LOGIN
Home » A PO DËSHTON ERDOGAN APO KURTHI POLITIK BRITANIK VAZHDON

A PO DËSHTON ERDOGAN APO KURTHI POLITIK BRITANIK VAZHDON

by Kukes Post
0 comment

Nën drejtimin e Perandorisë Britanike, Europa perëndimore u bashkua në fillim të shekullit 20-të kundër Perandorisë Osmane gjatë luftës së parë botërore, luftë e cila kishte vetëm një qëllim: rrëzimin e kësaj të fundit. Britanikët e fituan luftën kurse muslimanët u mundën. Për herë të parë që nga vdekja e Profetit Muhammad (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), bota islame ngeli pa një shtet e pa fuqi politike.

Ndërsa shqiptarët u copëtuan, u masakruan, u vranë, e u shtypën nga britanikët para dhe gjatë luftës së parë botërore, kryeqendra e Perandorisë Osmane, dmth Turqia, u shpall republikë – njësi administrative e shpikur nga Perandoria Britanike për kontrollin e territoreve të saj.

Mbas mundjes së Perandorisë Osmane, britanikët vunë në pushtet një prej agjentëve më besnik të tyre Mustafa Kemalin – tradhëtar unik i llojit të tij dhe një prej figurave më të dashura të Mbretërisë Britanike.

Përgjatë një shekulli pushtimi britanik, Erdogani ishte ndoshta lideri i parë që ngjalli shpresën tek turqit se vendi i tyre mund të çlirohej nga barbarizmi britanik. Madje kjo shpresë u ndez edhe në vendet e tjera muslimane ku Erdogan shihej si hero e si figuirë politike përfaqësuese për të gjithë umetin islam. Megjithatë, presidenti turk duket sikur e ka humbur respektin e mbështetjen e muslimanëve.

Personalisht, mendoj se Erdogan ka dështuar në shumë aspekte, dhe do të radhis disa arsye për t’a argumentuar mendimin tim.

E para, ai nuk ka bërë asnjë hap politik për çlirimin e Turqisë nga kthetrat e pushtetit britanik. Më e pakta që mund të bënte ai do të ishte përgaditje ideologjike e psikologjike e popullit të tij kundër thundrës pushtuese britanike e amerikane. Ai nuk ka bërë asgjë në këtë rrafsh. Edhe konflikti i tij me agjentin e CIA-s Gülen nuk ishte asgjë më shumë se një flluskë mashtruese për të mbuluar pikërisht mos adresimin politik të shumë problemeve që populli turk po kalon, përfshirë edhe ato ekonomike.

E dyta, Erdogan vazhdon të lejoj bazën ushtarake amerikane të qëndroj në Turqi. Jo se largimi i bazës amerikane do të thotë çlirim i Turqisë nga pushteti britanik, por ai ka vlerë simbolike. Fakti që pushtuesi britanik vazhdon ta mbaj bazën ushtarake amerikane në Turqi është një njollë e zezë për këtë të fundit, ashtu sikurse është treguesi më i qartë se kryeqendra e Perandorisë Osmane vazhdon të mbetet nën pushtimin sekularist britanik. Një bazë ushtarake e huaj ka efekt psikologjik për popullin turk që të mësohen me armikun. Erdogan ka dështuar të përzë bazën ushtarake të armikut.

E treta, Erdogan ka dështuar të mbylli çdo qendër të CIA-s që i mban në Turqi për trajnimin e agjentëve sekret. Kjo është e pafalshme. Të lejosh spiunazhin amerikan të qëndroj këmbëkryq në Turqi është turp, dobësi, nënshtrim, dhe tradhëti. Erdogan ka dështuar totalisht për ta adresuar këtë çështje.

E katërta, Erdogan ka dështuar të reformoj ushtrinë. Si fillim, Turqia duhet të largohej menjëherë nga NATO – nga kjo organizatë e formuar enkas për vrasjen e muslimanëve dhe mbajtjen nën kontroll politik të tyre. Të jesh pjesë e kësaj organizate anti muslimane është turp. Presidenti turk nuk ka asnjë justifikim për të mos e braktisur NATO-n. Gjithësesi, të shohim! Ndoshta mund ta bëj këtë veprim para se të largohet nga politika. Po ashtu, Erdogan dështoi ta zhbënte ushtrinë, ta spastronte atë nga spiunët e agjentët britanikë e amerikanë, dhe ta formonte atë nga e para me objektivin kryesor: çlirimin e Turqisë nga pushteti britanik e nga shtypja amerikane.

E pesta, Erdogan ka dështuar të pengoj luftën e Irakut dhe atë të Sirisë. Përkundrazi, ai vuri në dispozicion të amerikanëve çdo gjë që kishte në dorë, sidomos sa i përket luftës siriane, e cila rezultoi në një kurth të qartë për muslimanët e pafajshëm. Erdogan, bashkë me shumë lidera të tjerë arabë, pati një rol tepër negativ e tradhëtar.

Për mua, do të mjaftonin këto pika për ta klasifikuar Erdoganin jo thjeshtë si të dështuar politikisht, por edhe si një person i cili tregoi e po tregon qartazi se është mëkëmbës i pushtetit britanik në Turqi. Populli turk, ku një pjesë e konsiderueshme janë shqiptarë, kanë nevojë për një udhëheqës musliman që të ketë një qëllim: t’i jap fund pushtimit britanik e ta shpall Turqinë të pavarur.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post