LOGIN
Home » Khawarixhët: Tradhtia që i bënë Perandorisë Osmane

Khawarixhët: Tradhtia që i bënë Perandorisë Osmane

by Kukes Post
0 comment

Ndër organizimet e fundit politike të khawarixhëve ishte padyshim tradhtia që shumë arabë e jo arabë i bënë Perandorisë Osmane. Ndërkohë që kalifati i fundit legjitim musliman po sulmohej gjatë luftës së parë botërore nga të katër anët, kundër së cilit ishin bashkuar të gjithë evropianët – Perandoria Britanike, Franca, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria, Italia dhe shtetet e tjera satelite, tradhtarët arabë u ngritë në luftë kundër kalifit të tyre në atë që njihet në histori si “Revolta e Madhe Arabe.”

Revolta Arabe kundër Perandorisë Osmane ishte organizim politik khawarixhësh. Tradhtarët arabë, shpesh duke e përlyer tradhtinë e tyre me ngjyra fetare, se gjoja do të formojnë një kaliftat të tyre edhe më të mirë me ndihmën e britanikëve, nuk ishin asgjë tjetër veçse khawarixhë mendjelehtë dëmin e së cilëve edhe sot po e ndjejmë.

Mbas rënies së kalifatit të fundit musliman, të gjithë këta khawarixhë arabë u vendosën në pushtet nga britanikët, u paguan mirë me para për tradhtinë e tyre, dhe i ndau në shtete e qytet-shtete. Shumë prej tyre u bënë mbretër, disa të tjerë emirë apo sultanë, e të tjerët presidentë e kryeministra.

Është shumë e habitshme se si sot të gjithë këta khawarixhë vazhdojnë ta tradhtojnë umetin islam, ta presin në besë atë, të përfitojnë nga bashkëpunimi i tyre i ndyrë me Mbretërinë Britanike e me Amerikën, dhe janë pikërisht këta khawarixhë që sponsorizojnë grupe terroriste, dhe më e turpshmja është se pikërisht këta khawarixhë flasin kundër khawarixhizmit e kundër revoltave kundër liderit. Sa hipokrizi e madhe!

Perandoria Britanike iu premtoi këtyre khawarixhëve para dhe poste politike nëse ata do të bashkëpunonin kundër Perandorisë Osame. Për fat të keq, barbarët dhe paganët britanikë arritën t’i mashtronin këta mendje lehtë e naivë. Rezultati ishte katastrofik. Perandoria Osmane u rrëzuar, dhe umeti islam përfundoi ashtu siç e shikojmë të gjithë ne sot: i përçarë, nën pushtetin e barbarëve britanikë, i copëtuar, i drejtuar nga agjentë e spiunë të monarkisë britanike, i dobët politikisht, dhe i kthyer në një plaçkë luftë.

Tradhtarët dhe khawarixhët arabë përfituan ndërsa umeti humbi.

Umeti islam sot trajtohet nga Amerika dhe Perandoria Britanike në mënyrën më tallëse. I vret muslimanët sa herë ua kërkon interesi. I shkatërron vendbanimet e muslimanëve sa herë duan të bëjnë një stërvitje ushtarake. Ua vjedhin burimet natyrore pa më të voglin hezitim, ndërsa tradhtarët qëndrojnë në postet e lyera me gjak, poste të cilave ua kanë dhënë paganët britanikë.

Po! Ua pamë sherrin khawarixhëve. Ua pamë sherrin terroristëve e tradhtarëve, ata të cilët bashkëpunuan me barbarët e paganët britanikë kundër Perandorisë Osame – kalifatit të fundit të muslimanëve.

Këta tradhtarë u paguan mirë nga britanikët dhe u vendosën në pushtet. Çdo lidër arab, çdo politikan, çdo president, kryeministër apo emir, të gjithë janë pasardhës të këtyre khawarixhëve e tradhtarëve. Prandaj këta rrinë si pula të lagura dhe nuk e ngrenë zërin për asnjë çështje që ka të bëjë me umetit.

Këta khawarixhë e terroristë kujtuan se britanikët do t’i nderonin. Këta injorantë e naivë – ashtu siç gjithmonë khawarixhët kanë qënë, vendosën një interes të vogël personal – ca para e një pushtet nën hyqmin e mbretërisë britanike, mbi interesin e umetit.

Allahu e ndihmoftë umetin islam dhe e ruajt atë nga çdo tradhtar, nga çdo spiun e agjent, nga çdo khawarixh e nga çdo bashkëpuntor me armikun – a sa shumë janë shtuar tradhtarët e spiunët brenda umetit.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post