Home » A DUHET T’I RESPEKTOJMË LIGJET E REPUBLIKËS: ASPEKTI LEGAL, POLITIK, IDEOLOGJIK, DHE MARRËDHËNIET E MUSLIMANËVE ME LIGJET SEKULARISTE TË PADREJTA

A DUHET T’I RESPEKTOJMË LIGJET E REPUBLIKËS: ASPEKTI LEGAL, POLITIK, IDEOLOGJIK, DHE MARRËDHËNIET E MUSLIMANËVE ME LIGJET SEKULARISTE TË PADREJTA

by Kukes Post
0 comments

Shpesh i dëgjojmë propagandistët e shtetit, pse jo, edhe njerëz të veshur me petkun e fesë, të flasin për respektimin ndaj ligjeve të republikës. Do t’i përgjigjem kësaj pyetje dallëzore e të helmuar në tre aspekte.

I

Aspekti i parë, në çdo shoqëri njerëzore ku ka një autoritet qëndror polilik, pra që ka mandatin, fuqinë, dhe kontrollin për drejtimin e njerëzive, aty ka ligje pavarësisht nëse ato janë të drejta apo jo, të buruara nga një libër hyjnor apo jo, apo qofshin edhe dekrete arbitrare të udhëheqësit.

Republika është një prej formave të pushtetit, që është aplikuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1776, dhe që është shpikur nga Perandoria Britanike si një model për të kontrolluar botën, dhe për të vendosur rendin e saj të ri botëror. Si çdo model tjetër qeverisës, edhe republika funksionon mbi ligje e rregullore. Kuptohet, në pjesën dërrmuese të tyre, këto ligje janë të buruara nga Perandoria Britanike, apo reflektojnë frymën e agjendave politike të kësaj perandorie apo të monarkisë britanike, prandaj ligjet e republikave janë thuajse identike në pjesën më të madhe; në shumë raste, ato janë përkthim nga anglishtja.

Në rastin e republikës, ligjet dhe procedurat ligjore janë baza dhe udhëzuesi ku gjykata e bazon vendimin e saj, ashtu sikurse ato janë manuali për punën e policisë e të prokurorisë, objektiva kryesore e të cilëve është të mbrojnë shtetit, jo thjesht individin.

Policia dhe prokuroria nuk të pyesin nëse ke respekt për ligjin apo jo. Nëse e shkel ligjin, policia të arreston, të plotëson dosjen dhe i dorëzohet prokurorisë për ta çuar në gjykatë. Nga ana tjetër, edhe gjykata nuk të peytën nëse ke respekt për ligjin apo jo. Në fakt, edhe injoranca ndaj ligjit apo ekzistencës së tij, në shtetin modern nuk mund të shërbejë si një justifikim lehtësus ndaj akuzës. Republikës nuk i intereson nëse kundërvajtësi apo i akuzuari është i vetëdijshëm për ekzistencën e ligjit apo jo, aq më pak nëse ka dashuri për atë ligj.

Çështja është shumë e thjeshtë: nëse shkel ligjin, dënohesh, dhe shteti modern ka një makineri të tërë gjykatësish, prokurorësh, e policësh të mirëpaguar – punëtorë të bindur të shtetit, për ta bërë punën.

II

Aspekti i dytë, që është ai politik, republika nuk është entitet moral, nuk ka agjenda morale dhe largpamëse për shoqërinë. Qëllimet apo objketivat e shtetit sekularist apo të republikës janë kontrolli i njerëzive dhe mbajtja e tyre në një gjendje sa më të shantazhueshme. Për shembull, feja islame dhe mënyra se si ajo e koncepton shtetin ndryshon krejtësisht nga republika apo shteti laik i Perandorisë Britanike. Të gjitha ligjet e fesë islame sillen rreth pesë objektivave madhore: mbrojtja e jetës, e fesë, e mendjes, e nderit (prejardhjes dhe familjes), dhe e pronës. Nëse republika i realizon ndonjërën nga këto objektiva, ajo i realizon në mënyrë dytësore pasi qëllimi kryesor i saj është kontrolli i njerëzve dhe mbojtja e shtetit. Prandaj, një pjesë e madhe e ligjeve i janë dedikuar mbrojtjes së shtetit.

Për këtë arsye, nga pikëpamja politike, republikës nuk i intereson që njerëzit ta respektojnë ligjin, edhe pse kjo mund të duket absurde apo kundërintuitive. Sa më shumë ta shkelin qytetarët ligjin, apo të bëjnë korrupsion, aq më mirë për shtetit sepse kjo mund të shërbejë si mjet shantazhi për ta. Me fjalë të tjera, shkelja e ligjit ia lehtëson shtetit kontrollin mbi qytetarët, sidomos shtetit modern që është shumë më i fortë se qeveritë e një bote para zhvillimit teknologjik.

