Emigrimi është ndër temat apo fenomenet shoqërore që, edhe pse kaq shumë i pranishëm dhe pjesë e jetës sonë, ka ngeluar pa u trajtuar siç duhet. Një pjesë e madhe e njerëzve e përjetojnë atë si dramë, të tjerë si model sukesi, por pak janë ata, për të mos thënë asnjë, që ulen dhe e trajtonë këtë problem nga pikëpamja politike në mënyrë që t’i ndajnë mendimet e tyre me të tjerët me shpresën që vetëdija kolektive ndaj emigrimit të rritet.
Bazuar në eksperiencën personale dhe në vëzhgimin e këtij fenomeni, ajo çfarë kam vënë re është se vetë emigrantët për fat të keq janë pengesa më e madhe për ta adresuar problemin e emigrimit sepse pozicioni i tyre nuk ua lejon apo nuk ua jep mundësinë për t’i thënë shumë të vërteta, për të mos thënë pastaj se një pjesë e mirë janë të punësuar nga institucionet shtetërore për të bërë zhurmuesin ndaj të vërtetës.
E vërteta është se emigrimi nuk është fenomen sporadik që njerëzit e ndërmarrin atë në mënyrë të rastësishme, apo si zgjidhje personale për çështjet ekonomike. Emigrimi është shumë më i organizuar politikisht se sa njerëzit mund ta mendojnë sepse bën pjesë tek pjesa makro e politikës.
Ashtu si lufta, emigrimi është një instrument i rëndësishëm i politikës për të kontrolluar njerëzit, aq më tepër në një botë që funksionon si një shtet i vetëm. Nëse shtetet do të ishin vërtetë të pavarura siç pretendohet zyrtarisht, emigrimi thuajse nuk do të ekzistonte.
Emigrimi i destabilizon njerëzit, i mban ata në lëvizje, në kërkim, në dinamike, duke bërë plane mbijetese, duke kaluar nga një peripeci tek tjetra, duke u munduar të adaptohen me kushtet e reja, dhe e privon individin nga planet afatgjata. Emigrimi prek si ata individë që lënë vendin e tyre dhe shkojnë në një shtet tjetër për të punuar, po ashtu ai prek edhe qytetarët e lënë pas në shtetin amë sepse ikja lë një boshllëk apo shkakton një ndryshim.
Emigrimi nuk ka të bëjë aspak me ekonominë edhe pse ekonomia përdoret si mekanizëm për ta nxitur emigrimin. Emigrantët janë të prirur ta shpjegojnë emigrimin me interesin e tyre për të punuar dhe nevojnë e shteteve perëndimore për forcë punëtore. Ky është shpjegim naiv i problemit i përhapur nga vetë politika.
Përveç luftës dhe përçarjes politike e shoqërore, emigrimi apo dislokimi është ndoshta strategjia kryesore e Perandorisë Britanike për ta kontrolluar botën politikisht, kështu që kemi të bëjmë me një agjendë politike shumë më të organizuar për t’i detyruar njerëzit që të emigrojnë se sa mund të perceptohet në rang individual.
Shkurt: qeveria botërore britanike kërkon t’i mbajë njerëzit në lëvizje – luftë, emigrim, refugjatë lufte, dhe kampe të përkoshme strehimi, sidomos muslimanët.
SI FUNKSIONON BOTA POLITIKE E EMIGRIMIT?
E para, emigrimi nuk ndodh sporadikisht, por është fenomen i mirë-kontrolluar nga vetë shteti.
E dyta, për ta bërë të mundur emigrimin, shtetet koordinohen me njëri tjetrin. Për shembull, nëse vendoset politikisht që një numër i caktuar shqiptarësh të emigrojnë, fushata e punës përfshin: mungesën e investimeve në Shqipëri, mbylljen e mundësive për qytetarët shqiptarë për të punuar në vend, reklama informale për të ikur, mediat, gazetarët, aktivizimin e shërbimeve sekrete për t’i nxitur njerëzit për të ikur, përhapja e thashethemeve të mënyrave se si mund të emigrohet dhe se ku, ekspozimi i modeleve të gënjeshtërta të suksesit, dhe perhapja e pesimizmit në vendin amë.
