LOGIN
Home » PËRSE PUSHTETI AMERIKANO-BRITANIK NDEZ KONFLIKTE KUDO, PËRFSHIRË DHE PALESTINËN

PËRSE PUSHTETI AMERIKANO-BRITANIK NDEZ KONFLIKTE KUDO, PËRFSHIRË DHE PALESTINËN

by Kukes Post
0 comment

Për të kuptuar siç duhet konfliktin palestinez, fëmijet dhe civilët që vriten në mënyrën më barbare nga sekularistët izraelitë – shërbëtorët e Perandorisë Britanike, është e domosdoshme për t’u kthyer mbrapa në histori dhe njëkohësisht për t’u bërë i njohur me disa fakte historike e përkufizime të rëndësishme politike, fetare, e etnike.

Së fillim, është thelbësisht e rëndësishme për të bërë dallimin mes fjalës ‘çifut’ dhe ‘izraelit.’ Judaizmi është një prej feve kryesore në botë, në atë që njihen si fe monoteiste ndërsa pasuesit e kësaj feje njihen si çifutë, apo në gjuhët semitike si “jehudi.” Nga ana tjetër, termi izraelit i referohet një race apo fisi të caktuar që janë pasardhës të profetit Jakub (alejhi selam), që njihet gjithashtu edhe me ermin Izrael.

Izaeli ishte nipi i profetit të madh Ibrahim (alejhi selam), që njihet edhe si babai i profetëve dhe simboli i monoteizmit. Një nga dymbëdhjetë fëmijët e Izraelit ishte profeti Jusuf (alejhi selam), i cili pas shumë peripecishë përfundoi në Egjiptin. Mbasi u ble si skllav nga kryeministri egjiptian i asaj kohe, ai më pas u birësua dhe u rrit nën përkudesjen e tij. Pas shumë vitesh, madje edhe pasi kaloi një pjesë të jetës së tij në burg, Jusufi u bë udhëheqës politik i lartë në Egjipt për shkak të intepretimit të endërrës së famshme të mbretit të Egjiptit, që në atë kohë nuk njihej me termin faraon.

Mbasi Jusufi (alejhi selam) mori postin e lartë politik dhe gëzonte respekt të madh ndër egjiptianë për shkak të rolit të tij në shpëtimin nga thatësira, ai ftoi babanë bashkë më njëmbëdhejtë vëllezërit e tij të jetonin në Egjipt. Kaluan shumë breza, dhe izraelitët – pasardhësit e Jakubit apo Izraelit, e humbën pozitën politike që gëzonin, dhe përfunduan në skllevër të faraonit (titull i udhëheqësve të Egjiptit të lashtë).

Për t’i shpëtuar izraelitët nga shtypja dhe keqtrajtimi i faraonit, Allahu dërgoi profetin e madh Musën (paqja qoftë mbi të), të cilit i zbriti librin e shenjtë Teuratin, që në Bibël apo Besëlidhjen e Vjetër është i ndarë në pesë libra: Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat dhe Ligji i Përtërirë.

Mbas vdekjes së Musës (alejhi selam), feja që ndiqte ligjet e Teuratit dhe traditën e profetëve të tjerë mbas tij ishte Judaizmi, edhe pse ky term ka derivim etniciteti, pra ka lidhje me fisin apo mbretërinë Judea.

Judaizmi është në përgjithësi fe etnike, pasuesit e së cilët në pjesën më të madhe janë izraelitë. Gjithësesi, nuk duhet ngatërruar etniciteti me fenë edhe pse janë relativisht të mbivendosura. Izraelitët janë fis apo grup etnik me prejardhje nga profeti Jakub, ndërsa Judaizmi është fe që ka për libër bazë Besëlidhjen e Vjetër, pjesë kryesore të së cilës janë pesë librat që përbëjnë Teuratin apo Torën.

