Pushteti politik që kontrollon botën aktualisht mund të konsiderohet unik në të gjithë historinë njerëzore, jo se më parë nuk ka pasur njerëz të korruptuar, të padrejtë, shtypës, tiranë e të pamëshirshëm. Problemi sot është se pushteti sekularist britanik është një model qeverisës që ka kontroll ekstrem: kontroll politik, ekonomik, arsimor, ideologjik, shkencor, monetar, ushtarak, mediatik, sipërmarrës, e madje kërkon të ketë edhe kontroll total shpirtëror. Kjo e bën pushtetin amerikan e britanik, i cili kontrollon gjithë botën, unik dhe shumë të rrezikshëm.
Një prej mekanizmave të kontrollit të njerëzve që pushteti britanik përdor është korrupsioni. Qeveria apo sistemi politik është ndërtuar në mënyrë të atillë që njerëzit ta kenë të pamundur të jetojnë përveç se duke bërë korrupsion sepse ashtu ata vetë-dorëzohen tek shteti dhe kthehen në skllevër vullnetarë. Duke u korruptuar, qytetarët nuk janë më të lirë, nuk mund ta kritikojnë qeverinë, nuk mund ta ngrenë zërin kur t’iu bëhet padrejtësi, nuk mund të rezistojnë, dhe nuk mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre.
Kushdo që përfshihet në korrupsion, shkel një ligj, jep ryshfet, përfiton në mënyrë jo ligjore, i jepet një vend punë në mënyrë të pamerituar, përfiton financiarisht nga shteti në mënyrë jo legale etj., kjo ia vulos lirinë atij. Sa herë që mund ta ngre zërin një person i tillë apo refuzon urdhërat e shtetit për të bërë padrejtësi, krime, shtypje, vjedhje, imoralitet, spiunizëm etj., përkujtohet se në çfarë pozicioni është dhe se çfarë ka bërë.
Shteti britanik është i një forme shumë të sofistikuar dhe funksionon në mënyrë shkencore, sistemike, e sistematike, prandaj ka arritur të kontrolloj si skllevër një popullsi botërore reth tetë miliardë banorë. Kur vjen puna për t’i lënë njerëzit që të bien në korrupsion, shteti sillet si i shkatërruar, sikur nuk ekziston, sikur bota është një rrëmuje e madhe, ndërsa kur vjen puna për t’i marrë qytetarët në llogari nëse ata refuzojnë urdhërat sekret të shtetit për të bërë padrejtësi e krime, qeveria dhe sistemi i drejtësisë funksionojnë në mënyrë të përsosur, ekzaktësisht siç vepron ujku me gjahun e tij: bën sikur trembet, si strategji për ta shkëputur nga tufa, e pastaj i kthehet me plot fuqinë e tij.
Modeli britanik qeverisës është ngritur mbi parimin politik që çdo qytetar duhet të bie në kurth. Qytetarët duhet të kontrollohen jo në mënyrë direkte, por kontrolli duhet realizohet si pasoje e veprimeve apo gabimeve të tyre. Pikërisht, ky është roli i korrupsionit, që shteti modern e konsideron si mekanizmin kryesor të kontrollit apo skllavërimit politik të njerëzve. Mbi të gjitha, çdo gjë duhet të shfaqet sikur nuk është shteti mbas gjithë këtij kurthi, porse qytetarët janë ata që po i bëjnë padrejtësi shtetit.
Për këtë arsye, shteti modern britanik – nuk ka rëndësi nëse quhet demokraci, komunizëm, socializëm, Kinë, Amerikë, Rusi, fashizëm, nazisëm, republikë, monarki, perëndim, lindje, porse ai i ka bërë ligjet, rregulloret, procedurat, aplikimet, dhe kërkesat legale në mënyrë të atillë që thuajse është e pamundur të respektohen nga qytetarët me qëllim që të mbijetojnë. Pra, qëllimi i ligjeve e rregullave nuk është që ato të rregullojnë jetën e qytetarëve, por që t’i detyrojnë ata t’i shkelin ato e të bëjnë korrupsion.
Për krahasim, feja islame ka një pikëpamje krejt të ndryshme legale. Ligjet e rregullat kanë për qëllim të përmbushin pesë objektiva të qarta: ruajtjen e fesë, jetës, nderit (prejardhjes familjare), pasurisë, dhe shëndetit mendor. Gjitha ligjet sillet rreth mbrojtjes së këtyre elementëve të domosdoshëm të jetës, e për pasojë ta bëjnë njeriun të jetoj i lirë e me dinjitet. Islami është feja e dinjitetit ndërsa sekularizmi britanik është ideologjia politike e shtypjes së njerëzve.
