Home » FEJA E AMERIKANIZMIT DHE SIMBOLI I PUSHTETIT TË DJALLIT

FEJA E AMERIKANIZMIT DHE SIMBOLI I PUSHTETIT TË DJALLIT

by Kukes Post
0 comments

Duam apo nuk duam ne, Amerika nuk është thjesht një shtet. Nuk është vetëm një bazë ushtarake e ndërtuar nga Perandoria Britanike, ashtu sikurse nuk është vetëm një fabrikë që prodhon mercenarë lufte të cilët luftojnë me pagesë në emër të Perandorisë Britanike apo në emër të gjeneralëve të cilët nuk i kanë parë kurrë e as nuk i njohin.

Amerikanizmi është fe; është ideologji që kërkon t’i robërojë të gjithë njerëzit pak e nga pak, duke i përçarë në fillim, duke bërë mikun për dikë dhe armikun për dikë tjetër, ekzaktësisht siç po bën me muslimanët.

Amerikanizmi është feja e djallit e cila ka për qëllim ta shkatërrojë shoqërinë njerëzore, ta kontrollojë ekonominë deri në qindarkën e fundit, t’i kontrollojë financat e njerëzve, mendjet e tyre, mënyrën se si mendojnë, informacionin që fusin në tru, strukturat shoqërore e fetare tradicionale, dhe kërkon t’i kthejë njerëzit të gjithë në invidivë – pa lidhje familjare e farefisnore, pa lidhje gjaku, pa kohezion fetar, e pa bashkëpunim të sinqertë mes njerëzve jashta platformës së kontrollit shtetëror.

Sipas Amerikanizmit, njerëzit duhet të jenë thjesht individë të kontrolluar nga shteti dhe shteti duhet të jetë kontrolluesi i tyre absolut. As Ligji i Allahut e as Profeti Muhammed (paqja e Allahut qoftë mbi të) nuk duhet të kenë kontroll mbi njerëzit. Besimi në Zot duhet të lejohet vetëm aq sa i shërben kontrollit absolut shtetëror. Zoti kryesor i adhuruar, i cili bën ligjet, i cili bën planet, merr vendimet, kontrollon ekonominë, familjet, dhe imponon planet për çdo individ duhet të jetë shteti sipas Amerikanizmit.

Sipas Amerikanizmit, të gjithë qytetarët duhet të jenë në një formë apo tjetër spiunë shtetërorë, agjentë, të kontrolluar apo mercenarë të shtetit. Për këtë arsye, Amerikanizmi ka parashtruar rrugët e mënyrat se si t’i kthejë njerëzit në spiunë e mercenarë ideologjikë të shtetit: përdor ekonominë, vendet e punës, favoret administrative, bën ligje pafund që njerëzve t’iu kufizohet liria aq sa të detyrohen t’i nënshtrohen shtetit, i detyron t’i shkelin ligjet e më pas t’i dorëzohen shtetit, i udhëzon në rrugë të gabuara, në profesione të gabuara, apo në plane jete të mbrapshta të cilat i bëjnë njerëzit të dobët, të dështuar, e të cënueshëm, e për rrjedhojë bien në kurthin e shtetit.

Amerikanizmi është kontroll politik, është një kredi bankare, është një vendim i gabuar i jetës, është humbje e viteve të rinisë duke dëgjuar muzikë e duke pirë akool, është pasim i verbër i turmave, është shpërngulje nga vendlindja dhe përfundim në rrugët e botës, është braktisje e trojeve dhe sorrollatje nëpër zyrat e shtetit e të kompanive private (të cilat i kontrollon shteti) për të gjetur një punë, është një biznes i gabuar, një martesë e gabuar, një dasëm shpërdoruese, një makinë e shtrenjtë, një shtëpi e madhe përtej kapaciteteve financiare të individit, është mashtrim materialist, është verbëri shoqërore, është naivitet, apo humbje kohe – pasuria më e madhe që ka individi, dhe e gjitha kjo bëhet si kurth për ta rrëzuar individin në gropë, ku të mos ketë më mundësi të lëviz edhe nëse e kupton të vërtetën, ashtu sikurse thotë Allahu në Kur’an,

“Si shembulli i djallit që i tha njeriut: ‘moho!’ E kur mohoi, ai i tha atij: ‘Unë distancohem nga ti. Unë i frikësohem Zotit të botërave.”

Kjo është Amerika, dhe ky është Amerikanizmi. Sa e sa miliona njerëz kanë rënë në kurthin e mashtrimit amerikan dhe u është shkatërruar jeta. Se e sa miliona djemë e vajza të reja ikin në Perëndim në kërkim të një jete më të mirë dhe shumë shpejt e kanë kuptuar se gjithçka paska qenë një mashtrim amerikan, por është vonë për t’i rikthyer gjërat mbrapsht.

Amerika të premton shumëçka: të premton se ti mund të jesh një biznesmen i madh, se ti mund të jesh Elon Musk, por vetëm të duhet punë e madhe, se ti mund të bëhesh njeriu më i suksesshëm i botës, por vetëm apliko për kredi. Amerika të jep përshtypjen se bota është e pasur, se burimet natyrore janë pafund, se ka para pa pafund, se bota është kaq e lirë, se askush nuk të pengon, ndërkohë Amerika e nëntokës lufton ditë e natë duke mashtruar njerëzit, duke i kontrolluar ata, e duke i futur në kurth.

Amerikanizmi është vetë djalli dhe pushteti i tij në tokë. Amerikanizmi e urren njeriun, jetën e tij, familjen, fëmijët, lirinë, jetën e thjeshtë, jetën e pastër, jetën e cila organizohet sipas parimeve të Zotit, jetën e çiltër, jetën e cila jetohet duke shtrirë këmbët sa ke jorganin.

Amerikanizmi është vetë djalli, por nuk janë më pak të rrezikshëm ata muslimanë, të krishterë apo çifutë të cilët i servilosen kësaj feje, të cilët nuk e denoncojnë këtë fe djalli, të cilët paguhen nga Amerika, marrin favore nga Amerika, dhe bëjnë punën e Amerikës duke mbyllur njërin sy apo vesh përballë kësaj feje djallëzore.

Këta muslimanë, të krishterë apo çifutë të cilët i servilohen Amerikës janë po aq të rrezikshëm sa vetë Amerika. Këta janë mashtrues, servilë, dhe materialistë të rëndomtë.

Amerika ka punuar ideologjikisht e politikisht. Ka futur në dorë mjaftueshëm individë fetarë nga të gjitha fetë në mënyrë që ta zbukurojnë Amerikanizmin, në mënyrë që besimtarët të mos e kuptojnë këtë fe mashtruese. Këta fetarë e shtete që i shërbejnë Amerikanizmit jo domosdoshmërisht janë për t’u fajësuar apo po e bëjnë këtë qëllimisht; mund të jenë viktima të Amerikanizmit, por përdoren për idiotë të dobishëm. Kështu që, është puna jonë kolektive si muslimanë ta denoncojmë këtë fe mashtruese e cila kërkon ta shkatërrojë njeriun në themel.

Me shumë mundësi, nuk ka ekzistuar në faqe të tokës fe më e rrezikshme se Amerikanizmi – feja e djallit, e ngjashme me teqet mashtruese, porse një mega teqe e avancuar: me banka, me media, me ushtri, e me infrastrukturë të zhvilluar. Kjo është Amerika mashtruese.

Sabri Lushi

Nëntor 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post