Nuk ka dyshim se përveç punës së tyre anembanë botës duke vjedhur burimet natyrore të njerëzve të pafajshëm, duke bërë krime, shkatërrime, duke përhapur degjenerim e prishje, duke bërë terrorizëm, përçarë njerëzit, duke përhapur dezinformim, terroristët e CIA-s kanë një prezencë të lartë edhe në botën online, jo thjeshtë duke monitoruar, por edhe duke bërë komente e kontente të ndryshme.
Komentet e tyre janë tipike e të dallueshme sado që të përpiqen ta maskojnë aktivitetin e tyre. Sigurisht që ata bëjnë çdo gjë që është e mundur që të që mos bien në sy.
Komente tipike të agjentëve e spiunëve të CIA-s:
– Gjak prishur. Ti nuk je shqiptar.
– Ti nuk e do atdheun tënd.
– Ti nuk e do vendin tënd.
– Mos mirënjohës (e kanë fjalën për aleatët strategjikë).
– Ikni në Arabi. Nuk keni vend këtu.
– Pse rri këtu? Ik! Të gjithë po ikin.
– Ti nuk je shqiptar, ti je turk.
– Ti je i sëmurë mendor. Bjeri vetes mbrapa.
– Shko tek ndonjë hoxhë të të këndoj Kur’an sepse nuk qenke mirë.
Gjithashtu, spiunët e CIA-s shquhen për kthyerjen e debatit në ngatërresë personale. Ata fyejnë, provokojnë, ndërrojnë temë, flasin për diçka jashtë teme, apo përmendin ndonjë fakt që nuk ka lidhje me postimin në fjalë.
Për shembull, ti mund të bësh një postim se si Kukës është një zonë e rëndësishme shqiptare, zonë e cila ka nxjerrë Sinan Pashën (1506-1596), i lindur në Topojan, i cili ka shërbyer disa herë si kryevezir e si gjeneral ushtrie i Perandorisë Osmane. Në një postim të tillë, spuinët mund të shkruajnë:
“Sinan Pasha nuk ka ditur mirë arabisht,” edhe pse kjo nuk ka lidhje me temën.
Ajo ç’ka më habit më shumë është se komentet janë thuajse identike qoftë kur bëhen në gjuhën shqipe e qoftë në anglisht pavarësisht rrjetit social: Facebook, LinkedIn etj.
Në fund të fundit, çfarë tjetër mund të pritet nga një organizatë terroriste si ajo e CIA-s? Për këtë qëllim mbahet në këmbë kjo organizatë e ndyrë, që paguhet me taksat jo vetëm të qytetarëve amerikanë, por nga vjedhjet që Qeveria Amerikane iu bën vendeve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë.
CIA është organizatë terroriste, dhe duhet të listohet si e tillë nga çdo vend i lirë i botës.
Sabri Lushi