Liria e fjalës është mjeti kryesor dhe arma e vetme që muslimanët mund ta përdorin në betejën e tyre mbrojtëse kundër qeverisë e pushtetit sekularist të padrejtë.
Pushteti sekularist, të cilin e kanë themeluar britanikët dhe vazhdon të kontrollohet po nga këta barbarë, është pushtet i padrejtë e shtypës. Ky pushtet i shtypën e i persekuton muslimanët me pa të drejtë, pa shkeluar asnjë ligj, dhe pa shfaqur asnjë kërcënim për rendin politik e as rendin publik.
Nga ana tjetër, muslimanët janë të përçarë e të kontrolluar nga armiku. Ata janë të infiltruar me spiunë e agjentë nga mesi i tyre. Ne nuk kemi komunitete që mund të na garantojnë një mbrojtje nga padrejtësia e zullumi i pushtetit.
Rrjedhimisht, neve na ngelet që të përdorim armën e vetme që e kemi në dispozicion: lirinë e fjalës. Fjala është një nga mirësitë më të mëdha që Zoti na e ka dhënë, dhe ne duhet ta përdorim atë.
Përmes fjalës së lirë, ne duhet të denoncojmë zullumin e shtetit, padrejtësinë e qeverisë, persekutimin që pushteti iu bën muslimanëve, arrestimet e padrejta, burgosjet apo tradhtitë që pushteti iu bën muslimanëve të pafajshëm.
Ne muslimanët nuk e përdorim fjalën për të bërë humor, për t’iu dhënë një mundësi njerëzve që të harxhojnë kohën e tyre në kotësi, dhe as për t’u dëfryer me talljen e njerëzve. Në këtë aspekt, spiunët e agjentët e qeverisë, aktorët e humorit që paguhen nga pushtetit, dhe gazetarët që i shërbejnë zullumit të pushtetit e përdorin fjalën e lirë për qëllimin e gabuar.
Përmes fjalës së lirë, ne duhet të formësojmë e duhet të ndikojmë opinionin publik në lidhje me zullumin e pushtetit.
Me anë të fjalës së lirë ne duhet të mbrohemi nga gjykatat sekulariste dhe nga ligjet britanike të padrejta. Ne duhet t’i denoncojmë këto ligje, duhet ta ekspozojmë padrejtësinë e këtyre ligjeve të padrjeta, dhe duhet t’i ekspozojmë kurthet e pushtetit.
Përmes fjalës së lirë ne duhet të ekspozojmë gjykatat, gjyqtarët, prokurorët zullumqar, dhe armiqtë e muslimanëve që përgadisin ditë e natë kurthe kundër muslimanëve të pafajshëm.
Me anë të fjalës së lirë ne duhet të bëjmë rezistencë ideologjike përballë pushtetit diktatorial e shtypës britanik.
Pushteti nuk ka besë. Pushteti është zullumqar. Pushteti është themeluar nga britanikët dhe vazhdon të kontrollohet nga ata. Pushteti ka agjenda të qarta anti islamike dhe shkatërruese për shoqërinë, prandaj fjala e lirë është arma e vetme që ne mund ta përdorim në betejën tonë mbrojtëse: në mbrojtjen e pronave, interesave, e të familjeve tona.
Ne duhet ta përsosim artin e përdorimit të fjalës së lirë, dhe duhet t’i ndërgjegjësojmë muslimanët për rëndësinë e saj. Pushteti i zullumit, pushteti i spiunëve e agjentëve britanikë, pushteti që vret e pret me pa të drejtë, pushteti që nuk ka besë e as moral, përballë këtij pushteti ne mund të mbrohemi vetëm me anë të fjalës së lirë.
Në këtë aspekt, KUKESPOST.COM është një model tipik i përdorimit të fjalës së lirë duke marrë parasysh zullumin e pushtetit, padrejtësinë e tij, mos funksionimin e institucioneve të tij, pabesinë e tij, korrupsionin e gjykatave, dhe vulnerabilitetin që ne kemi përballë këtij pushteti britanik sekularist përbindësh.
Pushteti na ka shpallur luftë. Amerika na ka shpallur luftë. Gjykatat janë institucione të korruptuara e të kontrolluara nga CIA. Mediat janë të kontrolluara nga Qeveria Amerikane e nga CIA. Ekonomia është kthyer në një monopol absolut i Qeverisë Botërore Britanike ndërsa muslimanët vazhdojnë të vujanë, të ndjehen të tradhtruar nga pushteti, të kërcënuar nga zullumi i pushtetit, dhe e ardhmja e tyre është më e pasigurtë se kurrë përballë këtij pushteti zullumqar, prandaj liria e fjalës merr një rëndësi jetike për ne muslimanët.
Sabri Lushi
Gusht 2024