LOGIN
Home » LUFTA: MES TË VËRTETËS, ILUZIONIT, DHE MASHTRIMIT

LUFTA: MES TË VËRTETËS, ILUZIONIT, DHE MASHTRIMIT

by Kukes Post
0 comment

Pavarësisht arsyes – burimeve natyrore të limituara, testit e sprovës për nga pikëpamja fetare, si një mekanizëm natyror për uljen e numrit të njerëzve pasi nuk ekziston një specie tjetër më e fortë se njeriu që ta mbajë nën kontroll shtimin e popullatës, apo edhe si eksperiencë unike për zhvillimin intelektual të njeriut, lufta është fakt; ajo ekziston, e duam apo nuk e duam atë. Nuk ka rëndësi nëse mendojmë se lufta është e keqe apo e mirë, e moralshme apo jo, manifestim i egërsisë së njeriut apo ekspozim force, lufta është pjesë e paevitueshme e jetës sonë.

Lufta është një e vërtetë jo episodike, por një veçori themelore e jetës sonë. Madje edhe njohja apo mosnjohja e kësaj të vërtete është pjesë e luftës apo e strategjive të saj.

Bota sot flet për paqe. Kudo flitet për paqen. Amerika dërgon tanket sa në një vend musliman në tjetrin për të vendosur paqen, dhe vriten njerëz pafund në emër të paqes. Kaq shumë flitet për paqen sa bota e civilizuar ka hartuar edhe konventa për luftën, që kuptohet, zbatohen vetëm kur ato i shkel i dobëti. Ekziston edhe një çmim nobel për paqen, i cili shpeshherë i jepet presidentit të Amerikës pasi të ketë vrarë në emër të paqes një numër të konsiderueshëm muslimanësh, në mënyrë parësore intelektualë.

PO PSE FLITET KAQ SHUMË PËR PAQEN, DHE THUAJSE ASPAK PËR LUFTËN?

Personalisht kam menduar gjatë rreth kësaj pyetje. Është pyetje shumë interesante. Si gjithmonë, për të gjetur një përgjigje të saktë e bindëse, asnjëherë nuk turrem mbas librave që i kanë shkruar njerëzit, sidomos për luftën e paqen. Sado të mençur të jenë njerëzit, kurrë nuk mund t’i gjesh ata të paanshëm, sidomos në këtë kohë kur censura shtetërore në rang botërore është më shtypëse se kurrë. Çdo intelektual paguhet, dhe në fund të ditës qeni leh aty ku ha.

Për të marrë një përgjigje objektivisht të saktë dhe logjikisht më të mirën, gjithmonë kthehem tek Kurani, sidomos mbasi më është bërë e qartë se në ç’botë censure jetojmë dhe se nën çfarë armiku jetojmë, kontrolli politik i së cilit nuk e bën të lehtë për ta gjetur të vërtetën duke lexuar libra njerëzish, që në rastin më të mirë dituria e tyre është e limituar ndërsa qëndrimet e tyre të jetë si të jetë puna reflektojnë interesat e tyre personale apo të botëkuptimit të tyre të formuar mbi interesa vetjake.

Kurani flet për luftë, për paqe, për miqësi, e për armiqësi. Kurani nuk është libër letërsie, që të fliste për një botë imgjinare, romantike, apo përrallash për t’i lexuar thjesht për të kaluar kohën. Ai flet për të vërtetat e mëdha të botës, për fenomenet e saj, për dobësitë e njeriut, për të metat e tij, dhe se si mund të tejkalohen ato të meta.

Kurani flet për Allahun, për njeriun dhe rolin e tij, për botën e fshehtë – një botë e cila mohohet me këmbëngulje nga pushteti modern për arsye pragmatiste, ashtu siç flet edhe për armiqtë e Allahut dhe armiqtë e njeriut.

Fakti që kryedjalli – Iblisi – është armiku i përbetuar i njeriut, dhe i zotuar që do të bëjë çdo gjë që është e mundur për ta humbur atë si hakmarrje, kjo është qenësore në plotësimin e qëllimit të krijimit të njeriut.

Shkurt, Kurani na tërheq vëretjen herë pas here se muslimani ka armiq. Armiqtë mund të jenë djajtë – pra të padukshëm, njerëzit, të krishterët, çifutët, paganët, të pafetë, por ata mund të jenë edhe vetë muslimanët për njëri tjetrin.

Kurani gjithashtu na tregon se armiqtë mund të jenë njerëz të largët, por ata mund të jenë edhe njerëzit më të afërt farefisnorë; mund të jenë prindërit, fëmijët, motrat, vëllezërit, bashkëshortët e bashkëshortet, apo anëtarë të tjerë të farefisit, dhe Kurani na ka dhënë shembuj konkretë rreth armiqësive të tilla.

Gjithashtu, armiku i njeriut mund të jetë edhe vetë njeriu, dhe ndoshta kjo është armiqësia më problematike.

