Rreth një muaj mbas dekarimit për formimin e një shteti të tipit ISIS brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, po nga New York-ku, por kësaj radhe jo nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë indirekt la për të treguar se projekti për formimin e një shteti të ri është pezulluar.
Ky aq sa është lajm i mirë, në të njejtën kohë përbën një shqetësim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Shqipërisë duke marrë parasysh se sa ogurzi plani për formimin e shtetit të tipit ISIS ishte, dhe se i gjithë provokimi politik kaloi pa ndonjë ndëshkim apo kërkim falje publike.
Për më tepër, fakti që Kryeministri hodhi idenë e ndërtimit të një shteti të modelit ISIS, gjë që mund t’i hapte rrugën një kaosi serioz jo vetëm në shtetin shqiptar, por në të gjithë Ballkanin, aq më tepër duke konsideruar se agjenda britaniko-amerikane për spastrimin e gadishullit nga muslimanët nuk ka marrë fund, e gjitha kjo e bën situatën politike në Shqipëri shumë problematike.
Problemi më i madh është se Amerika do luftë; Britania e Madhe po kërkon të hapë një front tjetër lufte; Perandoria Britanike mbijeton përmes luftës, kështu që nuk është aspak e pa mundur se ajo çfarë tentoi të kurdiste Kryeministri ishte pjesë e një agjende më të gjërë për të mbjellur farën e luftës në Ballkan, ashtu siç po ndodh në Lindje të Mesme – luftë mbas lufte.
Të propozosh formimin e një shteti kur dihet se edhe vetë territori i republikës shqiptare është skicuar nga Monarkia Britanike në vitin 1913, e ashtu siç ka ndodhur edhe me shtetet e tjera, nuk është kopetencë e një kryeministri dhe as në të drejtën e tij qoftë edhe për ta shprehur si opinion; shtetet dhe propozimin e kufijëve i propozojnë vetëm ata që kanë pushtetin global: britaniko-amerikanët.
Me fjalë të tjera, nuk ka dyshim se deklarata e Kryeministrit gjatë fjalimit të tij zyrtar në seancën vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk ka qenë ide e tij, por pjesë e një plani më ogurzi. Mbas tij ka qenë pushteti zullumqar britaniko-amerikan i cili kërkon luftë dhe derdhje gjaku, dhe gjaku më i lirë për t’u derdhur është ai i muslimanëve.
Shpresojmë që Amerika të ketë hequr dorë nga planet e saj djallëzore. Shpresojmë që shteti më i korruptuar i botës, Amerika pra, të mos e ngacmojë Shqipërinë më me propozime të tilla.
Sabri Lushi
Tetor 2024