Në të përgjithmen e saj, domain-i apo fusha e veprimit të shkencës është teknologjia, qoftë në transport, në mjekësi, komunikim masiv, ushtri, prodhim industrial, bujqësi, energji, apo në ndonjë sektor tjetër të ekonomisë. Objektivi i shkencës nuk është as morali dhe as e vërteta. Nëse poshtë shtëpisë tende zbulohet një pus nafte apo një rezervë gurësh diamanti, nuk është në interesin apo fushë-veprimin e shkencës të japë një gjykim moral për shfrytëzimin e këtyre burimeve natyrore, nëse këto i përkasin pronarit të tokës, nëse nuk është e udhës që këtij pronari t’i mohohet e drejta e pronësisë mbi pusin e naftës apo mbi minierën e diamantëve.
Objektivi i shkencës është se si ta përsosë teknologjinë për shfrytëzimin e tyre, si të prodhojë armë të fuqishme për asgjësimin e pronarit nëse lypset nevoja, si ta përmirësojë rafinerimin e naftës, si ta bëjë atë më efikas, si ta transportojë atë, si të gjejë një mënyrë për ta mbrojtur atë nga keqbërësit etj.
Feja, nga ana tjetër, trajton aspekte që kanë të bëjnë me drejtësinë, moralin, dhe qëllimet madhore. Feja do të shqetësohej për të drejtën e pronarit, për shpërndarjen e një pjesë të kësaj pasurie tek të varfërit, nëse kjo naftë do t’i shërbente një qëllimi më të madh, nëse dëmi mjedisor do të ishte më i madh se dobie apo fitimi i përkoshëm, apo nëse punëtorët që rekrutohen trajtohen me drejtësi apo jo.
Gjithsesi, nëse shkenca apo shkolla na mëson neve se si ta shfrytëzojmë teknologjinë për dobinë tonë personale, se si të bëhemi të aftë të ndërtojmë vetë mjete teknologjike, se si të prodhojmë energji falas apo me kosto shumë të ulët, se si të rrisim prodhimin bujqësor apo industrial personal në mënyrë më bollshëm, se si të ndërtojmë ndërtesa me kosto më të ulet, se si ta nxjerrim naftën nga toka e ta përdorim atë vetë, shkenca apo shkolla do të ishte e dobishme edhe nëse nuk i trajton aspektet e moralit.
ABSURDITETI I SHKOLLËS MODERNE SEKULARISTE
Shkolla moderne nuk na mëson se si ta shfrytëzojmë atë për vetet tona. Shkolla nuk na mëson shkencë reale apo dituri të dobishme. Shkolla nuk na mëson se si të prodhojmë energji, se si të bëhemi më të aftë që të prodhojmë teknologji për përdorim personal, se si të rrisim prodhimin e të ulim koston, se si të jemi të pavarur në biznes, se si t’i shfrytëzojmë burimet natyrore me efikasitet më të lartë, se si t’i ndërtojmë ndërtesat me kosto më të ulët e t’i bëjmë ato më funksionale, se si të përgaditemi nga ana mjekësore e të mos kemi shumë nevojë për mjek.
Në rastin më të mirë, shkolla të mëson se si t’i shërbesh një sistemi që nuk përfiton direkt vetë prej tij. Shkolla të përgadit se si të jesh një vegël e një makinerie më të madhe, por kjo në rastin më të mirë.
Përkundrazi, kur mbaron shkollën e mesme – pasi ke harxhuar dymbëdhjetë vite të jetës tende, sistemi arsimor na thotë që tani duhet të mbarosh bachelor-in edhe nja tre katër vite të tjera, por prap nuk je i aftë të bësh asgjë, kështu që duhet edhe master, e më tej doktoratura.
Problemi nuk mbaron këtu. Edhe po të mbarosh shkollën e lartë – bachelor apo master, kjo nuk të garanton punë, dhe, nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se je pajisur me dituri që mund ta shfrytëzosh të paktën nga ana private. Përkundrazi, në shumë aspekte kur të diplomohesh jë më i paaftë se një person që nuk ka bërë shkollë: aftësitë fizike janë më të dobëta, ke më pak intuitë, të është vrarë aftësia menduese, je i lodhur psikologjikisht, dhe ke fituar një mijë e një vese gjatë përiudhës së shkollës.
Pasi ke harxhuar 16 deri 20 vite të jetës tënde nëpër karriget e shkollave sekulariste – pjesën më të mirë të jetës, dhe i drejtohesh tregut të punës, mëson të vërtetën e madhe: ti nuk ke asnjë vlerë, ke harxhuar jetën kot, ke bërë investimin më të keq, shteti të ka mashtruar, nuk ke mësuar asgjë, nuk je i aftë të bësh vetë asgjë, dhe ke më pak aftësi mbijetuese se një person i cili nuk ka bërë shkollë.
