtër numri i muslimanëve të vërtetë ose i atyre që do ta praktikonin fenë islame do të rritej bujshëm.

Nga ana tjetër, Amerika, Britania e Madhe, dhe aleatët e tyre – Rusi, Kinë, BE etj., po e luftojnë fenë islame gjithësesi, por me mënyre të tjera. Strategjia e tyre është mëse e qartë, por realizimi i saj nuk po bëhet me shpalljen e fesë islame si fe të paligjshme. Ata sigurisht do ta donin ta bënin një gjë të tillë, por nuk është e nevojshme.

Ashtu siç ka funksionuar në të shkuarën me krishtërimin e judaizmin, strategjia më e mirë për politikën britanike botërore është që ta tjetërsoj fenë islame, të ndryshoj atë – mundësisht edhe tekstin e Kur’anit, të parashtroj interpretime teologjigje e jurisprudence të reja përmes agjentëve të tyre apo teologëve të saj të paguar.

Njëkohësisht, siç duket qartazi, politika botërore po kërkon ta rrëzoj fenë islame përbrenda, me duart e vetë muslimanëve e me gojët e tyre, duke mbështetur më injorantët që të çertifikohen si teologë apo hoxhallarë, duke burgosur dijetarët, duke kontrolluar xhamiat, duke kontrolluar pjesën adminstrative të komuniteteve muslimane, duke kontrolluar ata që flasim e përgjigjen në emër të fesë, dhe duke penguar çdo musliman të pavaruar që të edukohet në shkencat islame.

Sa për kuriozitet, sot nuk ekziston thuajse asnjë shkollë, medrese apo universitet musliman në të gjithë botën që të vetë-financohet apo të jetë i pavarur nga shteti. Ndoshta mund të ketë ndonjë, dhe do të isha shumë i interesuar ta kisha këtë informacion, por e përgjithmja është se shkollat dhe universitetet islame apo teologjike kontrollohen dhe financohet nga shteti, e si të tilla, ato nuk gëzojnë pavarësi politike që të pranojnë studentë në mënyrë të pavarur, më saktë ata që e meritojnë.

Kjo është drama më e madhe e fesë islame apo e muslimanëve: nuk kanë më medrese apo universitete të pavarura apo të vetë financuara, që rrjedhimisht të edukojnë rininë muslimane në mënyrë të lirë e që të pranojnë në ato shkolla ata që e meritojnë. Të gjitha universitetet kontrollohen e financohen nga shteti apo qeveritë britanike në rang botëror. Pikërisht, që ta mbuloj këtë fakt, politika britanike e thekson shumë faktin se shtetet janë të pavarura dhe se ato kanë qeveritë e tyre të pavarura, kinse Britania e Madhe e Amerika nuk kanë duar. Edhe po të ishin këto shtete të pavarura, nuk ndryshon asgjë sepse ato nuk lënë universitete që të vetë-financohen apo që të gëzojnë liri akademike.

Prandaj bota islame po vuan nga mungesa e hoxhallarëve të ditur e nga dijetarët. Shkollat janë ekstremisht të kontrolluara sepse në fund të fundit janë të financuara nga shteti. Arsimi nuk fuksionon kështu. Dituria kërkon financa të pavarura, mirëpo Amerika këtë nuk e lejon. Nuk ka student në rang botëror që të studioj për teologji pa miratimin e Amerikës apo politikës britanike. Me fjalë të tjera, nëse një student në Indonezi, Mali, Senegal, Kinë, Rusi, Shqipëri, Turqi, Arabi Saudi etj. është futur në listë të zezë nga Amerika, ai apo ajo nuk mund të studioj aty ku dëshiron, sidomos për teologji, dhe e gjitha kjo bëhet në prapaskenë.

Përpilimi i listave është shumë proces shumë i thjeshtë sepse jetojmë në kohën e statistikave, e shifrave, e informacionit të centralizuar, dhe mbi të gjitha, jetojmë në kohën kur bota drejtohet nga një qeveri britanike botërore, pa përmendur faktin e logjistikës informatike të avancuar. Sot nuk ka shkollë apo universitet që të guxoj t’i ofroj të drejtë studimi për teologji, e majde edhe për shkenca tjera, askujt në kundërshtim me urdhërin e Amerikës apo qeverisë botërore britanike. Kjo është e pamundur sepse nuk ka shkolla të pavarura e me vetë financim, siç kanë qënë dikur. Mungesa e shkollave të pavarura është diçka që nuk bie në sy, por është një fakt i hidhur dhe me shumë pasoja. Kontrolli i trurit mjafton për ta shkatërruar një fe.

Njëkohësisht, Amerika me aleatët e saj po e luftojnë fenë edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por që nuk bie në sy. Feja islame po luftohet me propagandë, me botime librash, më shkrime online, me studime universitetesh, e me bomba kur lypset nevoja. Në një formë a një tjeter, muslimanët po shtypen kudo, duke përfshirë edhe vendet muslimane. Thjeshtë kjo luftë po bëhet në mënyrë strategjike, duke mos i luftuar ata njëkohësisht. Njëherë goditet Siria, pastaj Jemeni, Iraku, Ujgurët, Mali, Egjipti, Sudani, Somalia, Burma, India – një nga një.

Edhe tani që po bëj këtë shkrim, ndoshta me mijëra muslimanë nëpër botë po vriten, arrestohen, vdesin nga uria, apo burgosen nga qeveritë e kontrolluara nga Britania e Madhe dhe Amerika, por që ne nuk e marrim vesh e nuk dëgjojmë për ta. Amerika kontrollon mediat në rang botëror.

