Home » A e urdhëroi personalisht Biden sulmin terrorist në Kosovë?

A e urdhëroi personalisht Biden sulmin terrorist në Kosovë?

Takimi, Biden - Vuçiç, më 22 shtator, 2023

by Kukes Post
0 comment

Të akuzosh SHBA-të dhe Britaninë e Madhe për çdo sulm terrorist, që ndodhën në Kosovë e kudo në botë, është diçka bazike në politikë, dhe kjo akuzë nuk të rreshton aspak krah atyre që kuptojnë politikën.

Propagandisti amerikan, Noam Chomsky, tregohet shumë i qartë në një deklaratë të tij mbi terrorizmin, ku ai shprehet: „terrorizmi ka të bëjë me fuqinë dhe pushtetin“, i cili mundohet të mos-sqarojë për publikun, por sqaron në nivel akademik, që terrori dhe terrorizmi është një armë në duart e të fortëve – Amerika dhe Britania e Madhe, dhe nuk është një armë, apo mënyrë, që mund të përdoret nga masat. Vetë Chomsky është një projekt i mirëorganizuar i Qeverisë Amerikane, i cili ka funksion kryesor dizinformimin dhe lëshimin e deklaratave të vërteta, por në një ambient konspirativ dhe aspak të besueshëm, por gjithsesi në nivel akademik Chomsky e tregon thelbin e terrorizmit amerikan.

Dëshira për të bërë terrorizëm – veçanërisht diçka e tillë prek fëmijët e vegjël teksa ëndërrojnë, duke imituar filmat dhe kartonat që shohin, dhe mundësia për të organizuar dhe për të bërë terrorizëm, janë dy gjëra krejt të ndryshme. E nëse e ndjekim këtë logjikë nga vetja jonë e kalojmë hallkë pas hallke e nyje pas nyje, dalim shumë shpejt në përfundimin që terrorizmi është një organizim vdekjeprurës dhe organizim politik që e ushtron vetëm më i forti, në rastin tonë, Presidenti Amerikan dhe Monarkia Britanike.

Nuk është aspak rastësi që vizita e Vuçiç në Amerikë ka qenë më datë 22 shtator, ndërsa sulmi terrorist në Kosovë erdhi një ditë më pas, pra më 23 – 24 shtator (sipas Kryeministrit Kurti, sulmi është kryer në orën 3 të mëngjesit të datës 24 shtator). Nga ana tjetër përjashtohet çdo mundësi që sulmi të ketë qenë një sulm i pavarur i grupeve terroriste serbe – të cilat nuk mund të ekzistojnë pa mbështetjen e Qeverisë Serbe, dhe kjo sqarohet më së miri nga vetë Vuciç, i cili mori autorësinë e sulmit duke shpallur 3 ditë zie në Serbi. Natyrshëm lind pyetja: e si mund të urdhërosh një sulm terrorist në një shtet si Kosova, i krijuar nga Amerika, ku Amerika mban një bazë të madhe ushtarake, ndërsa ti je akoma për vizitë në Amerikë tek vetë Presidenti Amerikan, Biden? Diçka e tillë, as që mund të mendohet, e jo më të ndodhi, pasi Serbia nuk është në atë nivel politik e ushtarak (pra formalisht), që të mund të urdhërojë sulme të tilla që formalisht i bëjnë presion të drejtpërdrejtë Amerikës.

Është logjika, prezenca e Vuçiç në Amerikës, lufta e Amerikës dhe Britanisë së Madhe kundër muslimanëve, lufta e Amerikës kundër shqiptarëve në përgjithësi, që mbështesin arsyetimin që sulmin në Kosovë dhe ekzekutimin e policit, Afrim Bunjaku, e ka urdhëruar personalisht Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

 

Nderim Lushi

1 tetor, 2023

Shkinak – Kukës, Albania

 

A DUHET TË BIEM DËSHMORË PËR KOMB – SIÇ PO E THONË HOXHALLARËT DHE KOLEGËT E TYRE POLITIKANË?

Vrasësi i 10 mijë kosovarëvë viziton Tiranën – Bill Clinton

 

Milan Paniç: Amerikani që drejtoi ushtrinë dhe qeverinë serbe (1992)

 

 

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post