Sa i përket modeleve të suksesit, ky është një prej formave më kryesore që shteti përdor për t’i nxitur njerëzit të ikin. Për shembull, ka individë që në bashkëpunim sekret me shtetin iu jepet mundësia që të jenë ‘të sukesshëm’ në emigrim me kusht që ta ekpozojnë ‘sukesin’ e tyre tek të tjerët.
Për çdo shtet, qytet apo vendbanim, politika zgjedh njerëz të caktuar për t’i bërë ‘të suksesshëm’ që të shërbejnë si modele emigrimi. Modelet janë forma më e mirë e nxitjes së emigrimit.
E treta, politika botërore ka ngritur infrastrukturën e transportimit të emigrantëve nga një shtet në tjetrin.
E katërta, politika botërore ka ngritur një sistem të tërë prej punonjësish, avokatësh, grupesh ‘kriminale,’ spiunësht, agjentësh, punëdhënësisht, gjyqtarësh etj. që merren me fenomenin e emigrimit.
E pesta, të emigrosh në një vend tjetër nuk do të do thotë se po fillon një jetë të re në një vend të ri. Përkundrazi, është një infrastrukturë sekrete shtetërore që të pret në shtetin ‘mikëpritës’ porsa të zbarkosh, dhe çdo individ i nënshtrohet një plani sekret që ka të bëjë me punësimin apo pengesën e punësimit, kontrollin politik, me lehtësimin për të bërë krime në mënyrë që e ardhmja legale të vuloset një herë e përgjithmonë, dhe po ashtu dhe adresimi ideologjik e fetar i emigratëve është pjesë e agjendës së punës.
KONKLUZIONI
Emigrimi nuk është fenomen normal, i rastësishëm, apo sporadik që njerëzit e ndërmarrin vetë. Po ashtu, emigrimi nuk ka të bëjë me punësimin, nevojën e vendeve perëndimore për punëtorë, dhe as me nevojën e perëndimorëve për të zëvendësuar një popullsi në mplakje. Këto janë legjenda që emigrantët i përhapin në mënyrë të papërgjegjshme apo thashetheme që vetë shteti i përhap për t’i nxitur njerëzit të emigrojnë dhe për të mbuluar qëllimet e vërteta politike të emigrimit.
Emigrimi është strategji e pastër politike që ka të bëjë me kontrollin e njerëzive. Një popullsi e stabilizuar, me një ekonomi të stabilizuar edhe pse mund të jetë jo shumë e avancuar, me një familje e farefis funksional, me një pozicion shoqërore të stabilizar, me një reputacion shoqëror që mirë apo keq është kapital, me një rutinë shoqërore e me një kulturë funksionale, kjo lloj shoqërie nuk është kollaj të kontrollohet politikisht, aq më tepër nga një qeveri botërore.
Këtë qëllim ka emigrimi: mbajtjen e shoqërisë në lëvizje të vazhdueshme dhe në një gjendje të pastabilizuar. Qëllimi i emigrimit është shumë më djallëzor dhe më i organizuar politikisht se sa mund ta mendojnë vetë emigrantët.
Emigrantët e përjetojnë fatin e tyre të keq si dramë personale, sidomos përballë shembujve të gënjeshtërt të suksesit, por fenomeni është më politik dhe më i organizuar nga shteti se sa mund të duket.
Emigrimi është politikë dhe kontroll; nuk është aspak model i mirë ekonomik, dhe as strategjia e duhur e adresimit të problemeve politike e financiare. Është më mirë për njerëzit të luftojnë politikisht kundër shtetit në vendin e tyre, kundër korrupsionit, kundër qeverisë, kundër politika perëndimore shkatërruese, siç është Shqipëria, se sa të zgjedhin emigrimin.
Emigrantët jo që nuk duhet të tregohen falenderues ndaj qeverive perëndimore, por duhet t’i shohin ato si përgjegjëse direkte në shkaktimin e emigrimit.
Nëse do të theksoja vetëm një gjë rreth emigrimit, ajo do të ishte: MOS U GËNJE NGA SHEMBUJT E GËNJESHTËRT TË SUKSESIT!
Sabri Lushi
Shkurt 2024