Home » ARSYEJA SE PSE QEVERIA AMERIKANE PO I VRET FËMIJËT MUSLIMANË NË GAZA

ARSYEJA SE PSE QEVERIA AMERIKANE PO I VRET FËMIJËT MUSLIMANË NË GAZA

by Kukes Post
0 comments

Së pari, për të kuptuar se si funksionon mendësia politike amerikane dhe ajo britanike mjafton të kesh njohuri për sistemin britanik të drejtësisë, për ligjet dhe proçedurat juridike të tyre. Kjo është një prej mënyrave për t’u informuar më mashtrimet e tyre.

Sistemi britanik i drejtësisë, i cili zbatohet pak a shumë kudo në botë, është një sistem që në thelb bazohet në lojëra fjalësh e në argumente ciklike – A-ja është e vërtetë sepse B-ja është e vërtetë ndërkohë që B-ja është e vërtetë sepse A-ja është e vërtetë; është i bazuar në propagandë, në gjuhë të dykuptimshme, në proçedura qeshakara, në mashtrime, e në lojëra fëmijësh – deri në atë nivel sa i thonë të bardhë të zezë dhe kërkojnë të të mbushin mendjen se kjo është e vërtetë.

Kuptohet, përrallat britanike funksionojnë sepse ata kanë ushtri, kanë tanke, dhe kanë kontrollin politik absolut në të gjithë botën. Nëse do të kishte një opozitë reale politike në botë, përrallat britanike do të shkriheshin si kripa në ujë.

Ndërkohë që terroristët britanikë dhe ata amerikanë po i vrasin fëmijët muslimanë palestinezë për arsyeje krejt tjeta, na dalin politikanët e tyre dhe bëjnë lojëra fjalësh në media: e nisi apo nuk e nisi Hamasi i pari, ishte grup terrorist apo entitet qeveritar – sepse ka fituar zgjedhjet sipas terroristëve britanikë, po përdoren fëmijët për mburojë njerëzore nga Hamasi apo jo – vetëm një terrorist britanik mund ta mendojë një gjë të tillë, nesë ushtria izraelite po i bën vrasjet e fëmijëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar apo jo – se thua ti ligji ndërkombëtar ka rënë nga qielli dhe nëse fëmijët vriten sipas këtij ligji, dhimbja e nënave palestineze do të bëhej më e lehtë.

Ironia më e madhe është kur dalin politikanët e lartë amerikanë dhe ata britanikë dhe thonë, “çfarë t’i bëjmë Izraelit, nuk dëgjon e nuk bindet.” Bëjnë sikur ai shtet është vërtetë i pavarur.

Po t’i dëgjosh politikanët dhe analistët politikë perëndimorë, sa të pamoralshëm janë, se si bëjnë vetëm lojëra fjalësh, se si tallen me dhimjen e njerëzve, se si i përmendin numrat e të vdekurëve sikur të ishin statistika boshe, aty e kupton se çfarë do të thotë terrorizëm perëndimor, aty e kupton se çfarë do të thotë terrorizëm amerikan dhe barbarizëm britanik, aty e kupton se këta barbarë nuk kanë shpirtë, nuk kanë besë, nuk kanë moral, dhe as dinjitet njerëzor.

PËRSE ATËHERË PO I VRASIN FËMIJET MUSLIMANË?

E vërteta është shumë e thjeshtë pavarësisht propagandës së tyre dhe lojërave të fjalëve. Shteti i Izraelit nuk është asgjë tjetër veçse një bazë ushtarake britaniko-amerikane. Ky shtet është formuar nga Perandoria Britanike vetëm për një qëllim: për të sulmuar muslimanët sa herë që nga mesi i tyre ka individë që ngrenë kokën kundër pushtimit britanik.

Lufta britaniko-amerikane nuk po bëhet për tokë dhe as kundër fëmijëve palestinezë, por kundër muslimanëve dhe çdo përpjekje të tyre për drejtësi apo zë politik.

Për t’u kthyer mbrapa në histori, Perandoria Britanike me të gjithë mercenarët e saj evropianë arritën ta rrëzojnë Perandorinë Osmane gjatë luftës së parë botërore, fundi i së cilët solli dhe fundin e kalifatit musliman. Mirëpo, ummeti islam – me dijetarë e besimtarë të panënshtruar, nuk mund të mbahej lehtë nën pushtim nga armiqtë britanikë.

