LOGIN
Home » KANADA NUK ËSHTË SHTET LIGJOR, POR SHTET POLITIK, ZBATUES I TEORISË SË AJSBERGUT

KANADA NUK ËSHTË SHTET LIGJOR, POR SHTET POLITIK, ZBATUES I TEORISË SË AJSBERGUT

by Kukes Post
0 comment

Edhe pse Kanada e thekson më shumë se të tjerët për asrye politike, por ndër mashtrimet më të mëdha të shteteve moderne të formuara sipas modelit britanik sekularist të pushtetit është parimi i shtetit ligjor. “Ne jemi shtet ligjor,” “ne kemi ligj,” “është ligji që vendos,” e të tjera si këto citime janë shprehje të zakonshme që i dëgjon nga një politikan sekularist, në mënyrë tipike në perëndim.

Kur kryeministri kanadez thotë se, “ne jemi shtet ligjor,” a nuk e ka fjalën në pamje të parë se Kanadaja ka ligje ndërsa, fjala bie, Korea e Veriut nuk ka ligje. Në fakt, kjo e fundit pretendon se është shtet demokratik. Po, ku qëndron problemi atëherë?

Ç’ËSHTË SHTETI LIGJOR?

Me pak fjalë, ky koncept i referohet idesë politik se shteti është i organizuar plotësisht mbi ligje e parime, dhe se veprimet apo vendimet e punonjësve të shtetit, duke përfshirë edhe gjyqtarët janë të bazuara në mënyrë protokollare apo thuajse algoritmike mbi ligje e rregulla, dhe se roli subjektiv i tyre është, në mos i eleminuar krejtësisht, i minimizuar në maksimum.

Në një shtet ligjor, gjykatësi, prokurori, apo edhe punonjësi më i thjeshtë i shtetit nuk e ka në dorë t’i marrë vendimet sipas orekseve të tij personale, dhe se eprorët e shtetit që nga kryeministri apo mbreti nuk mund t’ia lejojnë vetes ta keqpërdorin pozicionin e tyre hierarkik për të imponuar kërkesa për vendime jashtë ligjeve apo rregulloreve të shtetit.

Në mënyrë ideale, në një shtet ligjor – në mënyrë se si theksohet nga perëndimorët, të gjithë qytetarët janë të barabartë. Punonjësit dhe gjyqtarët e shtetit veprojnë bazuar vetëm mbi ligje, rregulla, e protokolle pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, apo pozicionit politik e intelektual të personit që kanë të bëjnë me të. Qytetarët janë të gjithë të barabarët. Ata mund të shprehen të lirshëm, mund të investojnë, mund të bëjnë plane për jetën, mund të zhvillohen, dhe madje edhe mund të oganizohen politikisht për të propozuar ide, ligje, apo zhvillime të reja mbi shtetit.

Koncepti i shtetit ligjor sipas artikulimit kanadez është ne vetvete ide utopike, që nuk mund të realizohet. Më keq akoma, ky koncept është një perde që përdoret për të mbuluar realitetin e hidhur, ashtu siç dhe përdoret edhe si rimeso apo lustër për të zbukuruar një makineri shtetërore despotike që është shumë më shëmtuar se ç’mund ta mendojnë njerëzit.

FEJA ISLAME DHE LIGJI

Nëse me shtet ligjor nënkuptojmë një sistem politik ku roli i udhëheqësit politik cëngohet deri në pikën optimale dhe se roli i gjyqtarëve është i pakontrolluar pjesërisht nga kontrolli politik i liderit të shtetit apo elitës politike, këtë e ofron vetëm feja islame. Në një farë mënyre, këtë ka dashur ta theksojë perëndimi, qoftë edhe në mënyrë mashtruese apo edhe si strategji për shtrirjen e pushtetit në tokat muslimane.

Në fenë islame, ligjet më thelelore, siç është kodi civil, që në fund të fundit ndikon jetën e individit në mënyrë të drejtëpërdrejtë, apo kodi penal, apo qoftë edhe ligje që kanë të bëjnë me pronën dhe pasurinë e qytetarit, nuk janë të shkruara nga mbreti, udhëheqësi, parlamenti apo nga një grup gjyqtarët të emëruar nga pushteti, por nga autoriteti hyjnor, e si të tilla janë të pandryshueshme.

Sipas fesë islame, Zoti është sovrani, ligjvënësi, mbreti, dhe njëkohësisht dhe Ai i cili i vëzhgon qytetarët në veprimet e tyre, Ai i cili i merr në llogari ata në ditën e gjykimit të madh pas vdekjes, pa harruar edhe faktin se Allahu ua ka sqaruar besimtarëve se veprimet e tyre kanë pasoja edhe në këtë botë. Kjo nuk ngelet vetëm në rangun teorik të besimit, por vetëdija ndaj Krijuesit Vëzhgues reflektohet në mënyrë konkrete në sjelljen e individëve, ashtu siç devotshmëria është gjithashtu qëndrim publik cëngimi i së cilës ka pasoja të matshme, siç është reputacioni, humbja e mosbesimit, humbja e të drejtës për të shërbyer si dëshmitar, dhe kritikimi publik.