Republika lulëzon mbi njerëz të dobët, të nënshtruar, e të shantazhueshëm, kështu që shkelja dhe mosrespektimi i ligjit janë fenomene që vetë shteti i inkurajon përmes rrugëve informale, përmes partive politike, e përmes shërbimeve sekrete.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si, për shembull, në Republikën e Shqipërisë është e pamundur të mbarosh një shkollë, të marrësh një punë, të hapësh një biznes, të ngresh një korporatë, të ndërtosh një shtëpi, të marrësh një vizë, një të drejtë studimore, një bursë, të diplomohesh, të apo të marrësh një liçensë për hapjen e një kanali televiziv apo të një shtëpie botuese pa korrupsion. Kjo ndodh jo se qytetarët nuk duan ta zbatojnë ligjin, pra se ata janë të korruptuar, porse vetë shteti i ka bërë ligjet e atilla që e ka bërë të pamundur të jetosh në mënyrë legale duke zbatuar ligjet. Jo vetëm kaq, por është po vetë shteti që ua jep si model qytetarëve se si të ecin përpara duke shkelur apo anashkaluar ligjet përmes një ‘miku,’ partie politike, përmes ryshfetit, përmes favoreve të ndërsjellta, dhe mbi të gjitha, përmes gadishmërisë për t’i shërbyer shtetit si agjent, spiun, apo informant i thjeshtë.

Nga ana tjetër, çuditërisht republika e penalizon ashpër çdo qytetar që kërkon të jetojë duke zbatuar ligjet, apo që kërkon të jetojë i lirë e me dinjitet. Kuptohet, shteti zyrtar kurrë nuk e nxjerr kokën e t’u drejtohet qytetarëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë e t’u thotë se “nëse kërkoni të jetoni duke respektuar rregullat e lojës, ju do ta pësoni.” Këtë e thonë spiunët dhe agjentët e shtetit, makina e propagandës, profesorët, mjekët, avokatët, dhe partitë politike, por në vetëvete të gjithë flasin në emër të shtetit.

Me pak fjalë, shteti ka interes politik që të gjithë ta shkelin ligjin sepse kështu përfundon në një individ me të drejta intelektuale më keq se skllav.

Për ta përsëritur, shkelja dhe anashkalimi i ligjeve e bën shoqërinë të shantazhueshme dhe lehtësisht të kontrollueshme. Gjithësesi, shteti i mban duart e lara nga ky proces djallëzor, dhe gjithmonë akuzon vetë qytetarët për korrupsion. Në aspektin legal, shteti sillet sikur ai është viktima, por njerëzit kërkojnë ta zhvatin atë. Në realitet është krejt e kundërta; shteti vetë është inkurajuesi më i madh i korrupsionit, dhe ligjet apo sistemi gjyqësor janë dizenjuar në mënyrë të atillë që prodhojnë vetëm korrupsion.

III

Aspekti i tretë është ai moral apo ideologjik. Logjikisht, republika me ligjet e saj kërkon të luaj rolin e një zoti në shoqëri, kështu që predikon idenë se ligjet e saj janë superiore, sidomos krahasuar me fenë islame. Pra, ekziston një përplasje e vazhdueshme mes Islamit dhe Sekularizmit Britanik.

Sa për informacion, feja islame është feja e vetme sot në botë që ka një sistem ligjor ndryshe nga fetë e tjera. Krishtërimi, për shembull, nuk e ka të zhvilluar aspak sistemin ligjor; është fe e mbarua, kështu që sekularistët nuk kanë ndonjë konflikt me ta. Është fe pa një kod të qartë penal e civil, kështu që sekularistët konsiderojnë si antagonistë ligjorë vetëm muslimanët.

Kështu që, kur propagandistët e shtetit flasin për respektim ndaj ligjit, shpesh ata iu referohen muslimanëve, dhe kërkojnë t’i bindin ata se ligjet islame janë të prapambetura, apo se tani jetojmë në një shtet modern dhe se duhet të heqim dorë nga ato ligje qoftë edhe për arsye praktike.

Kur sekularistët e republikës kërkojnë nga ne që t’i respektojmë ligjet, ata e kanë fjalën që të tregojmë respekt ideologjik, por nga ana politike sa më shumë që muslimanët t’i shkelin ligjet, aq më mirë për shtetit sepse kështu ata shantazhohen më kollaj.

A DUHET T’I RESPEKTOJMË LIGJET E REPUBLIKËS IDEOLOGJIKISHT?

Për muslimanin, feja islame është e vetmja fe e drejtë, dhe ligjet e saj janë të vetmet ligje superiore, të drejta, që e trajtojnë njeriun në mënyrë të drejtë, që e respektojnë dinjitetin e njeriut, dhe në to është paqja, prosperiteti, morali, dhe drita e udhëzimit. Çdo ligj tjetër përveç ligjeve të fesë islame janë të gabuara, dhe në rastin më të mirë, siç është rasti i çifutëve e të krishterëve, janë ligje të shfuqizuara.

