Home » Mbi rëndësinë e luftës për flamur

Mbi rëndësinë e luftës për flamur

by Kukes Post
0 comment

Dëgjova një hoxhë kosovar që po fliste për rëndësinë e luftës për flamur, për identitetin kombëtar, dhe nacionalizmin. Në fillim mendova se po dëgjoja ndonjë mbetje komuniste apo ndonjë agjent të shërbimeve sekrete, por kur ia pashë çallmën në krye e kuptova se ai ishte hoxhë.

Së pari, ky hoxhë apo kjo mbetje komuniste apo ky agjent i shërbimeve sekrete duhet ta dijë se feja nuk promovon luftë për flamur e as identitet kombëtar. Ndryshe nga lufta për flamur, qëllimi i fesë është t’iu sjellë njerëzve drejtësi, ligje të drejta, ekonomi të bazuar në rregulla të drejta; feja ndalon interesin bankar, feja nuk i cënon pronën individit, feja nuk i cënon familjen askujt, dhe mbi të gjitha feja e sjell njeriun tek Zoti.

Flamuri apo nacionalizmi i këtij hoxhe lejon interesin bankar, i jep të drejtë qeverisë të bëjë ligje e rregulla për interes të elitës politike, i jep të drejtë shtetit apo elitës politike të zhvatë pasurinë e njerëzve, dhe mbi të gjitha, qëllimi i nacionalizmit është t’i nështrojë qytetarët.

Të gjithë ne po e shikojmë me sytë tanë se çfarë është nacionalizmi, komunizmi, dhe flamuri i këtij hoxhe: padrejtësi, spiunizëm, diktaturë, vjedhje, shtypje, dhe mashtrim.

I bëj thirrje Bashkësisë Islame Kosovare të mos lejojë kështu hoxhallarësh komunistë e agjentë shtetëror të flasin në emër të fesë. Nëse mbetje të tilla komuniste punojnë për hir të një rroge, le të aplikojnë për asistencë shtetërore, sepse shteti ka para sa të duash për spiunë e agjentë, e të mos flasë në emër të fesë.

Këta lloj hoxhallarësh janë armiqtë më të mëdhenj të fesë. Soji i tij e ka lënë komunizmin të depërtojë në tokat tona, dhe soji i tij janë gati të flasin për çdo gjë që shteti i urdhëron për hir të një rroge.

Kësisoj komunistësh në realitet nuk pyesin as për komb e as për të mirën e përbashkët. Njerëz të tillë janë shërbëtorë të rëndomtë shtetëror.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post