Rregulli i përgjithshëm është se feja e izraelitëve është Judaizmi, dhe pasuesit e Judaizmit janë izraelitët. Mirëpo, jo çdo izraelit është domosdoshmërisht pasues i Judaizmit. Ka prej tryre që janë bërë të krishterë, ka prej tyre që kanë pranuar fenë islame, e ka prej tyre që janë ateistë apo pasues të ndonjë feje tjetër. Nga ana tjetër, jo të gjithë pasuesit e Judaizmit janë të etnicitetit izraelit, sidomos në kohën moderne. Ka njerëz të konvertuar nga të krishterë apo të ndonjë feje tjetër në jahudi apo Judaizëm.

Ky dallim është shumë i rëndësishëm për të kuptuar pretendimin e politikanëve izraelitë sot në shtetin e Izraelit. Ata luajnë me këto dy terma. Nga një anë, ata përdorin termin etnik ‘izraelit’ për të legjitimuar të drejtën për të pretenduar tokën e Palestinës, përfshirë në mënyrë primare Jeruzalemin, mbi argumentin se fisi izraelit ka jetuar dikur në atë tokë, e nga ana tjetër, ata e mbivendosin termin ‘izraelit’ më fenë judaiste për t’ua legjitimuar të drejtën e emigrimit nga Evropa edhe shumë evropianëve me etnicitet jo izraelit, por që janë konvertuar në jahudi apo çifutë dhe si të tillë pretendojnë se kanë të drejtë të zaptojnë tokë në Palestinë.

Sigurisht që të drejtën për të zaptuar tokë apo për të vrarë njerëz me qëllim që t’ua marrësh tokën njerëzve nuk ta jep as e drejta fetare e as ajo etnike. Qëllimi im nuk është që të argumentoj absurditetin e Benjamin Netanjahut që përdor Biblën për çertifikatë pronësie, por të nxjerr në pah një mashtrim tjetër edhe më të madh.

Sipas mendimit tim, duke parë lojën politike të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, dhe mënyra se si ky konflikt zgjatet në mënyrë absurde, shteti i Izraelit nuk është formuar nga Perandoria Britanike me qëllim që t’iu siguronte çifutëve apo izraelitëve një vend të sigurtë ku ata të mund të jetonin në paqe, sidomos mbas luftës së dytë botërore. Kanë kaluar thuajse tetë dekada që kur OKB-ja ka miratuar rezolutën që mandatonte formimin e shtetit të Izraelit, pra që nga 1948, dhe është parë qartë se këtij shteti izraelit që u formua nga Perandoria Britanike nuk i intereson as paqja dhe as respektimi i ligjit ndërkombëtar. Gjithashtu, dhe Britania e Madhe me Amerikën jo vetëm që nuk e mbyllin si konflikt, por sigurohen mirë që ai të zgjatet sa më shumë. Kjo është arsyeja se pse pas çdo krimi apo genocidi që kryen qeveria izraelit kundër palestinezëve, SHBA dhe Britania e Madhe reagojnë direkt duke thënë se e mbrojnë të drejtën e shtetit të izraelit për vetë mbrojtje. Kjo tregon se Izraeli nuk kryen asnjë krim apo sulm pa urdhër nga Britania e Madhe dhe Amerika sepse ai nuk është shtet i pavarur, por bazë ushtarake amerikano-britanike e formuar vetëm për të bërë konflikte.

Jo thjesht nga pozicioni i një muslimani, që natyralisht do të anoja nga vëllezërit në fe, pra nga palestinezët, por në mënyrën më objektive e më të paanshme mund të thuhet se Izraeli mund jetë formuar për çdo gjë tjetër, por vetëm për t’iu siguruar çifutëve një shtet të sigurtë nuk është formuar.

Secili mund të ketë mendimin e tij për arsyen e formimit të Izraelit në tokën e shenjtë, por unë personalisht mendoj se ky shtet është formuar si investim ushtarak për të mbajtur botën islame nën presion, apo për ta mbajtuar të lidhur me atë konflikt me shpresë se ata do ta harrojnë armiqësinë me Perandorinë Britanike, e cila rrëzoi Perandorinë Osmane, ose mund të jetë formuar për të goditur gjithashtu edhe mbretin e Egjiptit Farukun e Parë – me origjinë nga dinastia shqiptare e Muhammed Ali Pashës, por nuk ka asnjë arsye reale për të besuar se shteti i Izraelit është formuar për të mbrojtur çifutët. Kjo është një alibi politike e Perandorisë Britanike për të justifikuar një luftë absurde në Lindje të Mesme.

