Për mendimin tim, kjo pyetje nuk kërkon një përgjigje të zgjeruar; çështja është më e thjeshtë se mund të përceptohet. Kanada është një shtet tipik sekularist, ku pushteti është i përqëndruar në duart e një njeriu, pra të monarkut britanik dhe të mafias së tij politike.
Në Kanada, mafia monarkike kontrollon çdo gjë: ekonominë, kompanitë, punëdhënien, arsimin, ligjet, gjykatësit (spiunët më të rëndomtë të shtetit), policinë, ushtrinë, krimet, vrasjet, e deri në gjërat më të rëndomta të shoqërisë.
Për ata që nuk janë të informuar rreth shtetit kanadez, gjyqësori është pushteti më i kalbur dhe i korruptuar.
Kanada nuk është shteti i të drejtës ligjore dhe i barazisë përpara ligjit. Shteti nuk i është i të gjithëve. Sa më afër mafias monarkike të jesh, aq më shumë privilegje ke në këtë shtet të korruptuar.
Qytetarët kanadez janë të ndarë në shtresa; jo të gjithë kanë të drejta të barabrta, por çdo gjë është e bazuar në ligje e rregulla mafioze e sekrete.
Sa i përket teatrit politike, çdo gjë është e vendosur në prapaskenë. Zgjedhjet janë thjesht një formalitet tallës për popullatën. Gjithësesi, deputetët kanadez nuk kanë gjë në dorë përveçse t’i thonë “amin” ligjeve barbare e shtypëse të monarkisë. Për fat të keq, ligjet kanadeze janë ligje të padrejta, që simbolizojnë një botë mafioze dhe një civilizim xhungle.
Ashtu siç e kam quajtur edhe herë të tjera, Kanada mund të konsiderohet si varrezë emigrantësh, që i ka shërbyer shumë pushtetit pagan britanik.
Sabri Lushi