Mbi të gjitha, kur mbaron shkollën, shoqëria e ndyrë – shteti me spiunët e tij, të thonë: tani kërko punë, tani fillon sfida e vërtetë, tani duhet një mik, duhet dhënë një ryshfet, duhet t’i vihesh mbrapa prapanicës së ndonjë politikani të gjesh punë, dhe duhet të bësh çdo gjë që ta shfrytëzosh shkollën, qoftë edhe duke sakfrifikuar moralin.
Në vendet perëndimore, kur studentët mbarojnë shollën, kanë edhe një barrë tjetër mbi vetet e tyre: kanë hyrë në borxh mijëra dollarë për të mbaruar shkollën – një shkollë që nuk të garanton asgjë.
Imagjino për një moment: ti investon pjesën më të mirë të jetës në një sistem arsimor sekularist me shpresë që një ditë të kesh një punë, me fjalë të tjera, të kesh akses tek burimet natyrore apo të fitosh të ardhura në mënyrë dinjitoze. Harxhon kohën, para, pasuri, energji mendore, përballon shumë vështirësi, dhe rezultati: duhet të fillosh nga e para duke iu përuluar pushtetit që të gjesh një punë.
Më e keqja është se mbi 80% e punëve në treg nuk kërkojnë shkollë, por një kurs dy tre mujor. Pra, kemi të bëjmë me tallje totale me jetën e njeriut. Shkollat moderne janë humbje kohe dhe mbajtje peng e rinisë. Nëse shteti realisht do të ishte i interesuar që njerëzit të mësojnë, atëherë 20 vite shkollë mund të përmblidheshin në katër apo pesë vite, dhe të merrje diplomën, por nuk është ky qëllimi i shtetit, sidomos në ekonominë moderne kur nevoja për punëtorë të kualifikuar ka rënë në mënyrë drastike.
Nëse që të gjesh një punë duhet të bëhesh spiun i shtetit, të përulesh, të japësh ryshfet, të kesh nevojë për ‘mik,’ apo të ulësh edhe brekët, përse atëherë duhet të shkollohet rinia, sepse kjo lloj shkolle nuk të garanton as punë, as dituri, as moral, as nuk të bën më të fortë në jetë, dhe as nuk të bën intelektual që të paktën të luftosh politikisht kundër shtetit apo sistemit?
Shkolla sekulariste është investimi më i keq dhe mashtrimi më i madh. Ajo është dizenjuar për t’ua humbur kohën rinisë, për t’i mbajtuar ata të angazhuar në një proces të lodhshëm, për t’i bllokuar ata që të mos ecin përpara në jetë, dhe për gratë sidomos, për t’i bllokuar ato që të mos formojnë familje sepse kur të mbarojnë shkollën, iu ka kaluar mosha për martesë e për formim familje.
Shkolla është investim i keq, humbje kohe, mashtrim, dhe kurth: pasi ta mbarosh, të thonë: tani duhet të përulesh që të gjesh punë. A për këtë ne e bëjmë shkollën? A për këtë ne e kemi humbur kohën?
Shkolla është mashtrim sepse ajo nuk të mëson, nuk të pajis me dituri, nuk të bën më të aftë në jetë, dhe nuk të jep dinjitet.
Shkollën sekulariste mund ta bësh vetëm me një kusht: nëse të garanton punë 100%, nëse është falas, dhe nëse nuk ta cënon moralin e dinjitetin. Shkolla moderne nuk të garanton asnjërën nga këto. Përse atëherë t’i gënjejmë fëmijët tanë.
Shkolla moderne nuk të mëson as shkrim e as lexim. Praktikisht, studentët janë analfabetë, dhe kjo nuk është rastësi, por objektiv kryesor i shtetit.
FEJA ËSHTË INVESTIMI MË I MIRI
Edhe pse feja e shkolla jo domosdoshmërisht mbivendosen, pra ka vend për të dyja, pyetja ngrihet në aspektin se për cilën ta investojmë kohën më shumë.
Feja, e kam fjalën për fenë islame si e vetmja fe e vërtetë e ngeluar gjallë, pasi fetë e tjera de fakto kanë vdekur, është investimi më i miri dhe dobia nga dituria e saj është e prekshme.
Përveç pjesës së besimit apo teologjisë, feja të pajis me ditur që të duhet në çdo moment të jetës së kësaj botë. Feja të mëson përparësitë e gjërave në jetë, rëndësinë e kohës, vlerën e moralit e të dinjitetit.