Nëse kjo është e vërtetë, pra që Izraeli nuk ka lidhje me mbrojtjen e çifutëve, atëherë është një mundësi e madhe se shumë prej banorëve të Izraelit të sotëm nuk janë me etnicitet izraelit, por çifutë evropianë të konvertuar, njerëz që mund të kenë qënë të pastrehë mbas mbarimit të luftës së dytë botërore dhe që janë dërguar për të jetuar në Palestinë që më pas të përdoreshin për agjendën politike të formimit të shtetit të Izraelit. Ajo çka e forcon këtë ide më shumë është fakti se shumë çifutë me etnicitet izraelit nuk kanë pranuar të shkojnë të jetojnë në Izrael. Madje ata refuzojnë ta njohin legjitimitetin e këtij shteti konfliktar.

Nëse shumica e çifutëve të dërguar në Palestinë nuk janë të etnicitetit izraelit, por janë evropianë të bardhë të konvertuar në judaizëm, kjo e hedh poshtë pretendimin qesharak të Netanjahut se banorët e tanishëm të Izraelit janë të etnicitetit izraelit, dhe që kanë shkuar në Palestinë për të kërkuar tokën e baballarëve të tyre që kanë jetuar aty para dy-tre mijë viteve.

Unë personalisht jam mëse si sigurtë, dhe koha ka për ta vërtetuar këtë, se shteti i Izraelit, i cili është formuar me vendim të qeverisë britanike në vitin 1917 dhe me rezolutë të OKB-së së posaformuar në vitin 1948, që kontrollohej haptas nga Perandoria Britanike dhe SHBA, nuk ka lidhje me çifutët si fe e as me izraelitët si etnicitet. Ai shtet është nje entitet politik artificial, i mbushur në pjesën me të madhe me qytetarë evropianë të konvertuar në judaizëm rishtas e për interesa politike momentale, dhe qëllimi i këtij shteti nuk është aspak sigurimi i një vendi të sigurtë për izraelitët (etniciteti) apo jahuditë (pasuesit e fesë).

Po të marrim parasysh faktorët apo peizazhin politik të fillim-shekullit të 20-të, çdo gjë do të bëjë sens, sidomos ideja se Izraeli nuk ka lidhje me çifutët, por është thjesht një investim strategjiko-politik i Perandorisë Britanike.

Në fund të shek 19-të dhe në fillim të shek 20-të, Perandoria Britanike ishte në kulmin e saj. Ishte perandoria e cila nuk dinte ç’të bënte me të ardhurat financiare të bollshme dhe me pasurinë marramendëse e plaçkitur nëpër botë. Mbas dominimit të Amerikës së Veriut dhe formimit të republikës kukull të SHBA-së e të kontrolluar nga mbreti anglez, britanikët rrëzuan më pas mbretin francez, duke e ekzekutuar në gijotinë në vitin 1793. Si rezultat, Franca ra nën sundimin e Perandorisë Britanike. Me pas, thuajse e gjithë Evropa, përfshirë edhe Perandorinë Ruse, drejtohej nga i njejti fis, pra nga fisi i monarkisë britanike, pikërisht ata të cilët kanë pushtetin edhe sot.

Pengesa më e madhe e britanikëve për të dominuar botën në shek e 20-të ishte Perandoria Osmane, që mbante mbi vete dhe rolin e kalifatit të muslimanëve. Rrëzimi i Perandorisë Osmane nuk ishte gjë e lehtë ashtu sikurse dominimi i muslimanëve – trashëgimtarë të një civilizimi islam ndër më të suksesshmit në të gjithë historinë njerëzore, do të ishte një sfidë e vërtetë, dhe do të kërkonte një strategji jo klasike.

