LOGIN
Home » ARMIQTË SHQIPFOLËS TË MUSLIMANËVE NË BALLKAN

ARMIQTË SHQIPFOLËS TË MUSLIMANËVE NË BALLKAN

by Kukes Post
0 comment

Kur shikojmë shqiptarë në media që flasin kundër fesë islame, apo agjentë shtetërorë që janë tepër aktivë online duke bërë luftë mediatike kundër muslimanëve, kjo tregon se agjenda britanike për spastrimin e Ballkanit nga muslimanët nuk ka mbaruar akoma, edhe pse ka zgjatur më shumë se një shekull.

Paganët perëndimorë, të kryesuar nga britanikët e amerikanët, kanë pasur një agjendë të qartë: një Ballkan pa muslimanë.

Masakrat kundër muslimanëve të Ballkanit gjatë pushtimit britanik në fillim të shekullit të kaluar nuk ishin asgjë tjetër veçse pjesë e agjendës britanike të një Ballkani pa muslimanë.

Konferenca e Londrës e vitit 1913 e organizuar nga monarkia britanike kishte një objektiv final: një Ballkan pa muslimanë. Rrjedhimisht, kjo konferencë e padrejtë i copëtoi muslimanët në shumë shtete me qëllim që të ngeleshin pakicë në çdo shtet. Kjo ishte pjesë e kësaj agjende famëkeqe britanike.

Vrasjet e organizuara nga qeveria e Ahmed Zogut kundër qytetarëve shqiptarë me ndihmën e britanikëve dhe shteteve të tjera perëndimore ishte pjesë e agjendës për spastrimine Ballkanit nga muslimanët.

Vendosja e Enver Hoxhës në pushtet – këtij spiuni britanik, me qëllim që të luftonte muslimanët e Shqipërisë, ishte pjesë e agjendës për shkatërrimin e muslimanëve në Ballkan. Në fakt, qeveria e Enver Hoxhës arriti kulmin kur ajo e ndaloi fenë islame plotësisht për afro tre dekada duke e shpallur Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë.

Masakrat kundër çamëve gjatë luftës së dytë botërore, për të mos përmendur konvertimet me forcë të muslimanëve në ortodoksë më përpara, ishte pjesë e agjendës britanike kundër muslimanëve të Ballkanit.

Lufta civile e 97-të në Shqipëri dhe gjithë trazirat e viteteve ‘90-të ishin pjesë e planit për shkatërrimin e muslimanëve në Ballkan. Këto trazira bënë që me mijëra shqiptarë të linin vendin e tyre e të përfundonin rrugëve të Evropës. Emigrimi i shqiptarëve të Republikë së Shqipërisë gjatë viteve ’90-të dhe në fillim të shekullit XXI i ngjan një spastrimi etnik të vërtetë.

Lufta e Bosnjes dhe vrasja e masakrimi i mijërave muslimanëve nga ushtria ateiste e Jugoslavisë, që për një kohë u drejtuar nga vetë qytetari amerikan dhe agjenti i CIA-s Milan Paniç, ishte demonstrimi më barbar i luftës britanike kundër muslimanëve të Ballkanit.

Edhe lufta kundër Kosovës që spiunë dhe agjenti i CIA-s Sllobodan Millosheviç ndërmori ishte një manifestim i egër i luftës britanike për spastrimin e Ballkanit nga muslimanët. Miku i ngushtë i monarkisë britanike, Sllobodan Millosheviç, jo vetëm që u la i lirë t’i therte muslimanët në Bosnje e Kosovë si në mesjetë, por ky terrorist u suportuar dhe u mbështet nga vetë britanikët dhe amerikanët për realizimin e masakrave çnjerëzore të Srebrenicës në vitin 1995 dhe Reçakut në vitin 1999.

Sa për rikujtim, masakra e Srebrenicës, bazuar edhe në qëndrimet zyrtare, ishte një besëprerje e pastër e OKB-së pasi muslimanët boshnjakë ishin marrë nën mbrojtje nga trupat e kësaj organizate, mirëpo ata iu dorëzuan ushtrisë jugosllave të terroristit britanik Sllobodan Millosheviç.

Për fat të keq, agjenda britaniko-amerikane për de-muslimanizimin e Ballakanit dhe spastrimin e gadishullit nga feja islame vazhdon edhe sot, ndoshta më e ashpër se kurrë, por në një dimension tjetër. Kjo luftë po bëhet me forma të tjera: përmes propagandës mediatike, në emër të nacionalizmit, në emër të shqiptarisë, apo nën flamurin e evropianizimit, e deri tek suportimi apo promovimi i muslimanëve heretikë.

Shpesh e më shpesh, po dëgjojmë oficerë të shërbimeve sekrete të shtetit shqiptar dhe atij kosovar duke iu bërë presion muslimanëve: ikni nga këtej, shkoni në arabi, mos flisni arabisht – e shprehje të tilla.

Theksimi i nacionalizmit dhe mitologjisë së origjinës së shqiptarëve më tepër se sa duhet nga vetë qeveria shqiptare dhe ajo kosovare nuk është asgjë tjetër veçse luftë kundër fesë islam dhe kundër muslimanëve autoktonë ballkanas. Këta batakçinj shpesh shprehen se ata nuk po luftojnë islamin, por po mbrojnë shqiptarinë, pra kërkojnë të na imponojnë një fe pagane që në pamje të parë duket shumë legjitime.

Agjentët e qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare – këta spiunë të CIA-s dhe shërbëtorë të pushtuesëve britanikë, janë në të vërtetë armiqtë më të mëdhenj të shqitarisë e të popullit shqiptarë. Këta janë armiqtë më të mëdhenj të vendit tonë. Këta agjedë nuk janë asgjë tjetër veçse hajdutë të rëndomtë, hajna të pamoralshën, që flasin në emër të kombit, por sa të kthejnë shpinën ata bëhet zhvatësit më të pashpirt të vendit tonë.

Gjithësesi, kjo luftë kundër muslimanëve ballkanas duhet adresuar vetëm politikisht. Këta spiunë e agjentë shtetërore, që nxjerrin vrerë kundër muslimanëve, iu duhet drejtuar gishti për atë që janë: spiunë e shërbëtorë të armikut. Këta bëjnë pjesë në të njejtim kamp me Sllobodan Millosheviçin, me Milan Paniç, me presidentin amerikan e me mbretërinë britanike sepse të gjithë këta janë paganë e armiq të përbetuar të fesë islame.

Lufta kundër muslimanëve të Ballkanit vazhdon, edhe pse e maskuar me lloj lloj flamujsh – me flamurin e nacionalizmit, kombit, evropianizmit, aleancës me Amerikën etj. Kjo luftë kërkon kundërpërgjigje intelektuale. Ne muslimanët duhe t’i demaskojmë këta agjentë shtetërore. Populli duhet ta marrë vesh të vërtetën e tyre, se ata janë armiqtë e vërtetë dhe përçarësit e kombit tonë.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post