Home » PËRSE AMERIKA E FORMOI ORGANIZATËN TERRORISTE TË ISIS-IT?!

PËRSE AMERIKA E FORMOI ORGANIZATËN TERRORISTE TË ISIS-IT?!

by Kukes Post
0 comments

Në radhë të parë, po të hedhim një vështrim objektiv mbi filozofinë morale e politike të Republikës Amerikane, mbi ligjet dhe jurisdikionin e saj, mbi organizimin e sistemit politik, mbi mungesën e identitetit si shtet – është shtet tipik i formuar nga skllavopronarë të Perandorisë Britanike e me skllevër nga e gjithë bota, mbi historinë e saj të përgjakshme e mbi fizionominë doktrinore të këtij shteti, do të vihet re se terrorizmi është pjesë e Amerikës në vetë esecën e saj.

Amerika nuk ka një fe zyrtare. Ajo nuk ka moral. Nuk zbaton parime. Në themelet e saj, nuk ka një doktrinë filozofike që merret seriozisht. Amerika bën çdo gjë që i sjell dobi materialiste e pragmatiste të pakushtëzuar nga ndonjë parim moral. Amerika nuk beson në llogaridhënie apo përgjegjësi ligjore. Edhe zyrtarisht, Amerika nuk e njeh gjykatën ndërkombëtare për krimet e luftës sepse e konsideron veten mbi ligjin.

Së dyti, personalisht mendoj se emri i organizatës ISIS nuk është akronim, porse emri i një prej perëndive apo idhujve të Egjiptit të Lashtë. Pra, është diçka që ka të bëjë me paganizmin dhe botën e errët të politeizmit. Nuk ka lidhje me fenë islame, aq më tepër duke marrë parasysh natyrën pagane të vetë Amerikës.

Së treti, që mbas luftës së parë botërore, bota është kaq e kontrolluar nga Amerika dhe Britania e Madhe sa është e pamundur praktikisht dhe teorikisht që njerëzit të kenë hapësira të formojnë organizata politike e terroriste të pavarura. Ky është thjesht një fakt, jo opinion. Mund të vërtetohet me një eksperiment të thjeshtë: nëse je njeri jo i kontrolluar nga shërbimet sekrete, tento të formosh një parti politike apo një organizatë politike të ligjshme e të paravur, dhe aty do ta njohësh fytyrën dhe forcën e vërtetë të shtetit e të Amerikës.

ISIS është formuar nga Qeveria Amerika, Monarkia Britanike, e nga CIA për arsye të ndryshme që përputhen me objektivat e përgjithshme politike të Amerikës, për shembull, mbajtjen nën kontroll të botës, bërjes zhurmë pafund, zhdukjes së fesë islame etj.

E para, ISIS mund të jetë formuar nga Amerika për shkatërrimin në mënyrë ‘legjitime’ të Sirisë, dhe thuajse e ka realizuar këtë objektiv. Siria është dërrmuar. Me miliona sirianë janë larguar nga vendi si refugjatë lufte, me mijëra të tjerë janë vrarë, e pjesa tjetër që jetojnë aktualisht në Siri u është shkatërruar jeta. Lufta sjell destabilizim të madh, dhe destabilizimi është politikë kryesore e Qeverisë Amerikane.

E dyta, ISIS mund të jetë formuar gjithashtu për të mashtruar shumë muslimanë të sinqertë, të pavarur, që nuk janë spiunë shtetesh, e që refuzojnë të jenë pasues të verbër të grupeve e sekteve të ndryshme muslimane. Njerëzit e lirë janë problem për pushtetin botëror amerikano-britanik. Vetë pushteti modern është ndërtuar në atë mënyrë që kërkon që të gjithë të jenë të kontrolluar politikisht e intelektualisht: secili duhet të ketë një kontrollues apo epror mbi kokë, dhe zinxhiri i kontrollit arrin deri tek majat e pushtetit.