Për shumë arsye – për shkak të korrupsionit, apo si fund i ciklit perandorak, për shkak të tradhtarëve arabë e jo arabë, duke shtuar këtu edhe fuqinë e madhe të Perandorisë Britanike dhe kontrollit që ajo gëzonte mbi të gjithë Evropën perëndimore, Perandoria Osmane u rrëzua de fakto gjatë luftës së parë botërore kur Stambolli u pushtua ushtarakisht nga britanikët – nga një ushtri me ushtarë të ardhur nga anë e mbanë botës, përfshirë edhe Australinë. Në vitin 1924, Sulltani u largua nga pushteti dhe Turqia u shpall republikë nën kontrollin britanik.

Rrëzimi i Perandorisë Osmane nga britanikët nuk do të thoshte se pushtimi apo kontrolli i muslimanëve ishte gjë e lehtë. Në fund të fundit, shumë muslimanë arabë – tradhtarë dhe shërbëtorë të armikut, kishin bashkëpunuar me britanikët për të rrëzuar Perandorinë Osmane, dhe atyre iu ishin bërë shumë premtime për këtë tradhëti, siç ishte premtimi i formimit të një perandoria arabe.

Në të njejtën kohë, ndryshimet politike që imponuan britanikët mbas pushtimit të tokave muslimane, duke vënë në pushtet sekularistë dhe antifetarë, siç ishte rasti i Mustafa Kemalit në Turqi apo Ahmet Zogut në Shqipëri vetëm se e shtonte rezistencën e muslimanëve ndaj pushtimit britanik anembanë botës islame. Dijetarë, hoxhallarë, intelektualë e muslimanë të thjeshtë nuk mund ta pranonin ligjin sekularist britanik në tokën e tyre sado e fortë të ishte Perandoria Britanike. Në të njejtën kohë, urrejtja e muslimanëve ndaj sekularistëve britanikë mund të ketë qënë e papërshkrueshme, që përbënte një rrezik real për mbajtjen e pushtetit të britanikëve mbi ta.

Si rrjedhim, si strategji për ta konsoliduar pushtetin mbi muslimanët, britanikët kanë marrë vendimin për të formuar një shtet fetar çifut në mesin e botës arabe, madje tek një vend i shenjtë, siç është xhamia el-Aksa, me qëllim që të ngjallte tek muslimanët një konflikt fetar me shpresë se ata nuk do të fokusoheshin tek armiku apo pushtuesi i vërtetë, që është Perandoria Britanike.

Duke folur nga pozicioni post-faktum, tanimë çdo gjë duket e qartë. Strategjia ka funksionuar për mrekulli. Perandoria Britanike, që ishte armikja dhe pushtuesja e muslimanëve, sot – e përfaqësuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, është aleatja e qeverive muslimane. Britanikët dhe amerikanët nuk njihen më si pushtues. Armiku i muslimanëve sot është shteti i Izraelit ndërsa toka e vetme de juro e pa çliruar është vetëm Palestina. Ky opinion publik mbizotëron tek muslimanët edhe pse jetojnë nën qeveri të emëruara nga armiku.

Muslimanët harrojnë se ne fakt i gjithë umeti islam është i pushtuar nga amerikano-britanikët. Muslimanët harrojnë se liderat e mbretërit muslimanë janë thjesht administratorë politikë të emëruar jo nga populli, por nga mbreti anglez. Muslimanët harrojnë se kufijtë në hartë i ka caktuar jo gryka e pushkës dhe as tanket, por ato janë vizatuar në Londër nga armiqtë e tyre. Muslimanët harrojnë se çdo universitet sot është i kontrolluar nga armiku. Muslimanët harrojnë se ekonominë, ushtrinë, financat, tregjet, xhamitë, libraritë, shtëpitë botuese, mediat, bizneset, dhe planet politike ua kontrollon armiku amerikano-britanik, jo shteti i Izraelit.

Që me formimin e shtetit të Izraelit në vitin 1948, muslimanët nuk i dëgjon më të thonë “poshtë armiqtë britanikë” apo “poshtë të pabesët amerikanë,” por i dëgjon ata duke thënë, “o Allah, shkatërroji jehudët, o Allah shkatërroje Izraelin, o Allah mallkoji çifutët, o Allah çliroje xhaminë el-Aksa.”