Pavarësisht se muslimanët u copëtuan në shtete e qytet-shtete nga Perandoria Britanike dhe në krye të çdo njësie administrative vendosi nga një spiun apo agjent të saj, kjo nuk do të mjaftonte për t’i mbajtuar ata të pushtuar për aq kohë sa muslimanët e kishin të qartë se cili ishte pushtuesi.

Mbas luftës së dytë botërore, Perandoria Britanike vendosi të kalonte në një pozicion pasiv, duke mos dalë në ballë të pushtetit botëror. Për këtë arsye ajo ka formuar OKB-në, që nuk është asgjë tjetër veçse një institucion i saj politik.

Me të njejtën logjikë, britanikët kanë formuar shtetin e Izraelit, që muslimanët të kenë një armik fiktiv për ta sharë, mallkuar, për t’ia atribuar të gjitha të këqijat, për ta përqëndruar të gjithë fokusin e tyre politik, dhe si rrjedhim, për ta harruar pushtuesin e vërtetë, që është Perandoria Britanike.

Shteti i Izraelit nuk do të bëj kurrë paqe me muslimanët arabë sepse nuk është formuar për atë punë. Edhe po të donin qytetarët izraelitë të jetonin në paqe, apo qoftë edhe politikanët izraelitë, këtë nuk do të lejonte Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe.

Nëse arsyeja e vërtetë për formimin e shtetit të Izraelit do të ishte ofrimi për çifutët i një vendstrehimi të sigurtë, edhe po të bënin luftë dhjetë vitet e para, ata më pas do të bënin çdo përpjekje për të jetuar në paqe e për të pasur marrëdhënie të mira me vendet përreth sepse kjo është logjike. Mirëpo, Perandoria Britanike nuk e ka formuar atë shtet se vërtetë ka pyetur shumë për çifutët – kjo është vetëm alibi. Qëllimi i vërtetë ishte që t’o ofronte muslimanëve një armik fiktiv dhe ta harronin okupatorin britanik.

Këtë ide se shteti i Izraelit nuk është formuar për çifutët, por për interesat e Perandorisë Britanike, e mbëshetesin edhe deklarimet e Presidentit Biden i cili disa herë është shprehur se, “edhe po të mos ekzistonte Izraeli, ne do ta shpiknim një izrael për të mbrojtuar interesat amerikane në Lindje të Mesme.”

Të njejtën gjë e pohon edhe vetë Benjamin Netanyahu në një interviste me Piers Morgan dymbëdhjetë vjet më parë në CNN duke thënë se, “njerëzit (arabët) nuk i duan perëndimorët këtu. E di çfarë? Madje ata nuk i duan perëndimorët as këtu – duke drejtuar gishtin në hartë për nga Ballkani. Ata ëndërrojnë të formojnë përsëri kalifatin musliman.”

Netanyahu është shumë i saktë në atë që thotë. Ai pohon indirekt se qëllimi i formimit të shteti të Izraelit nuk ka të bëj me çifutët, por me interesat politike të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Për këtë arsye, kjo e fundit dërgon me miliarda dollarë në Izrael çdo vit sepse ai vend është thjesht bazë ushtarake.

Shkurt: Perandoria Britanike kërkon që muslimanët ta harrojnë atë dhe gjithë krimet që kanë bërë britanikët kundër tyre dhe të fokusohen tek Izraeli, dhe në të vërtetë ia ka arritur qellimin.

Për ta mbyllur, ushtria izraelite vret fëmijë e gra, bën shkatërrime, hedh bomba, zapton shtëpi, dhe madje të gjitha këto sigurohet mirë që të dalin online, në YouTube apo rrjete sociale, në mënyrë që ta tërheqi vëmendjne e muslimanëve në maksimum, në mënyrë që muslimanëve t’iu shkaktojë kaq urrejtje për ato veprime sa ta harrojnë Amerikën dhe Britaninë e Madhe.

Armiku i vërtetë i muslimanëve nuk është Izraeli – një shtet me popullsi prej 9 milionë banorësh e me sipërfaqe prej 20 mijë km2, por Britania e Madhe dhe Amerika. Izraeli po vret gra e fëmijë në emër të tyre dhe për llogari të tyre. Izraeli nuk është shtet, por bazë ushtarake. Izraeli kurrë nuk do të funksionojë si shtet dhe kurrë nuk do të bëjë paqe me muslimanët sepse nuk është formuar për atë qëllim.

Izraelin nuk e kanë formuar çiftut apo lëvizja zioniste, por Perandoria Britanike. Këtë fakt duhet ta dinë mirë muslimanët.

Sabri Lushi

Nëntor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post