Dhe mbi të gjitha, dituria e fesë është falas. Besimtari e shpërndan diturinë për hirë të Zotit, jo për hirë të shtetit apo të parasë.
Feja trajton çështje apo pyetje metafizike: përse duhet ta bësh diçka, përse apo ku duhet të investosh në diçka, çfarë pasojash ka, a bëhet jeta më e mirë, çfarë duhet të bësh që jeta të bëhet më e lehtë qoftë materialisht e qoftë edhe psikologjikisht, ku duhet të investosh, si të investosh në shoqëri e në ngritjen e marrëdhënieve të mira me njerëz, si ta ruash moralin e dinjitetin, si ta ndërtosh familjen, ç’është rëndësia ekonomike e shpirtërore e familjes, dhe si duhet ta harxhosh e investosh pasurinë nesë Zoti të begaton me të, si të mbrohesh politikisht nga shteti, si të ruhesh nga mashtruesit, si të forcohesh politikisht, rëndësia politike e familjes etj.
Feja të mëson ato gjëra që të garantojnë rritje të personalitetit, reputacionit, dhe sukses në jetë.
Sipas fesë, shkollën mund ta bësh nëse ka dobi, por duhet të heqësh dorë nëse ajo nuk ka dobi, nëse kthehet në kurth i shtetit ndaj teje. Ndërsa shteti sekularist na thotë se shkollën duhet ta bësh me patjetër.
KUJDES:
Në pjesën më të madhe, shkolla është mashtrimi i shtetit ndaj teje, që të humbas jetën, që të të mbajë të bllokuar, dhe këtë e bën për arsye banale: që t’i kontrollojë njerëzit më kollaj. Sa e sa njerëz kanë mbaruar shkollën dhe nuk iu ka hyrë në punë fare? Sa e sa talente kanë shkuar dëm në këto shkolla mashtruese të shtetit?
Mos u mashtron nga pak raste suksesi që i promovon vetë shteti sekularist. Ato janë raste mashtruese.
Shkollën mund ta bësh, por nëse është falas, të garanton punë 100%, nuk të cënon moralin e dinjitetin, dhe kur ta mbarosh atë, të mos detyrohesh të përulesh në mënyrë që të gjesh punë. Po ashtu, mos harro se shkolla bëhet vetëm për t’i shërbyer objektivave materialiste, por jo për të mësuar të vërtetën absolute.
FEJA
Feja të garanton investimin më të mirë të kohës e të pasurisë tende. Feja të jep dituri që të hyn në punë në jetën e përditshme, të bën më të ditur, më të mençur, të mëson se si ta jetosh jetën, se si të mos e përulësh vetën, se si ta ruash familjen, shëndetin, moralin, dinjitetin, e si të jesh njeri i pavaruar, por mbi të gjitha, feja të afron tek Zoti – krijuesi i vërtetë dhe furnizuesi i vetëm.
Mes Zotit dhe shtetit, zgjidh Zotin, jo shtetin. Zoti të ngre e të jep dinjitet, ndërsa shteti sekularist të nënçmon, të mashtron, të premton, por premtimi i tij është gënjeshtër e kurth. Zoti të bën njeri të lirë, ndërsa shkolla sekulariste apo shteti të bëjnë skllav dhe të humbasin jetën duke ndjekur përrallat e gënjeshtrat e tyre.
E kemi parë se çfarë garanton shkolla. E kemi provuar. E kemi provuar edhe shtetin sekularist, kështu që nuk duhet të gënjehemi prej mashtrimeve të tyre. Sekularizmi është ideologji mashtruese.
Për të gjithë prindërit:
Bëni më të mirën për fëmijët tuaj. Mos i lini ata në duart e shtetit mashtrues apo të shkollave të liga të shtetit sekularist. Ju jeni përgjegjës për fëmijët tuaj, kështu që bëni më të mirën për ta. Kërkoni, hulumtoni, ngrini pyetje, bëni llogari, mendoni, dhe përsëri mendoni përpara se të jetë vonë, përpara se fëmija juaj të diplomohet e t’i thuhet: tani fillon sfida e vërtetë për të gjetuar punë, tani duhet të bëhesh servil që të ecësh përpara.
Po pse, për t’u bërë servil e ka mbaruar shollën? Për t’u bërë spiun? Për të dhënë ryshfet? Për të gjetuar një mik?
Jo!
Jeta është më e gjërë dhe ka alternativa të tjera më të mira, por kërko! Kush kërkon, gjen. Kurrë mos i beso shtetit mashtrues.
Sabri Lushi
Maj 2024