Home » TË GJITHA GJURMËT E GJENOCIDIT DHE TERRORIZMIT KUNDËR MUSLIMANËVE ÇOJNË TEK NJË DREJTIM I VETËM: AMERIKË DHE BRITANI E MADHE – ARMIQTË E ISLAMIT

TË GJITHA GJURMËT E GJENOCIDIT DHE TERRORIZMIT KUNDËR MUSLIMANËVE ÇOJNË TEK NJË DREJTIM I VETËM: AMERIKË DHE BRITANI E MADHE – ARMIQTË E ISLAMIT

by Kukes Post
0 comment

Ndoshta është e vështirë të flasësh për ngjarjet historike, të investigosh të gjitha faktet e të vërtetat e saj, sidomos kur kemi të bëjmë me vrajse masive e gjakderdhje jashtë çdo perceptimi njerëzor, nuk është e lehtë – nuk është e lehtë sepse faji prek shumë kriminelë që janë gjallë, që kanë pushtet, dhe do të bëjnë ç’mos që të mos mbajnë asnjë përgjegjësi, e jo më kur kriminelët dhe terroristët që janë gjallë, përgjegjësit direkt të gjenocideve e krimeve kundër muslimanëve, pretendojnë se janë pishtarët e civilizimit.

Edhe pse lufta terroriste kundër muslimanëve të Bosnjës, e cila la rreth gjysëm milioni të vrarë, e cila ndodhi në mes të Evropës, duke e dëshmuar e gjitha bota e ashtuquajtur e civilizuar, që shumë prej nesh madje e mbajmë mend, i mbajmë mend mirë imazhet e tmerrshme të vrasjeve padallim – fëmije, gra e pleq, nga ushtarë të mirëtrajnuar për të bërë gjenocid, prapseprap gjenocidi i Bosnjës është zbehur në memoriet tona, dhe po të drejtosh gishtin tek autorët e vërtetë të atyre masakrave kundër njerëzish të pafajshëm, shumë prej nesh irritohen apo nuk bien dakord.

Lufta kundër muslimanëve – e theksoj: kundër muslimanëve, jo shqiptarëve, të kosovës në vitin 1999 ishte vazhdimësi e luftës kundër muslimanëve të Bosnjes. Me qindra e mijëra muslimanë shqiptarë në Kosovë u vranë, u masakruan, dhe shumë të tjerë u ekzekutuan me lista të përpiluara në mënyrë paraprake nga sigurimet sekrete. Megjithatë, e vërteta rreth gjenocidit në Kosovë është zbehur sepse, ashtu si në Bosnje, ne nuk arritëm ta kuptojmë se cili ishte armiku i vërtetë.

Ajo që po ndodh sot në Gaza të Palestinës, ku po bombardohen gra e fëmije, pleq e njerëz të pafajshëm – që kanë vetëm një faj: se janë muslimanë, ku qytete e vendbanime po kthehen në gërmalla nga një ushtri kafshësh e paganësh, nuk mund të themi se nuk ka lidhje me masakrat e Bosnjes e të Kosovës, nuk mund të themi se nuk ka lidhje me masakrat kundër muslimanëve në Çamëri apo kundër shqiptarëve në të gjitha territoret ballkanike në fillim të shek të 20-të, nuk mund të themi se nuk ka lidhje me masakrat kundër muslimanëve të Kukësit në vitet 1910-të, nuk mund të themi se nuk ka lidhje me bombardimet e muslimanëve të Irakut, Sirisë, Afganistanit, Çeçenisë, Dagistanit, Somalisë, apo me kampet e tmerrshme të përqëndrimit në Xinjiang të Kinës, ashtu sikurse nuk mund të themi se nuk ka lidhje me burgosjet pa gjyq të muslimanëve në burgun anti-njerëzor të Guantanamos.

Të kuptuarit e historisë ngjan shumë me punën e një didektivi apo investiguesi krimesh, i cili ka përpara tij dosjet e një serie krimesh, e që përpiqet për të parë lidhjen mes tyre. Investiguesi nuk përjashton asnjë lloj teze rreth autorsisë së këtyre krimeve, ashtu sikurse ai ngren pyetjen nëse ato kanë lidhje me njëra tjetrën e nëse ato i ka kryer e njejta dorë.

Gjenocidi dhe masakrat e Gazës mbi të gjitha po hedhin dritë mbi autorët e vërtetë të të gjithë këtyre krimeve që kanë ndodhur në shekullin e fundit kundër muslimanëve. Nuk mund të themi se terrorizmi dhe gjenocidi që po ndodh në Gaza nuk ka lidhje me gjenocidet e tjera.

