PROMOVIMI I GJUHËS ARABE DHE RËNDËSIA E IDENTITETIT ISLAM TEK MUSLIMANËT E BALLKANIT
Si çdo sistem tjetër, feja islame përmban në vetvete instruksione, ligje, mësime, apo elementë që kanë të bëjnë me vetë preservimin e fesë, me fjalë të tjera, mos zhdukjen apo tretjen e saj. Feja është gjëja më e rëndësishme për besimtarin, dhe sigurisht që ruajtja e saj ka përparësi të madhe.
Feja është e vërteta, është dituria e shpallur nga Allahu për njeriun. Nuk është dituri e konkluduar nga deduksionet subjektive shkencore. Feja islame nuk është as instruksione të pushtuesit se si me ia kontrolluar jetën njeriun, siç është rasti me pushtuesit njerëzorë të cilët kanë për qëllim kontrollin e njeriut, shfrytëzimin e tij, skllavërimin, nënçmimin, dhe shtypjen e tij.
Feja islame ka për objektiv ta shpëtojë njeriun, ta nxjerrë atë nga errësira e padrejtësisë njerëzore në dritën e dinjitetit hyjnor, nga shfrytëzimi i njeriut tek drejtësia e Allahu, nga injoranca e censura njerëzore tek drita e diturisë hyjnore. Feja islame, mes të tjerash, është e vetmja dituri që nuk e ka në dorë njeriu; është, nëse mund ta quajmë, dituri jashtë kutie.
Për këtë arsye, ruajta e fesë në mënyrë aktive e praktike, jo thjesht në tekstet e saj, përbën një pjesë të vetë instruksioneve apo mësimeve fetare. Feja është identitet. Feja është kulturë. Feja është përkatësi e nivelit më të lartë.
Vetë fjala ‘islam’ në konteksin e islamit, imanit, e ihsanit (respektivisht: dorëzimit tek Allahu, besimit të brendshëm, dhe përsosjes) ka të bëjë me pjesën e jashtme, pra me identitetin musliman.
Koncepti i faljes së namazit me xhematë në xhami, falja e namazit të bajramit në shesh, ezani, martesa vetëm mes muslimanëtëve (me përjashtim të martesës së burrave me gratë çifute e të krishtera), distancimi nga mosbesimtarët, distancimi nga vendet ku fyhet Allahu, i Dërguari i Tij, apo feja, mos përngjasimi me mosbesimtarët, evitimi i të jetuarit në mesim e mosbesimtarëve, bashkimi me komunitetin e muslimanëve, mos përçarja, dëshmia në publik i të qenurit musliman (la ilahe il-lallah), thirrja e të tjerëve për të pranuar islamin, dhe krenaria e të qenurit musliman kanë të bëjnë gjithashtu me elementë të identitetit.
Feja nuk ruhet vetëm se nëse ajo kthehet në identitet, madjen në elementin më të rëndësishëm identitar të njeriut.
Në këtë aspekt, edhe armiqtë e fesë islame apo paganët perëndimorë i kushtojnë shumë rëndësi identitetit. Në mënyrë për ta ruajtur pushtetin apo fenë e tyre sekulariste, armiqtë tanë, sidomos ata që kanë pushtetin global, siç janë Perandoria Britanike dhe Amerika, i kushtojnë rëndësi qëndrore identitetit të tyre, porse ata nuk e theksojnë në mënyrë aktive këtë aspekt sepse ashtu siç ata mashtrojnë e gënjejnë për çdo gjë, sigurisht që mundohen ta fshehin edhe këtë element, pra pushtimin përmes identitetit apo asimulimit.
Armiqtë britanikë dhe ata amerikanë, për shembull, kanë shpikur elementë si sekularizmi apo mos praktikimi i fesë në publik, theksimi i tepruar i identitetit kombëtar, theksimi i gjuhëve nacionale – të cilat i ka standartizuar Perandoria Britanike në pjesën dërrmuese të tyre, theksimi i një veshje qoftë zyrtare e qoftë kulturore që e ka ligjëruar pushtuesi, siç është kollarja apo kostumi, festa e vitit të ri, e shumë elementë të tjerë.
