LOGIN
Home » Nuk ka asnjë dijetar serioz dhe i njohur me dijen e tij që i jep rëndësi futbollit

Nuk ka asnjë dijetar serioz dhe i njohur me dijen e tij që i jep rëndësi futbollit

by Kukes Post
0 comment

Nuk ka dyshim se ajo që ndodhi në stadium, që ishte një akt i qartë e i paprecedent blasfemie e fyerje ndaj Zotit, është ndërmarrë e koordinuar nga shërbimet sekrete të Republikës së Shqipërisë, nga CIA dhe shërbimet sekrete britanike.

Qeveria anti-ferare e Tiranës, e cila nuk është asgjë tjetër veçse një njësi administrative e pushtetit britanik në Shqipëri, duhet të heqi dorë nga këto veprime provokuese, të turpshme, dhe që nuk i shërbejnë as paqes e as mirëqenies së popullit shqiptar.

Gjithashtu, ky turp prek gjithashtu edhe shumë hoxhallarë e muslimanë naivë të cilët e kanë kthyer tifozërinë në pjesë të misionit të tyre fetar, shpesh duke u hequr më katolik se Papa për të dhënë mesazhin se muslimanët e duan kombin, duke rënë pikërisht në kurthin e nacionalizmit britanik – që nuk është asgjë tjetër veçse një prej formave të luftës kundër fesë islame.

Edhe ata futbollistë që me sexhdet e tyre në fushën e futbollit apo me ngritjen e duarve drejt Allahut duke bërë lutje para ndeshjes, sikur ata po shkojnë në xhihad për të luftuar armikun në fushë të betejës, duhet të heqin dorë nga kjo mendjelehtësi e tallje me fenë. Futbolli është thjesht një sport apo lojë, që na rastin më të mirë është i lejuar apo pjesë banale e jetës së njeriut, por që nuk ka lidhje as me fenë, as me burrërinë, e as me fisnikërinë. Feja nuk është tallje. Nuk i duam sexhdet e tyre. Nuk e duam as publicitetin e tyre për të rregulluar imazhin e fesë islame. Dëmi i tyre është shumë më i madh se ajo pak dobi.

Muslimanët le të luajnë futboll. Le të shohin ndeshje nga televizioni nëse kanë kohë për të humbur, por mos e përzieni sportin me fenë.

Nuk ka asnjë dijetar serioz dhe i njohur me dijen e tij që i jep kaq rëndësi futbollit.

Ky sport, që po shkakton më shumë dëm në shoqëri se sa dobi, është shpikur nga pushteti britanik dhe po përdoret nga qeveritë anembanë botës për të mbajtur rininë nën kontroll.

Ky sport është kthyer në biznes, në kontroll politik, dhe në rrezik serioz për shpëqëndrimin e rinisë muslimane.

Për shembull, rasti i ndeshjes së Arabisë Saudite kundër Argjentinës vitin e kaluar tregoi se sa larg ka shkuar naiviteti i muslimanëve dhe mendjelehtësia e tyre. Ka pasur dhe nga ata muslimanë budallenjë që thonin, “elhamdulilah, muslimanët po i mundin kufarët,” duke dhënë përshtypjen e xhihadit. Jetojmë në botën e imagjinatës dhe iluzioneve. Kaq larg ka shkuar kontrolli politik i armiqve ndaj rinisë muslimane.

Për ta mbyllur, qeveria shqiptare duhet të kërkojë falje publikisht dhe të merren hapa konkretë për adresimin e këtij skandali e fyerje ndaj Zotit të Madh.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post