Pushtimi dhe copëtimi i trojeve shqiptare nga Britania e Madhe më 1912, copëtim që kishte filluar më parë me krijimin britanik të principatës greke dhe serbe, starton periudhën më të errët dhe më tragjike për trojet shqiptare. Britania e Madhe nuk do të ndalej në masakrat dhe në luftën e saj pagane dhe të pabesë ndaj shqiptarëve, luftë që do të njihej tek shqiptarët në dy periudha kryesore: Koha e Zogut dhe komunizmi, të cilat përkatësisht do të drejtoheshin nga dy terroristët britanikë: Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Ndërsa viti 1990 e futën Shqipërinë në një nivel tjetër dhe final të luftës britanike ndaj shqiptarëve, ku kjo axhendë do të fokusohej: në luftë dhe shkatërrim të kapaciteteve bujqësore, shkatërrim të plotë të industrisë, ndërtime pa leje, dëbim të shqiptarëve drejt emigrimit, shkatërrim të infrastrukturës, luftë pa kompromis ndaj fesë Islame, firma piramidale, krim të organizuar, qeveri të korruptuara, destabilizim dhe luftë civile (viti 97) rroga tepër të vogla dhe një jetë tepër të shtrenjtë.
Ndërsa sot jemi në vitin 2024 dhe agjenda britaniko – amerikane në Shqipëri është në finalen e vet. Shqiptarët tashmë janë dëbuar rrugëve të botës si qytetarë të dorës së tretë dhe të detyruar që kryesisht të merren me punë të paligjshme dhe të botës së krimit, por pa qenë të vetëdijshëm që një trend i tillë është i drejtuar dhe i menaxhuar nga shërbimet sekrete dhe qeveritë e vendeve ku ata kanë emigruar. Sot feja Islame, ajo të cilën e lufton më së shumti okupatori dhe terroristi britanik, është pa përfaqësim në pushtet dhe me xhami dhe imamë tërësisht nën kontrollin e shish dhe shërbimeve të tjera sekrete shqiptare, çka do të thotë që autoriteti zyrtar Islam në Shqipëri e ka të pamundur që të adresojë dramën në të cilën e ka zavarritur Britania e Madhe popullin shqiptar.
Edhe pse okupatori britanik ka kryer pothuajse me shqiptarët, me finalen drejt paganizmit, fshirjes të çdo gjurme historike dhe skllavërimit deri në palcë të shqiptarëve, sërish dëshmojmë ngjarje që tregojnë që kjo luftë nuk ka mbaruar akoma. Në fund të fundit shqiptarët përfaqësojnë 2 miliardë muslimanë osmanë dhe nuk përfaqësojnë një rryp toke me 600 mijë pleq që okupatorët e pagëzuan me emrin Shqipëri. Shqiptarët kanë qenë gjigandët e Perandorisë Osmane dhe padyshim hija e tyre dhe historia e tyre dridhën jo vetëm terroristët britaniko – amerikanë, por botën mbarë. Do të merrja si shembull vetëm Muhamad Ali Pashën e Egjiptit dhe dinastinë shqiptare të tij, e cila drejtoi me krenari Egjiptin, Mekën, Medinën dhe Sudanin deri në vitin 1953, për të rënë më pas nën zgjedhën britanike si shteti dhe perandoria e fundit në botë e lirë.
Kjo luftë së fundmi është identifikuar në fushën e blegtorisë. Mediat e vendit kanë raportuar protesta të shumta të fermerëve shqiptarë, të cilën kanë dalë shesheve për të protestuar në lidhje me uljen e çmimit të qumështit. Ulja e çmimit të qumështit përkthehet në falimentim të sigurtë të qindra e mijëra fermerëve shqiptarë. Nuk ka dyshim që kjo është një luftë e organizuar nga Qeveria Shqiptare së bashku me autoritetin okupator britaniko – amerikan, por personalisht denoncoj mungesën e mbajtjes së përgjegjësisë nga autoritetet e lartpërmendura dhe tentativën për të përdorur Serbinë si armiken dhe organizatoren e uljes së çmimit të qumështit. Të paktën një portal, fieri.info, në faceboook, këtë mesazh mundohej të përcillte tek shqiptarët.
Në fakt nuk është hera e parë që Amerika përdorën Serbinë për të maskuar punët e saja të pista, por vetë projekti i krijimit të shtetit serb në thelb, pos tjerash, ka pasur si funksion strategjik për të shërbyer artificialisht si vend armik ndaj shqiptarëve. Pra çdo gjë që amerikanët bëjnë në Shqipëri ata kujdesen mirë përmes propagandës që të akuzohet vetëm Serbia. Amerika dhe Britania e Madhe, edhe pse janë të vetmet që kanë autoritetin për të bërë gjithçka ndër shqiptarë, ata nuk janë akuzuar kurrë dhe nga askush, por gjithmonë janë akuzuar në mënyrën më naive dhe më qesharake Serbia ose Greqia – dy vendet që ka krijuar Britania e Madhe. Aq shumë janë kujdesur që të mbajnë duart e tyre të pastra në Shqipëri, sa që gjatë komunizmit nuk mbanin fare ambasada, edhe pse ata kishin pushtet absolut në vend e përtej kufinjve të Shqipërisë.
Shumë qesharake dhe shumë naive për të akuzuar Serbinë për çmimin e qumështit, sikur kamionët serbë nuk kalojnë ditën me diell në doganat shqiptare, sikur nuk lidhin kontrata me bizneset shqiptare nën garancinë e Qeverisë Shqiptare, por fluturojnë në qiell dhe na mbijnë në mes të qyteteve tona.
Të akuzohet Qeveria Shqiptare për çdo luftë ekonomike që u bëhet fermerëve shqiptarë; të akuzohet politikisht SHBA dhe Britania e Madhe për axhendën e tyre antishqiptare dhe t‘i jepet fund pengesave psikologjike që fillojnë me Serbinë dhe mbarojnë në Greqi.
Nderim Lushi
Janar 2024