Për më tepër, Kurani na tregon se njeriu e urren luftën ndryshe nga ç’gënjejnë perëndimorët për muslimanët se ata duan të vdesin në luftë – duke aluduar sikur kanë një formim psikologjik të etur për luftë. Kurani e mohon këtë pretendim mashtrues. “Lufta u është bërë obligim juve edhe pse e urreni atë” – Kurani, 3: 216.

Edhe pse Kurani flet për luftë, për armiqësi, apo për rrezikun e madh që na vjen nga armiqtë, sidomos në faktin se ata nuk do të heqin dorë së luftuari derisa ata të na kthejnë neve në fenë e tyre, “as çifutët e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të pasosh fenë e tyre” [Kuran, 3:120], muslimanët urdhërohen prerazi nga Allahu që ata të jenë të drejtë, që të mos i bëjë urrejtja ndaj një populli që të bëjnë padrejtësi, madje ata duhet të jenë të drejtë edhe nëse drejtësia është kundër veteve të tyre apo kundër njerëzve më të afërt të tyre.

Në të njejtën kohë, është shumë e rëndësishme të theksohet fakti se lufta apo armiqësia nuk janë fenomene jo natyrale edhe pse janë diçka që njeriu i urren, ashtu siç janë vdekja, sëmundja, fatkeqësitë e ndryshme etj. Kjo do të thotë se të jetosh me idenë se jemi të rrethuar me armiq, apo me mendësinë se lufta është pjesë e jetës, nuk do të thotë se kjo lloj jete nuk është normale dhe se njeriu nuk po jeton në kushte optimale.

Ashtu siç vdekja dhe sëmundjet janë fenomene natyrore të jetës së njeriut, dhe padyshim që ekzistenca e tyre ka një qëllim – Allahu patjetër që mund të kishte zgjedhur një mënyrë tjetër për ta ndarë njeriun nga jeta e kësaj bote, por ka zgjedhur vdekjen për një arsye shumë të madhe, edhe lufta apo ideja e të jetuarit në luftë ka një qëllim të madh.

Lufta apo edhe ideja se njeriu është i rrethekuar me armiq e bën atë të pjekur. Ajo e bën njeriun ta marrë jetën më seriozisht. Lufta e mençuron njeriun. E zgjon nga gjumi i shkujdesjes. Lufta është këmbanë që i godet fort mendjet dhe ndërgjegjen e njeriut.

Nëse njeriu jeton si në luftë, kjo lloj gjendje do të jepte disa rezultate të cilet janë të pamundura në kushte normale. Lufta forcon lidhjen e njeriut me njeriun. Lufta nxjerr në pah armiqtë dhe miqtë e vërtetë. Lufta e bën njeriun që ta marrë jetën seriozisht. Në gjendje lufte, truri i njeriut funksionin shumë më qartë se në kushte paqeje.

Lufta e bën familjen më të fortë. Në luftë kuptohet rëndësia e ferefisit, e besës, e marrëdhënieve të vërteta e të çiltëra. Lufta e bën njeriun të kuptojë rëndësinë e fesë e të idologjisë. Lufta i çon në vendin e duhur shumë gjëra: pozicionet e njerëzve, rolin e tyre, dhe rëndësinë e tyre natyrale.

Më e rëndësishmja, lufta e kthen njeriun tek Krijuesi i tij, e bën ta njoh Atë, t’i drejtohet atij, të largojë çdo lloj iluzioni për jetën, të lërë mënjanë çdo lloj forme të mësuari apo të njohurit të botës – që shpesh janë iluzione, e të kthehet tek shqisat e vërteta të kuptuarit, e kjo patjetër e bën ta njoh Allahun.

Lufta e bën njeriun që të ketë një qasje të ndryshme ndaj ekonomisë dhe stilit të jetës. Të jetuarit si në luftë mbi të gjitha është qasje ekonomike, punë efektive, dhe fokusim të shpenzimeve në gjëra të dobishme. Nëse njeriu jeton si në luftë, a mund të imagjiohet që ai të jetë mendjelehtë në shpenzimet që bën?!

Për ta përmbledhur, nuk ka rëndësi nëse e duam apo nuk e duam luftën, ajo është një e vërtete e jetës sonë, ashtu siç është vdekja. I mençur është ai i cili e kupton se lufta është diçka natyrale e jetës së njeriut dhe rrjedhimisht e jeton jetën në përputhje me këtë të vërtete. Për ta theksuar prap, lufta nuk është sforco apo thjesht një fatkeqësi apo in extremis, por një e vërtetë e pandashme e jetës së njeriut, e cila ka dobi dhe një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tij, në zhvillimin e tij mendor, në maturimin e tij, në strukturimin e jetës, dhe në forcimin e lidhjeve të njerëzve me njëri tjetrin që në kushte të mungesës së luftës nuk mund të ndodhin. Lufta i farkëson marrëdhëniet.

