LOGIN
Home » MCCARTHYISM-I: VERSIONI AMERIKAN I STALINIZMIT DHE HISTORIA E NJË TERRORI SHTETËROR

MCCARTHYISM-I: VERSIONI AMERIKAN I STALINIZMIT DHE HISTORIA E NJË TERRORI SHTETËROR

by Kukes Post
0 comment

Ndërkohë që bota ishte nën kontrollin absolut të Perandorisë Britanike dhe familjes mbretërore angleze, kontroll i cili u konsolidua edhe më shumë me mbarimin e luftë së dytë botërore pasi fshesa e spastrimit politik i hoqi nga skena politike globale edhe ato pak monarkë që kishin nglelur, edhe pse ishin degraduar në kukulla teatrale gjithësesi, ndarja e botës në dy kampe, mes lindjes komuniste me Bashkimin Sovjetik në krye e perëndimit demokratik të udhëhequr nga Britania e Madhe e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ishte asgjë më tepër se një strategji kontrolli i Perandorisë Britanike.

Lufta e ftohtë nuk ishte konflikt real apo konkurrencë polike e vërtetë. Edhe formalisht, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin fituar luftën e dytë botërore, pra ndodheshin në të njejtin kamp. Kështu që, ndarja e tyre në dy kampe ishte thjeshte strategji politike e Perandorisë Britanike për të kontrolluar botën dhe për të çuar përpara agjendat e saj të reprezales politike në rang botëror. Lufta e ftohtë do të bëhej gogoli që do të justifikonte shumë krime e shumë gjynahe.

Në lindje, Stalini po bënte kërdinë. Edhe njerëzit më të afërt të pushtetit, të cilët i kishin shërbyer shtetit komunist pa kushte, që kishin vrarë e prerë në emër të shtetit, që kishin dënuar e persekutuar në emër të qeverisë sovjetike, që e kishin kthyer Rusinë dhe gjithë kombet e tjera të përfshira në republikën sovjetike në një kamp përqëndrimi dhe në një skëterrë të historisë njerëzore, iu kishte ardhur radha tashmë t’i bashkoheshin bankës së të akuzuarëve dhe të pësonin fatin e viktimave të tyre. “Tradhëtarët” kishin pushtuar të gjitha radhët e pushtetit sovjetik sipas Stalinit, kështu që kërkohej spastrim politik i vazhdueshëm.

E njejta gjë ka ndodhur në Shqipëri, Jugoslavi, Rumani, Kinë apo kudo ku komunizmi mori pushtetin. Gjendja politike u bë aq e frikshëm aq sa askush nuk mund të ndjehej më i sigurtë. Njerëzit jetonin në gjendje frike, duke pritur se kur do iu trokas në dyer policia sekrete për t’i thirrur në hetuesi. Çdo fjalë që mund të flitej, ekzistonte frika se mund të interpretohej si armiqësi ndaj shtetit apo si bashkëpunim me armiqë e jashtëm. Edhe pse bota ishte e kontrolluar nga Perandoria Britanike, njerëzve iu jepej përshtypja sikur ekzistonte një luftë reale mes shtetesh apo kampesh politike.

Nga ana tjetër, perëndimi, apo më saktë, Amerika, kishte një reputacion politik krejt të ndryshëm. Ndyshe nga bota komuniste, në Amerikë sundonte ligji e kushtetuta. Ishte botë liberale. Atje mund të bëje biznes, mund të ndiqje çfarëdo lloj karriere profesionale që do të dëshiroje, dhe mund t’i shprehje mendimet politike pa frikë. Madje, ish presidenti amerikan Ronald Reagan tregon një shaka se si një rus e një amerikan po debatonin një herë, dhe amerikani, duke u mburrur për lirinë politike që ekzistonte në Amerikë thotë, “unë mund t’i shkoj presidentit tek zyra ovale e t’i bie tavolinës me grush para tij e t’i them se nuk jam dakord me mënyrën se si ai po e drejton vendin.” Rusi ia kthen, “këtë e bëj edhe unë.” Amerikani e pyet i habitur, “vërtetë mund ta bësh këtë?” Rusi i thotë, “po, mund të shkoj tek zyra e sekretarit të përgjithshëm e ti bie tavolinës me dorë e t’i them se nuk bie dakord me mënyrën se si Ronald Reagan po e drejton vendin e tij.”

Gjithësesi, kjo është vetëm pjesa teatrale e Amerikës, është vetëm fasada e saj politike e amballazhuar mirë nga makina e propagandës së qeverisë amerikane dhe nga Hollywood-i. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dallim esencial nga bota komuniste sa i përket lirisë politike e ekonomike. Sa herë që i nevojitet, qeveria shpik një kauz dhe vazhdon me spastrimet e persekutimet politike.