Pra, që një fe, kulturë, pushtet, apo civilizim të ruhet e të mbijetojë duhet të kthehet në identitet. Feja islame i ka kushtuar rëndësi shumë të madhe këtij aspekti. Allahu nuk ka nevojë që besimtarët të falen bashkë, që ta ngrenë kokën lart për identitetin e tyre musliman, që të mos e përçajnë xhematin e besimtarëve, por këto janë elementë të domosdoshëm për ruajtjen e fesë – të gjësë më të shtrenjtë të besimtarit.
Prandaj armiku i lufton pa masë elementët identitarë të fesë, siç është veshja, simos tek gratë muslimane, falja e namazit, mjekra tek burrat, mos festimi i vitit të ri, distancimi nga mosbesimtarët, apo shumë elementë të tjerë.
GJUHA ARABE
Edhe pse jo gjithmonë gjuha arabe mund të konsiderohet si pjesë identitare e besimtarit, ajo është patjetër mjeti më i rëndësishëm për të kuptuar fenë, për të kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin (Traditën Profetike), dhe për ta lehtësuar komunikimin mes besimtarëve në rang global.
Gjuha arabe është gjuha më e pasur, më e bukur, më e qartë, më e standartizuar në botë, e cila përmban elementët me të mjaftueshëm për transmetimin e mesazhit hyjnor nga Allahu tek njerëzit. Allahu e ka veçuar gjuhën arabe. Ai e ka zbritur Kur’anin në arabisht, fakt që e përmend në mënyër të theksuar disa herë në Kur’an për shkak se gjuha arabe është e veçantë.
وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ قُرْءَانًا عَرَبِيًّۭا لِّتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَتُنذِرَ يَوْمَ ٱلْجَمْعِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۚ فَرِيقٌۭ فِى ٱلْجَنَّةِ وَفَرِيقٌۭ فِى ٱلسَّعِيرِ
“Prandaj, Ne ta shpallëm ty Kur’an arabisht që ta këshillosh qëndrën e vendbanimeve (Mekën) dhe të gjithë ata përreth saj, dhe t’ua tërheqësh vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim; një grup do të jetë në Xhennet, e një grup në Zjarr.” Surja esh-Shura, 7.
كِتَـٰبٌۭ فُصِّلَتْ ءَايَـٰتُهُۥ قُرْءَانًا عَرَبِيًّۭا لِّقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ
“Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë.” Surja Fussilet, 3.
إِنَّا جَعَلْنَـٰهُ قُرْءَٰنًا عَرَبِيًّۭا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
“S’ka dyshim se Ne e bëmë (zbritëm) atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.” Surja ez-Zukhruf, 3.
Gjuha arabe është ndër mjetet apo armët më të forta që besimtari mund të pajiset. Jo vetëm që ajo të ndihmon për të kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin, që do të thotë, për të kuptuar fenë e cila pastaj kthehet në identitet të jetës së besimtarit, por vetë gjuha arabe mund të kthehet në element identitar.
Nuk ka gjë me të mirë e më të begatë kur një aspekt praktik i mësimit dhe prezervimit të fesë, siç është gjuha arabe, të kthehet edhe në identitet apo në kulturë.
Për këtë arsye, do të ishte gjë shumë e dobishme nëse besimtarët e Ballkanit t’i kushtonin rëndësi të madhe gjuhës arabe deri në atë masë sa të kthehej në gjuhë komunikimi mes tyre.
Promovimi i gjuhës arabe, kushtimi i rëndësisë së mësimit të saj nëpër xhamia, dhe kthimi i saj në element identitar për besimtarët ballkanas jo vetëm që do t’iu jepte besimtarëve një përparësi të madhe për ta mësuar fenë islame, por kjo do t’i ndihmonte ata për ta përforcuar identitetin e tyre musliman.
Besimtarët muslimanë shqiptarë apo ballkanas nuk duhet të bien preh e politikave pushtuese e shoviniste britaniko-amerikane për të theksuar identitetin kombëtar, një identitet i cili në vetvete ka rëndësi politike vetëm për pushtuesin. Pushtuesit i intereson çdo identitet tjetër përveç atij islam.
Feja islame nuk është kundër larmishmërisë kulturore, ndryshimit të ngjyrave të veshjes, formave të ndryshme të shamisë për gratë, formave të ndryshme të ndërtimit të xhamiave, formave të ndryshme të ndërtimit të qyteteve, por besimtarët duhet t’i bashkojë identiteti i përgjithshëm i të qenurit musliman si domosdoshmëri për ta prezervuar fenë islame – gjënë më të shtrenjtë për jetën e besimtarit sepse feja është udhëzimi hyjnor.