Me mijëra e miliona muslimanë u mashtruan nga lufta e Sirisë. Të zellshëm për të luftuar për liri, për të gjetur një vend të lirë për të jetuar, dhe të zellshëm për të mbrojtur fenë islame nga politikat asgjësuese amerikane, me mijëra muslimanë nga e gjithë bota udhëtuan për në Siri për të luftuar, e mbas luftës përtë jetuar atje, porse e gjitha rezultoi në një kurth: ata u vranë, u pushkatuan, dhe lufta e Sirisë nuk ishte asgjë tjetër veçse një mashtrim i madh amerikan.

Është shumë interesant fakti se që nga Amerika e deri në Kinë, muslimanët janë nxitur nga vetë shteti për të luftuar në Siri. Madje u është lehtësuar udhëtimi, duke i pajisur me pasaporta të nxjerra me afate të shpejta, dhe ky fenomen ka ndodhur kudo: në Rusi, Kinë, Kanada, Britani e Madhe, Francë, Shqipëri, Kosovë, vendet arabe etj.

Mbasi muslimanët u grumbulluan në Siri me ndihmën e vetë Amerikës se gjoja do të rrëzonin regjimin e Beshar el-Asad, Amerika e nxorri fytyrën e vërtetë: gjithçka ishte mashtrim. Brenda pak ditësh, shtetet nxorrën ligje prapavepruese të cilat e konsideronin akt penal pjesëmarrjen në konflikte të huaja, sidomos në atë sirian.

Ata që ishin në Siri u vranë nga ushtria terroriste amerikane e ajo ruse mbasi i kishin dërguar vetë atje. Ndërsa ata të cilët ishin kthyer apo që ishin në tentative e sipër për të udhëtuar në Siri, u arrestuar. Ky ishte shembulli tipik i tradhtisë e mashtrimit amerikan. Nuk ishte hera e parë.

Për shembull, në vitin 2013 në Shqipëri kryeministri i Republikës së Shqipërisë në fjalimin e inagurimit në parlament theksoi fuqishëm se Shqipëria ishte kundra regjimit të Bashar el-Asad. Me fjalë të tjera, dukej qarte se kryeministri ishte në anën e atyre që kërkonin ta rrëzonin regjimin sirian. Por ashtu si kryeministri i Shqipërisë kanë vepruar të gjithë autoritetet e vendeve të tjera.

E treta, ISIS ka shërbyer gjithashtu edhe si alibi apo justifikim për të rektutuar me miliona muslimanë si spiunë apo agjentë të CIAs të e të shërbimeve sekrete të shteteve të tjera. Duke ditur se normalisht muslimanët nuk mund të bashkëpunojnë si spiunë apo agjentë kundër muslimanëve të tjerë sepse këtë nuk e lejon feja, atëherë pushtetit i duhet një kauzë u fuqishme për t’i detyruar ata të rekrutohen si spiunë.

Këto mund të jenë disa nga arsyet, por lista nuk është shteruese. E rëndësishme është të kihet parasysh se terrorizmin gjithmonë e organizon vetë Amerika me spiunët e saj. Muslimanët jo vetëm që e kanë të ndaluar me fe të bëjnë terrorizëm – të vrasin gra e fëmijë, porse edhe praktikisht ata e kanë të pamundur sepse bota islame është e kontrolluar nga pushteti amerikan dhe ai britanik.

Amerika nuk ka moral. Amerika vret gra e fëmijë. Amerika është shtet i pa fe. Ajo që di të bëjë më mirë është vrasja, shkatërrimi, besëprerja, burgosja, dhe terrorizmi. ISIS ishte organizatë e formuar nga CIA. Edhe pse shumë anëtarë të saj mund të kishin qenë muslimanë naivë e të mashtruar, ajo nuk kishte lidhje me fenë islame apo me muslimanët. Kjo organizatë terroriste lindi nga bodrumet e CIAs dhe do të ngelete si e tillë.

Sabri Lushi

Gusht 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post