E vërteta e madhe, që të gjithë muslimanët duhet ta ngulisin në mendje e të mos e harrojnë kurrë, është se pavarësisht se çfarë gjuhe flasin mercenarët e armikut – serbisht, greqisht, hebraisht, kinezçe, rusisht, e majde edhe arabisht apo shqip, autori i gjithë këtyre masakrave kundër muslimanëve është i njejtë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Nëse nuk e drejtojmë gishtin tek këto dy entitete terrorite, të cilat kontrollojnë botën sot në mënyre formale e jo formale, direkte e jo direkte, ekonomikisht e ushtarakisht, atëherë ne po bëjmë mashtrim; atëherë ne po gënjejmë. Nëse nuk ua mësojmë këtë të vërtetë fëmijëve tanë rreth Amerikës dhe Britanisë së Madhe, në i kemi prerë ata në besë, ne i kemi mashtruar ata, ne i kemi gënjyer ata, dhe mbi të gjitha: nuk kemi vepruar si dëshmitarë të Zotit në tokë, por si përkrahës të djallit.

Gjenocidi i tmerrshëm që po ndodh në Gaza ka një autor: Amerikën dhe Britaninë e Madhe, pavarësisht detajeve, ushtarëve, e mënyrës se si po kryhen këto krime. Sigurisht që e njejta Amerikë që na thoshte se i çmenduri Millosheviç ishte përgjegjesh për vrasjen e mijërave fëmijëve muslimanë në Bosnje e në Kosovë, është e njejta barbare që do të na thotë nesër se ishte një Netanjah i çmendur që i bëri krimet në Palestinë, dhe kuptohet: gjithmonë si motiv për krimin do të thuhet se ishte nacionalizmi apo dëshira për të zgjeruar territoret apo Bibla.

Detyra që ne të gjithë kemi ndaj të vërtetës e ndaj fëmijëve tanë është t’iu tregojmë atyre se cila është Amerika dhe Britania e Madhe. Ne duhet t’ua mësojmë atyre se cilët janë armiqtë tanë.

Amerika dhe Britania e Madhe i ngjajnë një vrasësi serial që sa herë kryen një krim, del në media e bën rolin e të pafajshmit, dhe shumë shpejt kryen krimin tjetër.

Obligimi më i vogël dhe më minimal që kemi ndaj muslimanëve të Gazës, ndaj të gjithë atyre fëmijëve e nënave që u bombarduan me bomba amerikane e britanike, që ne kurrë të mos e falim Amerikën dhe Britaninë e Madhe, që ne kurrë t’mos ua bëjmë hallall këtyre dy shteteve barbrare dhe spiunëve të tyre që drejtojnë muslimanët. Ne duhet t’ua mësojmë fëmijëve tanë këtë të vërtetë të madhe rreth barbarizmit të Amerikës dhe Britaniës së Madhe. Ne duhet t’ua mësojmë fëmijëve tanë të vërtetën se Amerika dhe Britania e Madhe po përpiqen ta zhdukin fenë islame.

Tek Allahu, çdo ushtar ka përgjegjësi për krimet, nëse ata janë serbë apo çifutë, nëse ata flasin rusisht apo hebraisht apo frëngjisht, por nëse nuk drejtojmë gishtin tek autorët e vërtetë – Amerika dhe Britania e Madhe, atëherë nuk ka dyshim se ne jemi mashtrues apo naivë të rrezikshëm.

Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe – nën drejtimin e Monarkisë Britanike, janë armiqtë e muslimanëve. Ata qëndrojnë mbrapa çdo akti terrorist, mbrapa çdo organizate terroriste, mbrapa çdo qeverie batakçie që vret muslimanët, mbrapra çdo Hitleri, Millosheviçi apo Netanjahu. Ato janë armiqtë e muslimanëve. Amerika dhe Britania e Madhe vrasin. Ato bombardojnë fëmijë. Ato po shkatërrojnë umetin islam.

Mjaft me propagandë e me servilizma! Mjaft më me gënjeshtra e me justifikime boshe – se Sllobodani ishte i çmendur e Natanjahur është i motivuar nga Bibla! Armiku apo autori i këtyre masakrave kundër muslimanëve ka vetëm një emër: Amerikë dhe Britani e Madhe – nën drejtimin e Monarkisë Britanike.

Lufta është kundër muslimanëve, jo kundër palesinezëve e as kundër shqiptarëve. Sigurisht që terroristët do të thonë se lufta bëhet për nacionalizëm. Sigurisht që barbarët britanikë e ata amerikanë do të mundohen të fshehin duart e tyre nga këto krime.

Muslimanët nuk duhet ta harrojnë kurrë faktin se Amerika dhe Britania e Madhe janë autorët e terrorizmit kundër muslimanët. Ato janë autorët e gjenocideve kundër muslimanëve në Ballkan, në Rusi, në Kinë, e në Palestinë.

Lufta nuk është mes Palestinës dhe shtetit kukull të Izraelit, por mes Islamit dhe paganizmit britanik, mes botës së qytetëruar të muslimanëve dhe kafshërisë perëndimore, mes njerëzve që besojnë në Allah e atyre që adhurojnë gurë e statuja, mes atyre që ndërtojnë e atyre që prishin.

Ironia më e madhe do të jetë se pas masakrave kundër muslimanëve të Palestinës, Amerika dhe Britania e Madhe do të përpiqen të luajnë rolin e ‘çliruesit,’ siç kanë bërë në Kosovë, ku madje Kasapit të Ballkanit Bill Clinton i kanë bërë edhe një bust.

Sabri Lushi

Nëntor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post