Home » Ç’ËSHTË TOKSICITETI I VENDIT TË PUNËS?

Ç’ËSHTË TOKSICITETI I VENDIT TË PUNËS?

by Kukes Post
0 comments

Në sistemin politik post-industrial nën të cilin jetojmë, puna është burimi kryesor dhe parësor i të ardhurave për pjesën dërrmuese të njerëzve. Ajo nuk është thjesht një prej faktorëve të prodhimit. Puna është stili i jetës, në punë kalojmë pjesën kryesore të kohës, eprorët e punës kanë më shumë përparësi mbi ne se sa anëtarët e familjes sepse përveç punës ne nuk kemi burim tjetër të ardhurash.

Nga pikëpamja politike, puna është mekanizmi kryesor i kontrollit politik të qytetarëve, sidomos i atyre pozicioneve të cilat natyralisht do të kishin pushtet. Në fund të fundit, sistemi apo modeli ekonomik nuk ka arritur në këtë gjendje të tillë si rezultat i nevojave zhvillimore apo mbi baza shkencore, por si nevojë politike për të kontrolluar njerëzit.

E thënë shkurt, nëse iu kontrollon njerëzve bukën e gojës, atëherë ata mund t’i kontrollosh politikisht, fetarisht, ideologjikisht, dhe ata mund të të shërbejnë si skllevër. Pikërisht këtë ka bërë pushteti sekularist britanik në rang botëror. Ai ka arritur të përhap në të gjithë globin një sistem ekonomik ku i minimizon liritë ekonomike të qytetarit në maksimum, dhe i jep shtetit dorë të hekurt mbi kontrollin politik të njerëzve.

Me fjalë të tjera, shteti nuk e ka dizenjuar sistemin ekonomik thjesht në atë formë që ekonomia të funksionojë në mënyrë më efektive. Mbas këtij sistemi politik, në të cilin kapitali është i përqëndruar tek shteti apo tek agjentët e shtetit, fshihen shumë arsye politike që kanë për qëllim kontrollin e hekurt të njerëzve.

Rrjedhimisht, vendi i punës nuk ka për qëllim kryesor prodhueshmërinë apo ofrimin e një shërbimi të caktuar. Në shumë raste kjo është dytësore edhe pse mund të duket absurde apo edhe pse nuk mund të thuhet zyrtarisht.

Një prej objektivave të vendit të punës është kontrolli, influencimi, dhe përdorimi i punëtorëve apo punonjësve. Shteti e koncepton çdo punëtor apo punonjës si spiun, skllav, apo të nënshtruar. Në vendet e punës, shteti ka alokuar burime të rëndësishme spiunazhi sepse aty janë të përqëndruar njerëzit.

Po si i luftojnë bosët apo drejtorët varësit e tyre në emër të shërbimeve sekrete të shtetit?

Bosi apo drejtori ka shumëçka në dorë. Ai ose ajo ka në dorë të caktojë oranin tënd, punën që do të bësh, se me kë do të punosh, se cili do të jetë supervizori apo bosi jot direkt, sa do të paguhesh, nëse duhet të punosh punë jashtë orari apo jo, se kush duhet të flasë me ty, se kur mund t’i marrësh pushimet apo nëse do të marrësh pushime apo jo etj.

Në shumicën e rasteve, njerëzit as që janë të vetëdijshëm për prapaskenat e vendit të punës dhe se si ato kontrollohen nga shërbimet sekrete të shtetit. Shumë probleme të vendit të punës, qytetarët kanë tendencën t’i interpretojnë në mënyra të ndryshme, por kurrë nuk e çojnë në mend involvimin e spiunazhit të shtetit.

Në një shtet sekularist, çdo bos, çdo drejtor apo shef është agjent zyrtar e sekret i shtetit. Kjo është diçka aksiomatike, që do të thotë se bosi, drejtori apo shefi janë në atë pozicion për të zbatuar urdhërat sekrete të eprorëve të tyre, jo thjesht urdhërat formalë e zyrtarë.

Këshilla ime për çdo musliman që mendon se është target i luftës së shtetit ndaj muslimanëve që të përgaditet psikologjikisht për luftën që do t’i bëjë shteti tek vendi i punës, apo për përdorimin që do t’i bëjë shteti ndaj muslimanëve të tjerë.

Vendi i punës është vendi më toksik dhe më i rrezikshëm ditët e sotme për shkak të përfshirjes së shërbimeve të spiunazhit. Pas çdo toksiciteti, pas çdo problemi, ngatërrese, apo presioni e vështirësie, në pjesën më të madhe qëndron shteti dhe shërbimet sekrete.

Mënyra më e mirë për muslimanin që t’i shpëtojë kësaj lufte djallëzore të pushtetit britanik botëror është që të mos punojë kurrë nën një bos, drejtor apo shef sepse herët a vonë shteti armik do t’i përdorë ata kundra.

Mënyra më e mirë është që të kesh biznesin tënd apo të bësh një jetë që nuk ke asnjë epror mbi vete. Në një shtet të tillë sekularist dhe shtypës, çdo epror është agjent apo është i detyruar të jetë i tillë.

Ekpserienca tregon se vendet e punës janë vendet e shtypjes, vendet e padrejtësisë, vendet e toksicitetit, vendet ku luftohet islami, vendet ku iu shtypet koka njerëzve, vendet e skllavërimit të qytetarëve, sidomos të muslimanëve.

Perandoria Britanike – perandoria më terroriste që ka parë historia njerëzore, nuk i ka dhënë fund skllavërise për arsye morale, por ka shpikur një lloj skllavërie me të sofistikuar dhe më funksionale, që është puna dhe vendi i punës. Një skllavërim apo kontroll indirekt, me anë të shërbimeve sekrete, dhe me vullnet të lirë është shumë më efiçent e më funksional. Madje shteti modern edhe mburret për liritë që i ka dhënë qytetarit ndërkohë që ia nxinë jetën.

Kujdes nga bosët spiunë! Kujdes nga shërbimet sekrete të qeverive sekulariste barbare! Kujdes nga eprorët agjentë sekretë shtetërorë! Kujdes nga toksiciteti i vendit të punës, veçanërisht nëse jeni muslimanë, e për më tepër, nëse jani target direkt i qeverisë!

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post