Gjithashtu, ligjet islame janë shumë më të pakta në sasi krahasur me konceptin e shtetit britanik sekularist. Ato janë ligje realiste e transparente. Nuk kanë për qëllim për t’ua bërë jetën të vështirë njerëzve në mënyrë që ata të detyrohen t’i shkelin ato, e pastaj t’ua kemi në dorë jetën atyre. Është krejt e kundërta. Ato pak ligje që ka islame kanë për qëllim që t’ua lehtësoj jetën qytetarëve, që t’i bëj ata të lirë, e të jetojnë me dinjitet.
Sipas modelit britanik, qytetarët e kanë thuajse të pamundur të jetojnë sipas ligjeve e rregullave. Sikur të mos mjaftonin ligjet e pafundme te shtetit modern, të cilat kanë për qëllim vetëm për të vështirësuar jetën e njerëzve, edhe administrate e procedurat janë bërë në atë mënyrë që të detyrojnë të bësh korrupsion.
Për shembull, nëse një person kërkon të marr një leje ndërtimi, të hapi një biznes, të marr lejen për shfrytëzimin e një pasurie natyrore, të marr një license, edhe nëse përmbushen kërkesat ligjore, shteti ka vënë pengesën e fundit, që nuk mund të kalohet pa korrupsion, e kjo pengesë është administrata e procedurat. Nuk ka rëndësi nëse dokumentacioni është në rregull, gjithmonë do të gjendet një arsye për vonesa të pafundme, shtyrje, procedura e gjëra të tilla, e deri tek refuzimi final i aplikimit. Me pak fjalë, sipas modelit britanik, qytetari e ka të pamundur të bëj diçka në mënyrë legale ashtu siç e thotë ligji dhe shteti zyrtar. Pra, vjen si vjen puna, qytetarët detyrohet të bëjnë korrupsion, por çdo gjë paraqitet sikur nuk është faji i shtetit, por i tyre, sikur ata vetë kanë zgjedhur të bëjnë korrupsion.
Me interesat, e në të njejtën kohë të vjen t’i godasësh më çekiç nga koka, është fakti se kur i thuhet një zyrtari se e kam dokumentacionin në rregull, apo se kam ndjekur çdo procedurë, atëherë gjejnë arsye pa arsye për vonesa e refuzime. Nëse këmbëngul, të thonë: “merr avokat e shko në gjykatë” – se thua ti gjykatat britanike janë diku në një planet tjetër. Nëse, larg qoftë, ke durimin dhe e çon çështjen në gjykatë, sigurisht që ke shkuar nga një zyrë e korruptuar e shtetit tek një zyrë tjetër edhe më e korruptuar, dhe përgjigja do të ishte e njejtë. Mbas shumë muajsh, gjykata e refuzon kërkesën. Nëse këmbëngul akoma, të thonë apelo vendimin, pra tek një zyrë tjetër e shtetit britanik. Nëse këmbëngul akoma, të thonë dërgoje çështjen tek gjykata e lartë apo në Strasbourg, pra mundësisht merru gjithë jetën duke ndjekur procedurat djallëzore britanike – modeli më i korruptuar qeverisës i historisë njerëzore.
Nga ana tjetër, qeveria e modelit britanik jep zgjidhje alternative për marrjen e një të drejte, pra ka rrugë të tjera. Mos u merr shumë me dokumentacion, me procedura, gjykata, Strasbourg, por ul brekët, bëhu spiun shteti, kthehu në skllav, trego gadishmëri për t’iu bindur shtetit sekret britanik sa herë ai të ketë nevojë për spiunizëm e krime, dhe shteti mund të ta hedh një kockë për ta lëpirë si qen.
Gjithësesi, ka një alternative edhe më të mirë se kjo britanikja. Sipas fesë islame, kurrë mos bë korrupsion edhe nëse të mohohen ca të drejta, edhe nëse shkon puna deri në vdekje. Sipas fesë islame, kurrë mos u bë spiun shteti, kurrë mos iu bind në padrejtësi këtij shteti britanik. Alternativa më e saktë: nxjerri gishtin e mesit këtij shteti pushtues britanik dhe jeto me aq sa ta ka caktuar Allahu për të jetuar. Allahu është Ai që jep krenari e dinjitet, ndërsa shteti britanik premton spiunizëm, ulje brekësh, imoralitet, shkatërrim, e kërcënim me varfëri.
Si konkluzion, modeli britanik i shtetit është model shtypës, që ka për qëllim vetëm kontrollin e qytetarëve. Ai është model qeverisës i padrejtë, i pamoralshëm, dhe e konsideron korrupsionin si mekazimin kryesor të kontrollit të shoqërisë njerëzore. Shteti është entiteti më i korruptuar i shoqërisë moderne. Shteti është përgjegjësi kryesor i përhapjes së korrupsionit dhe promotori i shkatërrimit të shoqërisë. Modeli britanik qeverisës, që përdoret nga të gjitha shtetet në botë, është model i gabuar, i padrejtë, opresiv, i pamoralshëm, dhe skllavërues, aq më tepër, për popuj si shqiptarët, të cilët kanë qënë armiqtë kryesor të Perandorisë Britanike.
Sabri Lushi