Terrorizmi amerikan përbëhet përgjithësisht nga dy etapa:
1 – Etapa e parë e terrorizmit amerikan konsiston në përzgjedhjen e viktimës, të rrethanave, përcjellja e mesazhit tek publiku, dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me aktin terrorist.
2 – Ndërsa etapa e dytë është tallja dhe poshtërimi i viktimës dhe tregimi në publik i përrallave dhe barcaletave amerikane.
Në rastin e Kosovës të gjithë jemi njohur me aktin terrorist, pra me ekzekutimin e Afrim Bunjakut, ndërsa tani na duhet të durojmë talljen amerikane, e cila e bënë shumë të rëndë gjithçka.
Një gazetar shqiptar me rezidencë në Zvicër, i cili punon (në opinionin tim) si terrorist amerikan me kohë të plotë, sot na kishte dalë me teorinë se Vuçiç, pra persidenti serb, është super inteligjent. Dhe sipas tij kjo provon që ai është truri i çdo sulmi terrorist në Kosovë dhe kjo mençuri e Vuçiç provon se Amerika, Britania e Madhe dhe BE janë viktima dhe të pafajshëm.
Ai shkonte më tej duke lyer me të njëjtën bojë dhe Millosheviç, duke insistuar që arma më e fortë e Millosheviç ka qenë inteligjenca e tij dhe ishte pikërisht zgjuarsia e Millosheviç që kishte bërë që BE, Britania e Madhe dhe SHBA-të të mos e kuptonin gjenocidin serb në Bosnjë dhe masakrat serbe në Kosovë.
Sigurisht që kjo nënkupton të pavërtetat dhe përrallat, që tregun e makinave në botë e ka monopol serbia, që naftën në Irak e grabitën Serbia, që bota jeton me borxhet që lëshon Serbia, që njeriu i parë në hënë ka qenë serb, që Iphone prodhohet në Beograd, që Serbia ka mbi 50 mijë bomba bërthamore, që Boing dhe Aerbus prodhohen në Nish, që luftën e dytë botërore e ka fituar Serbia, e lista normal vazhdon pafund. Sipas këtij gazetari mençuria serbe është një armë shumë e sofistikuar, aq sa BE, UK dhe SHBA-të ndjehen inferiorë dhe viktima të agresionit dhe talljes serbe.
Në fakt këto barcaleta i tregohen një populli që u janë pushkatuar ata që biologjikisht dhe natyralisht janë më të mençurit, një populli që është ushqyer me përralla britanike në 100 vitet e fundit dhe e gjitha kjo përbën etapën e dytë të terrorit amerikan, tallja amerikane dhe tregim përrallash në English.
Personalisht më vjen shumë keq që amerikanët dhe Albin Kurti këtë herë zgjodhën për të ekzekutuar shqiptarin, Afrim Bunjaku. Nëse ne nuk reagojmë dhe nuk bëjmë rezistencën e duhur, terrorizmi amerikan dhe terrori britanik ndaj shqiptarëve nuk do të marri fund kurrë.
Sa i përket viktimës, Bunjaku, familjarët e tij duhet të kërkojnë:
- Verifikimin nëse Afrimi është vrarë nga afër, apo nga distanca.
- Publikimin e çdo anëtari të togës me të cilët ai ishte në shërbim.
- Zbardhjen e çdo telefonate që Bunjaku ka bërë.
- Ekzaminimin e çdo rrethane si antiplumb, analizat e gjakut etj
- Nëse është transferuar së fundmi në atë zonë, ku dhe humbi dhe jetën, atëherë të zbardhet gjithë dinamika dhe shkresurinat që sollën transferimin e tij në një zonë shumë të rrezikshme.
- Të refuzojnë nënçimin dhe poshtërimin e shpërblimit të 50 mijë eurove që ofroi Kurti, dhe të kërkojnë një shumë të arsyeshme mbi 50 milionë euro.
Pasi në opinionin tim dhe bazuar në atë se si si funksionon terrorizmi amerikan, asnjë viktimë nuk është e rastësishme, pasi një viktimë duhet të plotësojë disa kritere, ku më kryesorja është gjendja e familjes, të të afërmëve dhe gjendja e tijë shoqërore. Pasi qartësisht nuk mund të kulifikohet për viktimë e terrorizmit amerikan asnjë shqiptar për të cilin kujdesen miqtë dhe të afërmit. Viktima ideale është një njeri që pyetjet rreth tij dhe gjithçka rreth tij harrohen dhe mbulohen me dheun që mbulon arkivolin e tij. E nëse viktima do të kishte fëmijë të rritur, vëllezër, motra, të afërm e miq që ngrejnë shumë pyetje rreth viktimës, atëherë kjo nuk do të ishte viktima ideale, por një rrëmujë e vërtetë, e amerikanët nuk i pëqejnë rrëmujat.
Gjithsesi kosovarët duhet të kërkojnë urgjentisht:
- Hetim të detajuar, transparent e publik mbi vrasjen e Afrim Bunjakut.
- Dëbimin e menjëhershëm të bazës ushtarake amerikane, pasi mbështet terrorizmin dhe izolimin e Kosovës.
- Dorëheqjen e spiunit dhe veglës amerikane, Albin Kurti.
Nderim Lushi
2 tetor, 2003
Kukës, Albania