Ligjet që kanë të bëjnë me jetën e individit si për shembull vrasja, vjedhja e pronës private, martesa, trashëgimia, taksat, divorci, përgjegjësia ligjore mbi fëmijët, apo qoftë edhe ligje që kanë të bëjnë më kodin e veshjes nuk i ka në dorë mbreti, që t’i ndryshojë si të dojë, as parlamenti që të miratojë ligje në mënyrë teatrale sa herë që ia kërkon pushteti. Në fenë islame, ligjet janë konsistente dhe të pandryshueshme. Kjo pikërisht garanton drejtësi.

Për më tepër, gjyqtari sipas fesë islame e ka shumë të vështirë t’u bindet politikisht kërksesave politike të pushtet për verdikte gjyqësore sepse ligji është i qartë deri në masën që elementët themelorë mund të kuptohen edhe nga masat nëse nuk respektohen, kështu që gjyqtari nuk ka se si ta justifikojë ndryshimin e verdiktit sepse bie në sy haptas.

Me një fjalë, feja islame parashtron modelin real të shtetit ligjor ku, ashtu siç e kuptojnë apo perceptojnë edhe njerëzit e thjeshtë, i jepet përparësi ligjit, protokollit apo konceptit algoritmik të juridiksionit – pra, gjyqtari nuk e ka në dorë të japë çfarëdo lloj verdikti edhe po ta dojë një gjë të tillë sepse qartësia e ligjit dhe autoriteti i tij hyjnor e bëjnë këtë të pamundur.

Feja islame e edukon shoqërinë me parime, me rregulla, me ligje të qarta, ashtu siç e edukon me faktin se mbreti i vërtetë është vetë Allahu, dhe shkelja e çdo urdhëri hyjnor është refuzim i autoritetit të Zotit. Feja islame e mëson besimtarit se askush nuk duhet të dalë mbi urdhërin e Allahut, dhe se nuk lejohet që njeriu t’i bindet urdhërit të një njeriu tjetër edhe nëse ky i fundit është epror, prind, apo mbret në kundërshtim me urdhërin e Zotit. Nëse një besimtar i bindet urdhërit të dikujt tjetër përveç urdhërit të Allahut, qoftë edhe kur këtë e bëjnë gjyqtarët, atëherë nuk është vështirë për ta identifikuar një veprim të tillë, e rrjedhimisht shoqëria ka të drejtë të marrë veprime hakmarrëse. Kjo nuk ndodh, as edhe parimisht, nën pushtetin sekularist.

KANADA ËSHTË SHTET POLITIK, JO LIGJOR

Siç u tha më sipër, kur politikanët kanadezë e theksojnë sloganet se “ne jemi shteti i së drejtës,” ata nuk kanë për qëllim të thonë se Kanada ka ligje. Në fund të fundit, edhe Koreja e Veriut apo çdo shtet tjetër ka ligje. Ajo çfarë kihet parasysh me këtë slogan është ideja se në Kanada ligjet prevalojnë mbi urdhërat subjektivë apo tekat e klasës politike që janë të prirur për t’i kontrolluar qytetarët, për t’i burgosur ata, apo për t’i dëmtuar ata ekonomikisht.

Fjala bie, një qytetar kanadez mund të mos e shoh me sy të mirë pushteti politik, por ligji i ndalon pushtetarët për të marrë masa kundër tij. Nëse ky qytetar aplikon për punë, shteti nuk mund t’ia heqë dot të drejtën e punësimit; nëse aplikon për një leje biznesi, shteti është i detyruar t’a lejojë të prosperojë; nëse mbaron një shkollë, shteti nuk mund ta ndalojë një qytetar të tillë që të ndjek karrierën e tij, dhe mbi të gjitha, nëse përballet me gjykatat, gjyqtarët e kanë të pamundur që t’i bindet politikës për ta dënuar apo dëmtuar këtë qytetar. Rrjedhimisht, qytetarët janë të lirë të besojnë çfarë të duan, të aderojnë në çdo grup politik që ata e mendojnë të arsyeshëm, të zhvillojnë biznesin e tyre, të jetojnë jetën e tyre private si të duan, të rrisin fëmijët e tyre sipas parimeve të tyre, dhe të hapin edhe mediat e tyre nëse e dëshirojnë një gjë të tillë, apo nuk është kështu?!