Sa i përket ligjeve të republikës, në thelb ato janë ligje të Perandorisë Britanike; ato janë ligje pagane që i shërbejnë paganizmit britanik dhe monarkisë pagane britanike. Për më tepër, ligjet e republikës janë ligje të padrejta, shtypëse, që kërkojnë të arrijnë vetëm qëllimin e kontrollit e të shantazhit të qytetarëve.

Ligjet sekulariste të republikës janë ligje që nuk prodhojnë barazi, drejtësi, e shance të barabarta për të ecur përpara. Përkudrazi, këto ligje prodhojnë vetëm korrupsion dhe lejojnë më të korruptuarit e shoqërisë që të ecin përpara. Këto ligje kanë për qëllim kryesor bllokimin e njerëzve, kontrollin e burimeve natyrore, kontrollin ekonomik të tyre, dhe kthimin e qytetarëve në spiunë e agjentë të rëndomtë të shtetit. Ligjet e republikës nuk kanë respekt për dinjitetin e njeriut ashtu siç feja islame ka konsideratë të lartë për dinjitetin e qytetarit.

Për këtë arsye, ne muslimanët nuk duhet të kemi respekt ideologjik apo nderim për ligjet sekulariste të republikës. Në radhë të parë, ato ligje janë njerëzore dhe nuk burojnë nga Kurani dhe Tradita e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) si të vetme burime ligjore të drejta e hyjnore. Së dyti, ligjet sekulariste janë ligje pagane britanike, pra që kanë ardhur nga pushtuesi. Së treti, qëllimet e këtyre ligjeve janë jo sublime, por thjesht kontrolli dhe shantazhimi i njerëve. Së fundmi, këto ligje nuk garantojnë drejtësi, barazi, dhe nuk iu japin një mundësi të barabartë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ne muslimanët nuk duhet të kemi respekt ideologjik për këto ligje të padrejta, të korruptuara, e që çojnë përpara agjendat britanike të kontrollit të botës.

Thënë kjo, muslimanët nuk duhet t’i shkelin ligjet e republikës sepse shteti nuk të pyet nëse i nderon me zemër ato ligje apo jo. Nëse shkel ligjin dënohesh apo shantazhohesh.

Në fakt, muslimani duhe t’i lexojë ligjet e republikës dhe të jetë i aftë për t’u mbrojtur nga ato, ashtu sikurse ai duhet të jetë politikisht i mençur që të mos e vendos veten në një situatë ku mund të shantazhohet nga shteti i padrejtë sekularist.

Gjithashtu, duke pasur parasysh se ligjet e republikës janë ligje të padrejta, të pamoralshme, inferiore, dhe që prodhojnë vetëm korrupsion, do t’i këshilloja muslimanët që nëse përballen me shtetin apo me gjykatat, duhet ta anashkalojnë avokatin. Situata duhet të marret në dorë nga vetë ata, sidomos duke e ditur se shteti është armiku ynë, dhe avokatët janë në vetvete shërbëtorë të shtetit.

Gjithashtu, do t’i këshilloja muslimanët që t’i evitojnë gjykatat për çështje civile me aq sa është e mundur sepse përveç se ligjet janë të korruptuara e të padrejta, edhe procedurat ligjore janë të formuluara në mënyrë të atillë që prodhojnë vetëm humbje kohe, konfuzim, shantazhim, lodhje, dhe aspak drejtësi. Mos u mashtroni nga raste të veçanta kur jepet drejtësi sepse gjykatat sekulariste japin drejtësi në një rast me qëllim që të shtypin nëntëdhejtë e nëntë të tjera.

Për ta mbyllur, republika është një formë pushteti britanike, dhe që në vetvete është pjesë e pushtetit të Perandorisë Britanike. Në aspektin legal, ligji vepron mbi çdo individ pavarësisht pikëpamjeve ideologjike apo vetëdijes ndaj tij. Nëse shkel ligjin, dënohesh, dhe shteti modern është shumë i fortë për ekzekutimin e ligjit edhe pse luan rolin e viktimës në shumicën e rasteve. Në aspektin politik, republikës i intereson që njerëzit ta shkelin ligjin dhe të bëjnë korrupsion sepse kështu ata janë më të kontrollueshëm e të shantazhueshëm. Nëse shkel ligjin, politikisht mund të vdesësh, dhe pikërisht këtë do republika. Në aspektin ideologjik, shteti do që njerëzit ta venerojnë ligjin dhe ta nderojnë atë, ekzaktësisht si ne aspektin fetar. Duke e ditur se muslimanët e shikojnë ligjin sekularist me inferioritet, sekularistët e shikojnë një gjë të tillë me shqetësim, prandaj e adresojnë këtë çështje vazhdimisht nëpër media. Gjithësesi, njeriu është i lirë me zemër të dojë apo të urrejë kë të dojë e çfarë të dojë, kushtu që ne muslimanët jemi të lirë t’i urrejmë ligjet e padrejta sekulariste, ligje të cilat prodhojnë vetëm padrejtësi e korrupsion edhe pse në aspektin legal ne nuk i shkelim ato.

Sabri Lushi

January 24

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post