Që nga viti 1948, muslimanët nuk protestojnë më kundër Amerikës dhe Britanisë së Madhe; muslimanët nuk përzënë më ambasadorë amerikanë apo britanikë; muslimanët nuk diskutojnë më se si të çlirohemi nga pushtuesi amerikano-britanik; muslimanët nuk diskutojnë më se pse duhet të udheqehemi nga spiunë e agjentë amerikano-britanikë.

Muslimanët sot kanë vetëm një armik, që quhet Izrael. Madje, verbëria e muslimanëve nuk shkon pak më tej që të bëjnë një pyetje të thjeshtë: kush e ka formuar këtë shtet? Kush e furnizon me armë këtë shtet? Kujt is shërben ky shtet? Muslimanët shikojnë vetëm fasadën politike, dhe kaq iu mjafton. Armiku ka arritur t’i kthej ata tek lufta e ndjenjave.

Për ta mbyllur, Izraeli është një shtet artificial i formuar nga Perandoria Britanike si strategji politiko-ushtarake për të nxitur një konflikt shterpë fetar mes muslimanëve dhe çifutëve ndërkohë që shteti i Izraelit është një agregat emigratësh kryesisht evropianë që jo domosdoshmërisht ethniciteti i tyre është Izraelit.

Shumë emigrantë të ashtuquajtuar izraelitë mund kanë emigruar nga Evropa në Palestinë për shkak të kushteve të këqinja ekonomike si pasojë e krizës së mbas luftës së dytë botëre. Gjithashtu, shumë emigrantë mund të kenë qënë spiunë e agjentë amerikanë e britanikë. Shteti i Izraelit mund të jetë çdo gjë: bazë ushtarake, qendër spiunazhi, eksperiment politik, terheqës vëmendje, investim strategjik britanik, maskë politike për pushtuesin amerikano-britanik, por shteti i Izraelit nuk ka lidhje me çifutët apo me formimin e një vendstrehimi për çifutët e persekutuar gjatë luftës së dytë botëre.

Edhe zyrtarisht, shteti i Izraelit nuk është shtet teologjik, por shtet sekularë, që zbaton ligjet sekulariste britanike. Izraeli nuk funksionon në bazë të ligjeve të Toras apo Biblës. Biblën, edhe pse e dyshimtë në autencitetin e saj historik, Benjamin Netanjahu e përdor vetëm si çertifikatë pronësie, e jo si burim bazë për të nxjerrë kodin penal e civil të shtetit të Izraelit.

Veprimet e Qeverisë Izraelite tregojnë qartazi se nuk reflektojnë njerëz hallexhinjë, të ikur nga persekutimet e nazistëve gjermanë. Pëkundrazi, veprimet e Qeverisë Izraelite i shërbejnë pushtimit britanik dhe agjendës globale britanike për të kontrolluar botën. Izraeli kërkon vetëm luftë e sherr sepse ai përfaqëson të fortin – SHBA dhe Perandorinë Britanike. Ai nuk përfaqëson njerëz fetarë çifutë apo etnikë izraelitë të persekutuar nga nazistët gjermanë.

Fatkeqësisht, Amerika dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë të vrasin fëmije në Palestinë, madje edhe fëmijë izraelitë. Ata do të vazhdojnë të bombardojnë spitale. Ata nuk do të heqin dorë nga konflikti dhe zhurma politike sepse pikërsiht për këtë arsye Perandoria Britanike e ka formuar atë shtet.

Perandoria Britanike është mjeshtre e krijimit të konflikteve mes popujsh, grupesh fetare, mes shteteve e zonave gjeografike, e deri tek konfliktet personale mes njerëzve si strategji për të kontrolluar botën. Paqja nuk i intereson Perandorisë Britanike, kështu që shteti i Izraelit apo baza ushtarake amerikano-britanike e quajtur “Izrael” po i bën shërbimin dhe nderin më të madh pushtetit britanik. Shumica e qytetarëve izraelit janë në një farë mënyre viktima ashtu siç janë palestinezët në këtë konflikt strategjik.

Sabri Lushi

Tetor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post