LOGIN
Home » Sistemi politik britanik është i korruptuar

Sistemi politik britanik është i korruptuar

by Kukes Post
0 comment

Nuk janë njerëzit të korruptuar, por është shteti apo sistemi politik britanik që i detyron ata të korruptohet si e vetmja rrugë për të mbijetuar, edhe pse ata kanë fajin e tyre në një aspekt më të gjërë për këtë.

Jo vetëm që shteti nuk e lufton korrupsionin, por ai sigurohet mirë që të mos lejoj asnjë njeri të jetoj i lirë, me dinjitet, pa korrupsion, apo në zbatim të ligjit – asnjë. Kjo situatë nuk është unike për Shqipërinë, por është identike kudo në botë, në Britani të Madhe, në Kanada, në Francë, në Arabinë Saudite, në Shqipëri etj. Pra, kemi të bëjmë me një model politik qeverisës që ka në bazë kontrollin e njerëzve, apo më saktë, që njerëzit ta zgjedhin kontrollin në mënyrë vullnetare. Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me korrupsion, sikur njerëzit po mundohen ta zhvatin shtetin.

Provoje të jetosh me ndershmëri, me hallall, në zbatim të ligjit dhe rregullave, dhe me dinjitet, dhe do ta nxjerrësh vetë konkluzionin.

Po ata të cilët jetojnë, kanë një punë, marrin një vizë, marrin një të drejtë shkolle apo një liçensë biznesi, a do të thotë se të gjithë kanë shkelur ligjin, kanë bërë korrupsion, e kanë futur veten ndoshta në telashe ligjore, apo e kanë nënçmuar veten para dikujt në pushtet?

Gjithësecili e njeh veten e tij më mirë, por shteti sekularist është ndërtuar i atillë që i detyron njerëzit të bëjnë korrupsion, me fjalë të tjera, ta humbasin statusin e të qenurit qytetarë të lirë me vullent të lirë, dhe të përfundojnë në skllevër, të kontrolluar, dhe të ulin kokën sepse përndryshe i pret burgu. Prandaj sekularistët flasin për liri natë e ditë sepse e dinë mirë se nuk ka njerëz të lirë.

Gjithësesi, është për t’u përgëzuar Perandoria Britanike për suksesin që ka arritur në rrafshin politik.

Njëkohësisht, çdo ditë e më shumë po e kuptoj se pse e si feja islame i çliron njerëzit nga tirania dhe shtypja e tyre ndaj njëri tjetrit, dhe i shpie ata tek liria e vërtetë.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post