Home » PËRSE PRESIDENTI AMERIKAN IDENTIFIKOHET SI ZIONIST?

PËRSE PRESIDENTI AMERIKAN IDENTIFIKOHET SI ZIONIST?

by Kukes Post
0 comments

Ashtu siç shumë prej nesh e kanë vënë re, madje edhe në vizitën e tij të fundit në Izrael, Presidenti Amerikan Joe Biden identifikohet si zionist. “Nuk është e domosdoshme të jesh çifut për të qënë zionist,” është shprehur ai disa herë, përfshirë edhe në takimin e tij në Tel Aviv me familjet e viktimave izraelite.

Në mënyrë të parashikueshme, shumë muslimanë, të ulur në një kolltuk të rehatshëm përballë TV, apo të shtrirë me telefon në dorë, arritën ta zbulojnë të vërtetën e madhe, “aha, ja pra, Biden është zionist; për këtë arsye ky njeri mbështet Izraelin. Biden kontrollohet nga lobi çifut në Amerikë.” Ky është zbulimi i shekullit, që Biden-it siç duket i ka rrëshqitur kjo e vërtetë nga goja.

Për të gjithë ata muslimanët naivë – nuk po them spiunë, agjentë apo propagandistë shtetëtorë, duhet ta dinë se Joe Biden ka një pozicion politik shumë të rëndësishëm, ndoshta i dyti për nga rëndësia pas mbretit anglez Charles III, dhe ky pozicion është: president i Shteteve të Bashkara të Amerikës dhe komandant i përgjithsëm i ushtrisë amerikane. Roli i presidentit amerikan është rol me fuqinë politike dhe ekzekutive më të lartë në Amerikë, që praktikisht e bën atë liderin politik më të fortë dhe me përgjegjësi më të lartë në botë pas mbretit anglez. Roli i tij nuk ka se si të bëhet më i lartë dhe nuk ka çfarë përgjegjësie më të madhe të ketë.

Për këtë arsye, kur ai viziton një shtet problematik, siç është Izraeli, që nuk është shtet çifut, por bazë ushtarake amerikane që ka për qëllim vetëm për të vrarë gra e fëmijë muslimanë dhe për të shkaktuar zhurmë e konflikt të përhershëm në mesin e botës islame, Presidenti Biden nuk ka interes strategjik që ta theksojë rolin e tij real politik sepse ai nuk po bën një punë fisnike apo që e nderon Amerikën. Ai ishte në Izrael për të inkurajuar vrasjen e fëmijëve muslimanë. Nuk ka pozicion më problematik, por që është i detyruar të bëjë për arsye ushtarake.

Kur ai përfshihet në krime kundër muslimanëve, në konflikte, në korrupsion, kur detyrohet të mbështes gjenocide kundër muslimanëve, kur urdhëron shkatërrim vendbanimesh muslimane, apo kur vjedh burimet natyrore të vendeve muslimanve, nuk është në interesin politik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Biden të identifikohet si president, por si zionist, si mason, si i çmendur, si i plakur, si çifut, si i kontrolluar nga lobi çifut, apo se çdo gjë po e bën në emër të Partisë Demokratike Amerikane sepse ka frikë se mund të humbasë zgjedhjet.

Për shembull, nëse ne muslimanët do t’i kërkonim Turqisë, Marokut, Arabisë Saudite, Egjiptit, Jordanisë, Pakistanit, Indonezisë apo ndonjë vendi tjetër musliman që të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Amerikën, dhe gjithashtu të ndërpres edhe marrëdhëniet tregtare për shkat të mbështetjes që Presidenti Biden i bën Izraelit në luftën kundër muslimanëve, përgjigja e tyre formale do të ishte:

“Ne nuk kemi probleme me institucionet amerikane; ne nuk kemi probleme me zyrën e Presidentit Amerikan; ne nuk kemi probleme me Amerikën si shtet; ne nuk kemi probleme me CIA-në; ne nuk kemi probleme me ushtrinë apo gjeneralët amerikanë. Biden nuk ka folur nga pozicioni i presidentit, por nga pozicioni i zionistit apo si i marrë peng nga lobi çifut.”

Nga ana tjetër, zionizmi nuk është organizatë formale. Nuk ka një zyrë. Muslimanët nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike me zionizmin. Maksimumi, zionizmi mund të themi se ka shtetin e Izraelit, por ai është shtet i parëndësishëm nga pikëpamja diplomatike dhe tregtare.

Po ashtu, edhe lobi çifut është entitet abstrakt. Nuk ka një zyrë. Nuk ka pozicion zyrtar në amerikë me qëllim që çdo gjë të adresohet zyrtarisht. Lobi çifut nuk përfaqëson Amerikën.

Në përfundim, duke u shprehur se është zionisht, i kontrolluar nga lobi çifut, apo se është i çmendur e i korruptuar, Biden i bën mbrojtjen më të mirë Amerikës zyrtare, dhe këtë lloj teknike Perandoria Britanike e ka përdorur vazhdimisht me pushtetin e saj dhe vazhdon ta përdor edhe sot.

Biden mund të jetë i korruptuar, i djallëzuar, përdhunues, kriminel, njeri pa moral e pa shpirt, por ai kurrë nuk është budalla. Presidenti Amerikan e di mirë se çfarë po flet. Ai është mjeshtër i politikës. E di mirë se çfarë peshe ka fjala dhe pozicioni. Ai është ekspert i mashtrimit politik.

Kjo është arsyeja se pse Biden shprehet se është zionist, ashtu siç President Bush kur sulmoi Irakun citonte Biblën – bënte sikur e kishte nisur luftën në emër të krishtërimit, e jo në emër të Amerikës.

Pozicioni i Biden është vetëm një: president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetar i ekzekutivit amerikan, dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë amerikane. Ne si muslimanë, vetëm kaq na intereson sepse ne po sulmohemi nga Amerika, jo nga zionizmi. Armiku ynë është Amerika, jo një organizatë fantazëm që nuk dihet ku e ka kokën, siç është zionizmi apo iluminati. Këto janë përralla britanike për t’iu ikur përgjegjësisë politike.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post