LOGIN
Home » Makina e Parë Shqiptare – Terrorizëm dhe Tallje Amerikane

Makina e Parë Shqiptare – Terrorizëm dhe Tallje Amerikane

by Kukes Post
0 comment

Afganistani është shembulli tipik ku mishërohet njëkohësisht terrorizmi dhe tallja amerikane; vendosja në pushtet nga amerikanët i një grupi të kontrolluar talebanë, formalisht ndjekës striktë të fesë islame dhe konservatorë, nuk është bërë pengesë aspak për t‘i bërë të njohur në mbarë botën për prodhimin e makinës së parë afganistaneze, një makinë supersportive që lehtë bie ndesh me filozofinë islamike të talebaneve, por që përputhet me filozofinë terroriste të okupatorëve amerikanë. Kujtojmë që amerikanët emetojnë terrorizëm dhe tallje dhe supermakina afganistaneze sqaron rolin tallës të amerikanëve në këtë territor të shkërmoqur nga lufta dhe nga terrorizmi amerikan. Edhe pse prodhimi i kësaj makine nuk ka sqaruar asnjë detaj nga ngritja e industrisë mbështetëse miliarda dollarëshe, pra ka ardhur vetëm si një shfaqje i një makine që bën xhiro në një pistë, ku me çdo gjasë kjo mostransparencë lë të kuptojë që kjo makinë është prodhuar diku në Gjermani ose Japoni, aty ku industria e makinave kap qindra miliarda dollarë, sërish progapanda amerikane nuk ka hezituar ta quajë si makinën e parë talebaneze.

Afganistani është një territor me reliev të thyer dhe ka nevojë për mijëra kilometra rrugë, ujësjellëse, spitale, linja elektrike, shtëpi dhe mbi të gjitha ka nevojë për vende pune. Afganistani është një territor primitiv në prespektivën industriale dhe vendi i shtëpive me baltë dhe pa asnjë komoditet, kjo e shkaktuar kryesisht nga lufta dhe terrorizmi amerikan i stërgjatur në këtë vend, dhe gjëja e fundit që do të ngushëllonte afganistanezët është prodhimi pa asnjë industri mbështetëse dhe pa asnjë transparencë i një makine sportive që veç afganistanezëve nuk u hyn në punë. Por kjo është Amerika dhe ajo nuk heq kurrë dorë nga tallja që u bën vendeve që mban nën zgjedhë.

E fillova këtë koment denoncues me Afganistanin, pasi historia e makinës sportive në Afganistan së fundmi është përkthyer në gjuhën e Ilirëve dhe Pellazgëve, në gjuhën shqipe. Në fakt nuk ka as një javë që kosovari, Qëndrim Thaqi, ia ka dalë të prodhojë një makinë supersportive dhe e ka pagëzuar me emërin Illyrian. Ne që kemi kaluar në bankat e „mrekullueshme“ të shkollës shqipe kaq gjë e kemi mësuar që gjërat behen hap pas hapi dhe që të shkosh tek 10 -ta matematikisht duhet të kalosh 9-të numrat pararendës (pa llogaritur zeron, aty ku ne jemi), por Thaqi ka thyer çdo ligj fizike dhe çdo logjikë teknologjike duke kapërcyer direkt në një motor V8 6.2 litërsh me 850 kuaj fuqi dhe me një çmim 1.5 milionë euro çmim makine, makinë që do të konkurojë me Ferrarin.

Edhe pse shqiptarët e Ballkanit janë sot në gjendje lufte – Veriu i Kosovës, janë një vend me zero industri, një rajon ku qeveritë lokale nuk legalizojnë banesat, një vend me pagë mesatare 300 euro në muaj, një vend ku ekonomia është rikthyer tek kali dhe tek kazma, një vend pa hekurudha (viti 2024), një vend me spitale të shkatërruara, një vend unik në Europë me papunësi mbi 50%, një vend ku bujqësia po shkon drejt prodhimit zero, një vend ku mbi 90% e rinisë emigron rrugëve të Europës, një vend me sistem arsimor të shkërmoqur dhe vetëm në funksion të propagandës, një vend ku korrupsioni është unik në tërë Europën, por sërish në mënyrën më ironike së fundmi kemi festuar prodhimin e makinës së parë shqiptare supersportive, super të shtrenjtë, e cila i bije të jetë një supertallje e Amerikës me shqiptarët.

Prodhimi i makinës Illyrian vjen pa asnjë transparencë ligjore, pasi në trojet shqiptare është e pamundur të marrësh një leje për të ndërtuar një shtëpi e jo më të ndërtosh një makinë; Illyrian vjen pa asnjë lloj trasnparence teknologjike – nuk mund të prodhosh një supermakinë në një vend që nuk prodhon as vida; Illyrian vjen pa asnjë lloj logjike ekonomike – një popull që nuk blen dot një makinë 1000-eurshe (përjashto emigrantët) nuk ka logjikë që t‘i ofrosh makina 1.5 milion eurshe. Gjykuar këtë në prespektivën politike, ekonomike dhe gjykuar nga prespektiva e asaj se çka janë shqiptarët në Europë, kjo nuk është një histori suksesi e shqiptarëve, por një histori nënçmimi, terrorizmi dhe tallje amerikane e zakonshme ndaj shqiptarëve.

 

Nderim Lushi

Kukës 2024

Afganistan

Afgan Supercar

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post