Home » PËRKUNDRAZI, POLITIKANËT TANË NUK IA DUAN TË MIRËN VENDIT TONË RUMELIANO-MUSLIMAN

PËRKUNDRAZI, POLITIKANËT TANË NUK IA DUAN TË MIRËN VENDIT TONË RUMELIANO-MUSLIMAN

by Kukes Post
0 comments

Pjesë të një regjimi politik të instaluar qysh nga viti 1912 nga pushtuesit britanikë me qëllim për ta zhbërë popullin shqiptar, me qëllim për ta vrarë elitën e vjetër e për ta zëvendësuar atë me një klasë shoqërore të nënshruar e të bindur ndaj pushtimit britanik, me misionin për ta de-islamizuar Ballkanin e për të shkëputur çdo lidhje me të shkuarën perandorake osmane, politikanët shqiptarë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë armiqtë më të mëdhenj të trojeve shqiptare e të muslimanëve – popullsia fetare dominuese në Rumeli për shekuj të tërë.

Politikani Ahmed Zogu – origjinën e të cilit nuk e dimë, nuk ka qenë mik i shqiptarëve, por armik. Ai udhëhoqi misionin ushtarak e politik britanik për afro dy dekada në trojet shqiptare një periudhë gjatë së cilës ndodhën ndryshime të mëdha: u luftua feja islame, u luftua gjuha arabe, u detyruan me mijëra shqiptarë muslimanë t’i braktisin trojet e tyre në Rumeli e të bëjnë hixhret në vendet muslimane, siç është rasti i famshëm i familjes së Imam Albanit nga Shkodra, u vranë në mënyrë të pabesë shumë burra shqiptarë, u arrestuan apo u zhdukën njerëz të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare, u nxit gjakmarrja nga vetë shteti, dhe populli ynë musliman u dërrmua financiarisht nga regjimi britaniko-zogist.

Më pas, Enver Hoxha – origjinën e të cilit nuk e dimë, eci në gjurmët e mentorit të tij politik, pra të Ahmed Zogut, e të pushtuesëve britanikë në përgjithësi. Agjenti britanik Enver Hoxha i vuri vulën shkatërrimit të territorit të Rumelisë të quajtur nga britanikët Shqipëri. Gjatë regjimit komunist, shqiptarët muslimanë u trajtuan më keq se skllevër – u trajtuan si refugjatë lufte: shteti konfiskoi të gjitha pronat e shqiptarëve, ndaloi fenë, ndryshoi gjuhën duke ndaluar përdorimin e fjalëve me origjinë nga arabishja apo osmanishtja, shkatërroi familjen, detyroi gratë të braktisin shtëpitë e tyre e të dalin në punë, nxiti përzierjen në punë e në shkollë të dy gjinive, dhe i ktheu shqiptarët në agjentë e mercenarë shtetërorë.

Vitet ’90-të sollën një luftë të re mbi popullin shqiptar: kaosin territorial, kaosin ekonomik, pasigurinë financiare, vazhdimin e trushpërlarjes politike e intelektuale, shkatërrimin e familjes e të shoqërisë, nxitjen masive të braktisjes së Shqipërisë apo të migrimit të brendshëm, degjenerimin moral, dhe kthimin e shqiptarëve në skllevërit e Perëndimit.

Kështu që, politikanët shqiptarë – origjinën e kokave të tyre nuk e dimë, janë armiqtë e popullit tonë. Ata janë armiqtë e muslimanëve. Ata janë pjesë e të njejtës klasë politike britanike të instaluar në vitin e pushtimit të madh të 1912-ës. Politikanët shqiptarë janë armiqtë e të kaluarës sonë historike osmane dhe promovuesit e pushtimit amerikano-britanik.

Këta nuk janë miqtë tanë, por armiqtë; nuk janë përfaqësuesit tanë, por mëkëmbësit e pushtuesit britanik. Këta nuk flasin gjuhën tonë, por gjuhën e armikut; nuk bëjnë drejtësi me ligjet tona, por bëjnë padrejtësi me ligjet e imponuara nga armiku.

Aspiratat e këtyre mercenarëve të armikut amerikano-britanik nuk janë njëlloj si të popullit tonë: populli kërkon paqe, këta duan luftë; populli do qetësi, këta duan kaos; shqiptarët punojnë ditë e natë për të ushqyer fëmijet e tyre e për t’i bërë ata të suksesshëm, këta janë armiqtë e fëmijëve tanë; shqiptarët duan që burimet natyrore të tyre, si energjia elektrike, t’i shërbejë vendit tonë, këta hajdutë britanikë bëjnë çdo gjë që ta rrënojnë ekonomikisht vendin tonë.

Politikanët që udhëheqin shqiptarët janë sekularistë, njerëz pa din e imanë, pa moral, të pa besë, armiq të territorit rumelian shqiptar, njerëz që nuk besojnë në Zot, armiq të familjes, promovues të ligjeve të korruptuara britanike, nxitës të destabilitetit ekonomik e politik të vendit tonë, penguesit kryesorë të ngritjes së një ekonomie të qëndrueshme e të pavarur, dhe armiq kryesorë të dëshirës së shqiptarëve për të punuar, për të ngritur një ekonomi të pavaruar nga shteti, e për ta stabilizuar vendin ideologjikisht.

Këta politikanë janë spiunë e agjentë perëndimorë, armiq të fesë islame, e armiq të të shkuarës sonë të lavdishme pesë shekullore osmane. Shkurt: këta janë armiq të Zotit.

Për ta mbyllur, thirrja ime vllazërore për hoxhallarët e intelektualët muslimanë shqiptarë është: mos i mbroni politikanët e vendit tonë sepse ata janë të korruptuar dhe mercenarë të armikut tonë – të Perandorisë Britanike e cila na ka vrarë e na ka prerë për më shumë se një shekull. Kini pak respekt për gjakun e të parëve tanë. Keni pak respekt për dëshmorët që janë vrarë duke e mbrojtur vendin tonë nga pushtuesit britanikë. Mos e shisni fenë tuaj në treg për pak qindraka sepse iu pret një Gjykim i Madh përpara Gjykatësit Madhështor.

Iu sjell në vëmendjen tuaj një ajet Kur’anor në lidhje me temën:

وَلَا تَرْكَنُوٓا۟ إِلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ فَتَمَسَّكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنْ أَوْلِيَآءَ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

“Mos anoni nga ata që bëjnë padrejtësi sepse, për rrjedhojë, do t’ju kap Zjarri, e ju nuk do të keni ndihmës pa Allahun e kështu që ju nuk do të ndihmoheni.” Surja Hūd, 113.

Sabri Lushi

Nëntor 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post