Mbas luftë së dytë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar një periudhë të errët politike thuajse të ngjashme me atë të Stalinit në Bashkimin Sovjetik, e njohur si McCathyism, një term i lidhur me figurën përfaqësuese të kësaj fushate spastrimi Joseph McCarthy.

Joseph McCarthy (1908-1957), një gjyqtar, ish ushtarak i luftës së dytë botërore, oficer spiunazhi, dhe i zgjedhur si senator në Kongresin Amerikan, është pikërisht personi që Qeveria Amerikan i kishte besuar detyrën për të marrë përsipër persekutimet politike, burgosjet, shkatërrimin e jetëve të shumë politikanëve e intelektualëve amerikanë, të karrierave e reputacioneve të tyre qytetare e intelektuale. Ai u bë simbol i frikës politike në Amerikë. Nën flamurin e luftës ndaj komunizmit dhe të infiltrimeve të spiunëve sovjetikë, Amerika po bënte pikërisht atë që Stalini po bëntë në Bashkimin Sovjetik: akuza, persekutime, terror shtetëror, heqje nga puna e borgosje të kujdo që shprehte diçka që mund të interpretohej si simpatizim me komunistët. Joseph McCarthy u bë simbol i gjyqeve politike formale e publike.

Mbas mbarimit të luftës së dytë botërore, SHBA nuk kishte dallim të madh nga Bashkimi Sovjetik sa i përket persekutimeve dhe lirisë politike. Njëra arrestonte dhe shkatërronte njerëz nën akuzën e bashkëpunimit me Ameriknën, e kjo e fundit bënte të njejtën gjë – burgoste, heqte nga puna, dhe shkatërronte reputacione e karriera qytetarësh amerikanë nën akuzën e bashkëpunimit apo simpatizimit me komunizmin sovjetik, duke përfshirë edhe figura të larta politike e ushtarake amerikane.

Lufta e ftohtë po e jepte pikërisht efektin apo impaktin që Perandoria Britanike kishte dashur: që bota të ishte e përçarë, e ndarë në gjoja ideologji e kampe të ndryshme, ku secila arrestone dhe persekutonte qytetarë të pafajshëm. Në fund të fundit, kjo rezultoi në strategji shumë efikase për të mbajtur pushtetin global. Britanikët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta aplikojnë këtë strategjinë e përçarjes dhe të shpikjes së kauzave politike për të spastruar e persekutuar njerëz për arsye politike. Ne muslimanët e kemi shumë të freskët këtë luftë.

Në përfundim, është shumë e rëndësishme, për mendimin tim, që shqiptarët të jenë të njohur më fytyrën e vërtetë të Amerikës sepse kështu mund të kuptohen shumë gjëra më mirë edhe në Shqipëri. SHBA nuk është ashtu siç shumë shqiptarë mund ta pandehin: një vend i lirë, me prosepritet ekonomik, ku mbizotëron shteti ligjor. Amerika është gjithashtu edhe historia e shtypjeve politike, korrupsionit, persekutimeve, absurditeteve politike që kanë shkatërruar jetë njerëzish, dhe pse jo, historia e terrorit shtetëror. Amerika është simboli i fallsitetit, mashtrimit, gënjeshtrës, dhe pabesisë politike. Në fakt, Bashkimi Sovjetik ishte një klonim i republikës amerikane, dhe jo e anasjellta.

Amerika nuk është historia e një qytetërimi të drejtë, e shtetit ligjor dhe e pricipeve politike. Është historia e shtetit mafia, e korrupsionit masiv, dhe e shtetit arbitrar e pragmatist. Amerika nuk ka ligje, por arbitraritet. Amerika nuk ka kushtetutë, por agjenda politike – vret sa herë që të dojë dhe spastron politikisht sa herë që i nevojitet, porse gjithmonë e bën këtë në emër të një kauze të drejtë, dhe po ashtu, gjithmonë veprimet negative ia atribuon një zyrtari të ulët, siç është Joseph McCarthy, dhe jo vetë qeverësi amerikane, pra e paraqet si aksident politik në historinë e lavdishme amerikane. Nëse ka një fushë ku Amerika është e padiskutueshme në sukesin e saj ajo është propaganda. Ashtu si vendet komuniste, Amerika është historia e terrorit, spiunizmit, pabesisë politike, dhe e përçarjes së njerëzve. Amerika është njëra anë e fytyrës së Perandorisë Britanike. Ana tjetër është komunizmi.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post