E vërteta e madhe është se realiteti kanadez është krejt i ndryshëm nga një propagandë e tillë. Sllogane si ‘shteti i së drejtës,’ ‘pavarësia e gjyqësorit,’ ‘liria,’ dhe ‘të drejtat e njeriut’ janë mashtrime klasike të shtetit kanadez, apo të çdo shteti të ngjashëm perëndimor.

Në terren gjërat bëhen krejt ndryshe. Pushteti vepron mbi konceptin e ajsbergut, ku pjesa formale – ligjet, gjykatat, aplikimet, adminstrata, apo rregulloret janë maja e dukshme e ajsbergut, kurse shteti i vërtetë vepron në prapaskenë në mënyrë informale e sekrete.

Vendimet apo verdiktet e gjykatave, punësimi, bizneset, lejet, licensat, taksat, postet politike, adminstrata, shpenzimet e fondeve publike, tenderat, të drejtat e studimit, e deri tek akademia shkencore, të gjitha funksionojnë mbi parime politike, mbi vendime subjektive politike, mbi prapaskena, mbi marrëveshje sekrete, ndoshta deri në dejtaje që qytetarët e thjeshtë nuk i perceptojnë dot.

Pra, shteti i verëtetë është një kaos total informaliteti apo sekreti. Pamja e jashtme është një fasadë apo lustërim mashtrues që nuk ka lidhje me pushtetin e vërtetë kanadez. Edhe debati politik mes partive është teatër qesharak që nuk reflekton asnjë seriozitet apo përfaqësim real të qytetarëve.

Çdo ligj që bëhet, është thuajse specifik dhe mbi motive politike, jo mbi parime të përgjishme dhe me qëllim aplikimi të njëtrajtshëm e papërjashtim. Gjykatat janë strofullat e politikës, ku në sallat e gjyqit bëhet vetëm politike e propagandë politike, por jo politikë e debatit ndërpartiak.

Ekonomia është plotësisht e kontrolluar nga shteti informal. Çdo gjë që flitet për punësim mbi merita, për të drejta punësimi, apo për liri biznesi janë mashtrime banale të shtetit kanadez. Politika është e ndërthurur deri në palcë me ekonominë. Kaq kontroll ka shteti mbi ekonominë dhe botën e biznesit sa çdo vend pune apo promovim jepet mbi vendime politike dhe përmes kontrollit të shërbimeve sekrete.

Është e padrejtë që Kanada të quhet shtet ligjor apo shtet i së drejtës. Ky shtet nuk funksionon mbi ligje apo parime që garantojnë barazinë e qytetarëve, mungesën e persekutimit fetar, ideologjik, e politik, dhe që të garantojnë shance të barabarta për çdo qytetar. Përkundrazi, ky shtet udhëhiqet mbi parimet politike të kontrollit të qytetarëve, të marrjes së vendimeve gjyqësore rast pas rasti e në mënyrë sekrete, të kontrollit absolut të ekonomisë, dhe të zhvillimit të botës sektete mbi atë formale.

Ligjet dhe formaliteti shërbejnë për të mbajtur një reputacion të mirë e mashtrues, dhe për t’i përdorur ato ligje si pengesa apo dënime për çdo qytetar që refuzon t’i bindet shtetit në mënyrë inforale. Nëse qytetari kërkon të jetojë me dinjitet dhe në përputhje me ligjet e shtetit, thuajse është e pamundur të ecët përpara.

Kanada është sistem tipik i korruptuar dhe i padrejtë edhe pse është shtet relativisht i pasur. Pasuria e këtij shteti është më shumë vendim politik i Qeverisë Botërore Britanike se sa meritë e Qeverisë Kanadeze apo e ligjeve kanadeze.

Arsyeja se pse pushteti kanadez e përmend pafund konceptin e shtetit ligjor apo pavarësinë e gjyqësorit, këtë e bën për të mbuluar ekzaktësisht të kundërtën.

Koncepti i shtetit të së drejtës është mashtrim dhe teatër politik, jo realitet i prekshëm. Kanada nuk garanton parimet, por kërkon t’i bindë qytetarët se ka parime duke iu bërë publicitet shembujve sporadikë, si futja e një muslimani në kabinetin qeveritar apo vendosjen e një afrikani apo aziatiku në një post gjyqësor, dhe me këto shembuj Kanada kërkon të na mbush mendjen se nuk ka shtet informal apo persekutime politike. Drejtësia nuk është teatër apo bazuar në disa shembuj të gënjeshtrët që i orkestron vetë shteti.

Kanada është shteti i gjykatave të korruptuara, i ekonomisë së kontrolluar nga politika, i ligjeve të paqarta dhe të padrejta, i taksave abuzive, i mashtrimit politik, i despotizmit të veshur me rrobën e liberales, dhe i propagandës mbytëse.

Kanada është shtet politiko-despotik, jo shtet ligjor.

Sabri Lushi

Shkurt 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post