LOGIN
Home » KAPACITETI FANTASTIKO-SHKENCOR I XHIHADIT ISLAMIK NË GAZA – SIPAS CIA

KAPACITETI FANTASTIKO-SHKENCOR I XHIHADIT ISLAMIK NË GAZA – SIPAS CIA

by Kukes Post
0 comment

Sipas Qeverisë Izraelite, spitali në Gaza nuk është goditur nga IDF (ushtria izraelite), por nga xhihadi islamik. Madje, qeveria e Netanjahut shkon edhe më tej; ajo nuk akuzon Hamasin për hedhjen e raketës sepse, e para, kjo organizatë nuk ka kapacitetet ushtarake për ta bërë një sulm të tillë, dhe e dyta, Hamasi gjithësesi është organizatë e rëndësishme për Amerikën, kështu që nuk duhet t’i dëmtohet reputacioni.

Si rrugëzgjidhje momenti, Qeveria Izraelite ka vendosur që t’ia faturoj sulmin xhihadit islamik – një organizatë që është formuar brenda natës. Ajo ç’ka e bën më interesante gënjeshtrën e ushtrisë izraelite është se kërkon të na mbush mendjen neve se organizata fantazëm e quajtur “xhihadi islamik” ka arritur që brenda natës të rekrutoj ushtarët, personelin dhe ekspertët e mjaftueshëm për të bërë ndërtuar fabrikën e prodhimit të raketave, për të bërë zbulimet e nevojshme, për të lëshuar edhe një satelit në hapësirë për të kontrolluar raketën, dhe diku nga mëngjesi xhihadi islamik arriti të jetë e gatshme për ta lëshuar raketën, por për shkak të ngutjes dhe ca gabimeve ushtarako-shkencore, generalët e xhihadit islamik – të rekrutuar brenda natës, kishin bërë ca gabime hi-tech në satelit, gjë që çoi në lëshimin e raketës në parkingun e spitalit Al-Ahli Arab ku mbetën të vdekur me qindra palestinezë të pafajshëm.

Pra, CIA dhe IDF kështu përrallash na tregojnë.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post