Gjithashtu, i mençur është ai i cili e jeton jetën si në luftë edhe nëse nuk dëgjohen krisma, edhe nëse tanket e armikut nuk patrullojnë rrugët tona, edhe nëse nuk shikojmë nëpër lagjet tona kufoma. Njeriu duhet të jetojë si në luftë sepse armiku ekziston gjithmonë. Ky është një prej mësimeve të vyera që na e përçon Kurani me shumë elekuencë.

PËRSE ARMIKU FLET PËR PAQE ATËHERË?

Edhe pse vendi me ushtrinë më të madhe në botë, me shpenzimet ushtarake më të larta se çdo vend tjetër, madje më të larta se shpenzimet ushtarake të pjesës tjetër të botës të marra së bashku, edhe pse vendi me një makineri ushtarake më të sofistikuar, Amerika flet për paqe. Amerika e cila është vendi që ka bërë luftëra më shumë se çdo vend tjetër në botë mbas luftës së dytë botërore, ajo na flet për paqe.

Më ironike është se mbas çdo shkatërrimi të një shteti musliman, mbas vrasjes së mijëra grave e fëmijëve muslimanë të pafajshëm, mbas shfarosjes mbas çdo gjenocidi, presidentit amerikan i jepet çmimi nobël për paqen.

Edhe më ironik është fakti se pasi Amerika masakron e vret një popull musliman, ajo kërkon të njihet edhe si çlirimitare apo shpëtimtare, siç ka bërë në Bosnje e në Kosovë. Në vend që figura e Bill Clinton të pështyhej sa herë që kosovarët ta shikonin, këtij kasapi i është vënë një bust në mes të Prishtinës si mirënjohje për të.

Kjo është shumë e thjeshtë. Armiku flet për paqen sepse kjo në vetvete është strategji lufte. Armiku nuk e ka të lehtë për ta mundur, zaptuar, apo kontrolluar një popull që e kupton luftën dhe e njeh armikun e vërtetë sado i fortë të jetë ky i fundit.

Gjithashtu, nëse një popull e njeh armikun dhe e urren atë, ai popull e ka fituar luftën e vërtetë ndaj tij sado i fortë të jetë ai armik, dhe sado të vrarë të kenë rënë në atë luftë. Njohja e armikut, urrejtja ndaj tij, dhe të jetuarit me sy hapur se jemi në luftë është arma më e fortë ndaj armikut.

Amerika dhe Britania e Madhe nuk janë vende sharlatane. Ato e dinë rëndësinë e propagandës. Ato harxhojnë në propagandë më shumë se për municone e tanke. Strategjia e tyre luftarake është që t’ua mbushin mendjen muslimanëve që të relaksohen e të mos frikësohen sepse ata nuk po vrasin njerëz të pafajshëm, që të mos jetojnë si në luftë, që ta marrin jetën me sportivitet, se ata nuk janë armiku në fakt, por armiku është dikush tjetër – çdo armik folklorik që secilit popull i është paracaktuar nga Perandoria Britanike kur ka formuar shtetet.

Vendi më vrastar, më i padrejtë, më terrorist, më shkatërrues, më shfrytëzues, që i ka duart e lyera në gjak fëmijësh të pafajshëm, na flet për paqe. Amerika na thotë se ne duhet të relaksohemi. Madje, ajo kërkon të na mbushi mendjen se të flasësh për luftë, për armiqësi, për rrezikun që na vjen nga Amerika dhe qeveritë e saj sekulariste nëpër botë, e gjitha kjo është ekstremizëm dhe diçka jo natyrale.

KONKLUZIONI

Nëse armiku flet për paqe, ai flet si pjesë e strategjisë së tij luftarake. Është në dobinë e armikut që muslimanët të relaksohen, ta marrin jetën me mendjelehtësi, që muslimanët të mos bashkohen me njëri tjetrin kundër armikut, që muslimanët të mos mendojnë për luftën, të mos mësojnë për të, të mos e njohin këtë art sepse kështu ata kontrollohen e shfrytëzohen më kollaj, dhe mbahen më lehtë nën pushtim. Armiku na mëson ne që të mos e urrejmë atë.

Gjithësesi, pavarësisht se nga cili armik cënohemi, e vërteta e madhe është se lufta është një një fakt i pamohueshëm i jetës së njeriut dhe një veçori e shoqërisë njerëzore. Sa më shumë njeriu ta kuptojë luftën, ta njoh atë, ta përsos artin e saj, ta strukturojë jetën në përputhje me këtë të vërtetë, sa më mirë për të. Njohja e luftës dhe pranimi i kësaj të vërtete i jep avantazh njeriut. Të mendosh se jeta është relaks, sportivitet, aheng, humor, qejf, apo pushime verore, kjo është mendjelehtësi dhe mungesë pjekurie mendore.

Ahengu ka vendin e tij në jetën e njeriut, ashtu si kripa në gjellë, por asesi nuk ka rol qëndror. Në fund të fundit, luftën e fiton i mençuri, jo thjesht ai i cili ka armët më të sofistikuara. Ahengu, për të cilin disa shtete kanë formuar edhe departamente për të, nuk është mençuri, por mungesa e saj.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post