Home » KUR’ANI – LIGJI SUPREM PËRBALLË TIRANISË PERËNDIMORE

KUR’ANI – LIGJI SUPREM PËRBALLË TIRANISË PERËNDIMORE

by Kukes Post
0 comments

Jo vetëm sa i përket ligjit ndërkombëtar, i cili është kthyer në një përallë amerikano-britanike, por edhe sistemi gjyqësor i shtetit modern i modelit britanik është kthyer në simbolin e korrupsionit e të tiranisë politike perëndimore.

Në Amerikë, Kanada e gjetkë, nëse ke para, ligji vepron ndryshe mbi ty sepse ligji është i formuluar në mënyrë të atillë që justifikon çdolloj vendimi politik të gjykatës. Nëse je i pasur, ligji ka “mëshirë” ndaj teje pavarësisht krimit që mund të kesh bërë.

Nëse je pjesë e mafias shtetërore, agjent apo spiun i shtetit, edhe në këtë rast ligji vepron ndryshe. Procedurat gjyqësore, precedentet, rregullat, vetë ligji apo fuqia juridike që ka gjytari, të gjitha janë në anën tënde.

Nëse je musliman, i lirë, që jeton jetën tënde, që kërkon të investosh për të ardhmen në mënyrë të pavarur nga shteti, atëherë ligji nuk është aty për të të mbrojtur ty, jetën tënde, pronën, apo familjen tënde. Qëllimi i ligjit në këtë rast është të të shtyp.

Sistemi gjyqësor në Amerikë, Kanadë, Evropë apo sistemi ligjor sekularist britanik në përgjithësi është sistem i korruptuar: dënon sipas tekave politike, i jep favore kujt të dojë, interpretohet sipas interesave politike, mund të justifikojë lloj lloj krimi e lloj dënimi të padrejtë. Me pak fjalë, është sistem tiranik.

Në realitet në Amerikë nuk ka ligj, por autoritet të mafias shtetërore; nuk ka vendime gjyqësore të vërteta, por vendime politike të gjykatave tiranike; nuk ka ligje që t’i mbrojnë qytetarët, por ekziston një bufe me ligje e akte nën-ligjore pafund nga të cilat gjakata mund të përzgjedhë ato pjesë që interesojnë politikisht sipas rastit.

Sekularistët perëndimorë nuk kanë respekt për ligjin, për rregullat, për të drejtat e njeriut, për të drejtat e të tjerëve; perëndimorët nuk respektojnë ndonjë marrëveshje me të tjerët sepse janë barbarë, të pafe, e të pabesë.

Në perëndim, ligji është teatër. Mjafton që njerëzit ta perceptojnë si të drejtës. Imazhi i sistemit gjyqësor është i bazuar në propagandë: e kurojnë mirë një rast të caktuar gjyqësor, e nxjerrin në media, dhe e trumpetojnë pafund për të treguar se ka drejtësi. Madje bëhen filma, dokumentare e programe propagandiste për t’ua mbushur mendjen njerëzve se sistemi ligjor i tyre ka drejtësi.

Çdo gjë është teatër, përrallë, e mashtrim. Ligji ndryshon sa herë i interson politikës, shkruhet siç i intereson politikës, interpretohet siç i intereson politikës, dhe shfuqizohet kur t’i interesojë politikës.

Përballë kësaj gjende të mjeruar ligjore tiranike është i vetmi ligj perfekt, i përsosur, dhe superior: Kur’ani.

Kur’anin nuk mund ta ndryshojë mbreti, as politika, e as gjykata supreme. Kur’anin nuk mund ta shkruaj parlamenti, as një grup gjykatësish, dhe të pasurit.

Kur’anin e ka zbritur Allahu – Gjykatësi Suprem dhe Zoti i botërave. Ai është ligji, udhëzimi, drejtësia, peshorja e drejtësisë, barazia përpara ligjit, dhe ligji i pandryshuar, dhe ligji i qartë e i askesueshëm nga të gjithë. Nuk ke nevojë për avokat që ta kuptosh Kur’anin. Në fenë islame nuk ekziston koncepti i avokatit.

Përballë Kur’anit, fjala e mbretit nuk ka asnjë peshë, as interpretimi i spiunëve shtetërore apo gjyqtarëve servilë nuk kanë vlerë, as paratë e të pasurëve nuk pinë ujë, as miqësia me mbretin nuk ka vlerë sepse Kur’ani është i zbritur nga Allahu, i ruajt nga ndryshimet po nga Allahu, i memorizuar nga miliona muslimanë, dhe gjendet në shtëpinë e çdo muslimani – mund ta lexojë e ta mësojë përmendësh.

Ndryshe nga ligjet mashtruese perëndimore, Kur’ani është ligj i kuptueshëm, ka kodifikuar rregullat që kanë të bëjnë me gjërat më të rëndësishme të jetës, dhe modelin e vetëm të ndarjes së pushteteve.

Kur’ani i ka rezistuar kohës ndërsa ligjet perëndimore nuk zgjasin as një vit sepse kërkojnë ndryshim.

Perëndimi i korruptuar pretendon se ka shpikur modelin e ndarjes së pushteteve: të legjislativit, juridikut, e të ekzekutivit, por ky është një mashtrim i pastër. E njejta elitë politike e ngushtë e kontrollon ekzekutivin, bën ligjet, cakton gjyqtarët, dhe i interpreton ligjet si të dojë.

Vetëm Kur’ani ofron modelin e vetëm të ndarjes së pushtetit sepse ligjin në fenë islame nuk e ka në dorë njeriu. Sado i korruptuar të jetë mbreti e sado i kontrolluar të jetë gjyqtari, ligji nuk ndryshon. Në fenë islame, ligjin nuk e ka në dorë as mbreti, as parlamenti, as gjykata, por Allahu. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Ky është ligji perfekt. Ky është modeli më i mirë i sistemit gjyqësor. Ky është ligji i vetëm që garanton drejtësi, barazi përpara ligjit, dhe paraja e pushteti përballë tij nuk kanë asnjë vlerë.

Njerëzit kanë nevojë të njihen me këtë të vërtetë të madhe, aq me tepër në këtë kohë kur civilizimi perëndimor është kthyer në një sistem tiranik, ku ligji vepron vetëm mbi të dobëtin, interpretohet sipas tekave të politikës, dhe nuk garanton asnjë barazi përpara tij – ligj i cili ndryshon çdo ditë, sa herë tiranët e politikës e shikojnë të arsyeshme.

ثُمَّ جَعَلْنَـٰكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْرِ فَٱتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ * إِنَّهُمْ لَن يُغْنُوا۟ عَنكَ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۚ وَإِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍۢ ۖ وَٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلْمُتَّقِينَ

“Pastaj të vendosëm ty mbi një ligj nga Çështja Jonë, kështu që ndiqe atë e mos ndjek tekat e atyre që nuk dinë. Ata nuk do të të bëjnë asnjë dobi kundrejt Allahut. Të padrejtët janë miq të njëri tjetrit ndërsa Allahu është mbrojtësi i të devotshëmve.” El-Xhathije, 18-19

Sabri Lushi

Dhjetor 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post