Prej strategjive që Amerika përdor për ta luftuar Islamin janë sanksionet ekonomike. Amerika e Britania e Madhe, dhe aleatët e tyre – Rusi, Kinë, BE etj., nuk kanë nevojë të përdorin ushtrinë apo bomba kur muslimanët po vdesin urie nga sanskionet ekonomike të tyre në Jemen, Siri, Egjipt, Libi, Somali, Sudan etj.

Sa i përket përdorimit të forcës, ka raste në shekullin e 20-të kur Perandoria Britanike ka përdorur edhe dhunën për ta ndaluar fenë, dhe në raste të caktuara kjo ka funksionuar. Ajo ç’ka Enver Hoxha bëri në Shqipëri është rast tipik i pushtetit britanik kur e ka shpallur fenë islame të paligjshme. Ajo çfarë ndodhi në Shqipëri, apo në forma pak më të buta në të gjithë Ballkanin, ishte manifestim makabër i pushtetit britanik. Ngjashëm, edhe krimet politike të Mustafa Kemalit në Turqi janë të njejta – duke përdorur dhunën politike të luftës ndaj muslimanëve për llogari të Perandorisë Britanike.

Në përfundim, edhe pse Amerika e Britania e Madhe ka raste kur e kanë shpallur fenë islame të paligjshme, siç ishte rasti i Shqipërisë gjatë rregjimit të agjentit të tyre Enver Hoxha, e përgjithshmja është se kjo strategji nuk funksionon politikisht. Politika botërore nuk po tregohet e mëshirshme ndaj muslimanëve sot, por thjeshtë ajo po përdor strategjitë e saj më të mira për ta luftuar fenë islame.

Ndër strategjitë kryesore të Amerikës e Britanisë së Madhe janë: kontrolli i shkollave, medreseve, universiteteve islamike, përpilimi i listave të zeza që ua detyrojnë këtyre shkollave që të mos pranojnë studentët që përfshihen në to, promovimi i injorantëve, moslejimi i universiteteve që të vetë financohen, mos lejimimi i ndërtimit të xhamive dhe qendrave studimore të pavarura – akademikisht e financiarisht, kontrolli dhe sanksionet ekonomike ndaj muslimanëve, herë pas here përdorimi i ushtrisë, vrasjet, burgosjet, dhe më kryesorja është luftimi që iu bëhet muslimanëve në mënyrë individale, e jo në grup.

Ka plot muslimanë sot që iu bëhet luftë individuale, që praktikisht për ta feja është e ndaluar. Ka muslimanë, kudo nëpër botë, që falin namazin në nënyrë të fshehtë, ka prej tyre që luftohen nga vetë familjet e tyre, nga punëdhënësit, nga shkollat, nga gjykatat, dhe nga farefisi, dhe e gjitha kjo bëhet në emër të shtetit. Amerika dhe Britania e Madhe nuk kanë nevojë ta shpallin luftën ndaj islamit haptas sepse kjo bën shumë zhurmë dhe ka efekt të kundërt. Më mirë akoma, shteti, pra Amerika dhe Britania e Madhe, përdorin sigurimet sekrete, të cilat bashkëpunojnë me familjarët e muslimanëve të targetuar, me punëdhënësit e tyre – nëse janë në punë, me shoket e tyre, me farefisin, me bizneset apo shërbimet e lagjes për t’i luftuar muslimanët në mënyrë individuale dhe jo në mënyrë formale, për t’i bllokuar ata totalisht në çdo aspekt. Në fund të fundit, kjo është formë prej formave të ndalimit të fesë.

Janë të shumtë ata muslimanë që luftën ua bëjnë në familje, dhe më e keqja është se ata nuk e kuptojnë se familjarët, punëdhënësit, farefisi apo bizneset po e bëjnë këtë në emër të shtetit. Ka raste kur muslimanët lufton nga vetë muslimanët e tjerë nëpër xhamia – nga agjentët e shtetit apo nga muslimanët njorantë, të cilët për një favor që ua ka bërë shteti janë të detyruar të luftojnë të tjerët.

Nëse situata është e tillë, Amerika dhe Britania e Madhe, të cilat e shohin fenë islame si kërcënimin e tyre politik, për shkak të vlerave dhe të vërtetës që kjo fe mbart, nuk kanë nevojë ta shpallin këtë fe si të paligjshme në rang botëror. Ka strategji të tjera shumë më efikase.

Në të njejtën kohë, strategjia më e mirë për t’u mbrojtur nga lufta e Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj islamit është vetëdija. Armiku më i madh i njeriut është injoranca, dhe këtë përdor politika botërore. Sa më të vetëdijshëm të jenë muslimanët rreth luftës amerikane e britanike kundër tyre, rreth strategjive të tyre, rreth mënyrave të tyre se si përdorin farefisin, familjet, bizneset, vendet e punës, madje edhe xhamitë, atëherë mbrojtja është më e lehtë.

Lufta e Amerikës, Britanisë së Madhe, dhe gjithë qeveritë botërore britanike de fakto e kanë shpallur fenë islame si të paligjshme. Atëherë, detyra jonë si muslimanë është të bëhemi të vetëdijshëm ndaj kësaj lufte, e mbi të gjitha, të jetojmë si në luftë.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post