Nuk ka dyshim se kur besimtarët janë nën pushtetin e armikut, siç është rasti ynë sot nën pushtetin e armiqve britaniko-amerikanë – e këtij pushteti pagan, nuk është lehtë për besimtarët ta ruajnë identitetin e tyre sepse armiku e lufton një gjë të tillë, por besimtarët duhet të sakrifikojnë e të mos frikësohen nga armiku sepse mbrojtësi i besimtarëve është vetë Allahu.
Për ta mbyllur, që feja të ruhet, ajo duhet të kthehet në identitet. Ajo nuk ruhet në libra apo tekste. Ajo ruhet duke jetuar e gjallë në jetën e besimtarit. Vetë fjala ‘islam’ i referohet mes të tjerash aspektit të jashtëm apo identitar të fesë. Besimtari duhet të identifikohet si i tillë, duhet të dallohen nga mosbesimtarët apo nga paganët, në mënyrë që të mos asimulohet, sidomos në kohën tonë kur pushtetin e kanë mosbesimtarët apo paganët britaniko-amerikanë.
Më shumë se kurrë, armiqtë po e luftojnë identitetin islam, po e luftojnë çdo element të jashtëm të fesë, po e luftojnë moralin dhe dinjitetin e besimtarit, diturinë, praktikimin e fesë, dhe mbi të gjitha po e luftojnë prezervimin e vetë fesë.
Armiqtë paganë britaniko-amerikanë po shpenzojnë miliadra dollarë për ta luftuar identitetin islam, fakt i cili duhet të na zgjojë nga gjumi ne besimtarëve.
Për këtë arsye, është më e domosdoshme se kurrë të promovohet gjuha arabe tek besimtarët, sidomos tek muslimanët e Ballakanit ku po përballemi me politika shoviniste britaniko-amerikane për shuarjen dhe zhdukjen e fesë. Armiqtë e kanë shpallur luftën haptas: ata duan ta zhdukin fenë, apo duan ta kthejnë atë vetëm në një element shpirtëror që nuk reflektohet në identitetin e besimtarit.
Në këtë aspekt, duhet t’i kushtohet një rëndësi e madhe promovimit të gjuhës arabe tek besimtarët aq sa ajo të kthehet në një gjuhë komunikimi mes muslimanëve si një mjet legjitim për ruajten e fesë. Gjuha arabe i jep besimtarit përparësi shumë të madhe për ta mësuar fenë, për ta kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin, për ta shijuar intelektualisht e shpirtërisht më shumë bukurinë e Kur’anit, dhe njëkohësisht për ta përforcuar identitetin islam të muslimanëve të Ballkanit.
Armiqtë britaniko-amerikanë e kanë shpallur luftën e tyre; po ne si besimtarë çfarë po bëjmë? Po rrimë duarë kryq? Po vazhdojmë të sillemi inferiorë ndaj paganëve? Ata na kanë vrarë, na kanë sakatuar, na kanë përzënë nga vendlindjet tona, na kanë ndaluar fenë për dekada të tëra, na kanë mashtruar, na kanë shfrytëzuar, e na kanë shtypur. Ç’tjetër mund të na bëjnë paganët britaniko-amerikanë? Përse të mos rezistojmë? Përse të mos i kushtojmë rëndësi edhe më të madhe identitetit tonë fetar? Përse të mos e promovojmë gjuhën arabe në xhamiat tona, në familjet e në komunitetet tona, apo qoftë të paktën në mësimet fetare apo ligjërata?
Të mos biem preh e spiunëve e agjentëve britaniko-amerikanë të cilët flasin ditë e natë në emër të kombit, por që kanë për qëllim zhdukjen e fesë. Madje armiku kërkon të na e shes luftën fetare si një element mbrojtës nga mos-asimilimi kulturor, se gjoja Amerika po na ruan identitetin kombëtar. Këtë përrallë armiku ua thotë të gjithëve ndërkohë që paganët britaniko-amerikanë kanë për qëllim ruajten e pushtetit të tyre zullumqar.
Sabri Lushi
Janar 2025