Ajo që ne kemi parë duke ndodhur në Gaza gjatë pesëmbëdhjetë muajve të fundit na ka tronditur të gjithëve; na ka bërë të vëmë në dyshim vlefshmërinë e Sekularizmit Britanik, moralin e Amerikës, stabilitetin e rendit botëror britanik dhe status quo-në e politikës së Ummetit Islam.
Ne kemi parë tmerre: civilë duke u vrarë, fëmijë të pafajshëm duke u masakruar, gra duke u sakatuar ndërsa gjaku, shkatërrimi, bombat dhe plumbat kanë mbuluar Gazën në atë që konsiderohet si gjenocidi më i tmerrshëm i kohës sonë.
Ky gjenocid nuk ndodhi në anën e padukshme të botës. Jo! Ky gjenocid ka ndodhur para syve tanë, duke e parë atë dhe duke mos qenë në gjendje të bëjmë asgjë, duke e parë Presidentin Amerikan duke u zotuar se do ta shkatërrojë Gazën, duke parë Kongresin Amerikan duke treguar mbështetje të plotë për gjenocidin dhe duke parë mbretin Charles III duke e shijuar gjakun e fëmijëve.
Në të vërtetë, gjenocidi i Gazës është një produkt amerikan dhe prodhuar në bashkëpunim me Monarkinë Britanike, sepse Izraeli nuk është shtet, por një bazë ushtarake që lufton në emër të qeverisë amerikane dhe mbretit britanik Charles III, sepse ata i urrejnë muslimanët, sepse duan ta mbajnë Ummetin Islam nën kontroll të plotë.
Nga ana tjetër, Ummeti Islam është totalisht i paralizuar. Fuqia politike e liderëve muslimanë nuk është gjë tjetër veçse një rol administrativ i mandatuar nga Monarkia Britanike dhe Qeveria e SHBA-së, në mënyrë që t’i mbajnë vendet muslimane nën një kontroll totalitar.
Gjenocidi i Gazës e ka vërtetuar se udhëheqësit muslimanë nuk kanë fuqi për ta mbrojtur Ummetin. Ata janë thjesht administratorë të emëruar nga armiku. Ata janë të dobët, të padobishëm dhe duart e tyre janë të lidhura.
Prandaj, Ummeti Musliman po kalon një kohë shumë të vështirë pasi po përballet me një armik të madh: Qeverinë e SHBA-së dhe Familjen Mbretërore Britanike, d.m.th., Qeverinë Globale Britanike. Armiku mund t’i vrasë muslimanët, të kryejë gjenocid, t’i burgos dijetarët, të shkatërrojë qytete dhe vende muslimane, të vendosë embargo ekonomike, e megjithatë armiku ka luksin të fshihet pas flamujve operativë si “Izraeli.”
Në këtë aspekt, ne muslimanët nuk jemi të aftë të përballemi me armikun ushtarakisht dhe as nuk kemi fuqi të bëjmë një luftë masive çlirimtare kundër tyre.
Në vend të kësaj, ne duhet të përqendrohemi në dy gjëra, çfarë saktësisht kanë bërë profetët e Zotit: dituria dhe lutja.
Ne duhet të fokusohemi në dituri, në përhapjen e dijes, të angazhohemi në aktivizëm intelektual dhe të lutemi kundër armiqve sepse jemi të dobët.
Muslimanë:
Lutuni kundër Amerikës dhe Mbretit Charles III, që Zoti ta shkatërrojë armikun. Lutjuni Allahut që të përdorë ushtritë dhe fuqinë e Tij të padukshme për ta shkatërruar armikun: Qeverinë Tiranike të SHBA-së dhe Mbretin Tiran Charles III. Ummeti Islam po vuan shumë për shkak të padrejtësisë dhe zullumit të këtyre kriminelëve. Lutuni kundër tyre gjatë namazit të vonë të natës, në fshehtësi, në shtëpi, ndërsa jeni duke vozitur, dhe kur e filloni ditën në mëngjes. Lutuni, sepse Zoti i përgjigjet lutjes së të shtypurëve kundër shtypësve. Lutuni kundër Amerikës dhe Mbretit Charles.
Sabri Lushi
Janar 2025