PËRZËNIA E AMBASADAVE AMERIKANE: NJË HAP I RËNDËSISHËM NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Ndërkohë që bota po kalon një kohë të vështirë, sidomos kur sistemi ekonomik po pëson një ndryshim kolosal – zëvendësimi i burimeve njerëzore me inteligjencën artificiale, teknologji e robotë, Amerika ngelet një pengesë e madhe e kombeve, sidomos e muslimanëve për t’i zhvilluar vendet e tyre, për të ndërtuar një ekonomi të pavarur, dhe për të pasur një shtet që punon për ta, e jo për armikun, në këtë rast, për pushtuesit amerikano-britanikë.
Në këtë aspekt, njerëzit kanë të drejtë të mbijetojnë, të jetojnë të lirë e me dinjitet në vendin e tyre, kanë të drejtë të kenë aspiratat e tyre, të jetojnë me ligje të cilat ua mbrojnë pasurinë, jetën, nderin, dinjitetin, pasurinë dhe shëndetin e tyre.
Njerëzit kanë të drejtë të mendojnë për zgjidhje problemesh, të shpikin – nëse është e mundur – mënyra për tu çliruar nga armiqtë amerikano-britanikë, dhe t’i artikulojnë problemet e tyre në mënyrën më të qartë pjesë e procesit çlirues.
Po të thellohemi pak për të kuptuar se cili është armiku, se cili është strumbullari i problemeve tona politike, se ku çalojnë gjërat, do të vëmë re se Amerika është problemi më i madh politik, do të vëmë re se ne vazhdojmë të jemi të pushtuar nga pushteti tiranik britanik global, do të vëmë re se ekonomia jonë është e kontrolluar nga armiqtë, nga ata të cilët nuk kanë din e iman, do të vëmë re se planet tona shtetërore e nacionale na i harton dhe miraton armiku, prandaj vendet tona janë në këtë hall dite.
Rrjedhimisht, hapi i parë i çlirimit të madh, që është hap legal, është përzënia e ambasadave amerikane nga çdo shtet. Amerika është entitet batakçi, pa identitet, e pa moral; kudo që vendos këmbë, ajo vetëm shkatërrim e korrupsion përhap.
Ambasadat amerikane janë problemi më i madh politik, janë burimi i mashtrimit, janë strofulla spiunazhi e pisllëku moral, janë prodhueset e korrupsionit, dhe teqet e mashtrimit.
Ambasadat amerikane nuk janë asgjë tjetër veçse teqe moderne, madje edhe më të rrezikshme, prandaj duhen përzënë nga çdo vend.
Vetëm kështu shteti batakçi amerikan mund t’i ndryshojë politikat anti njerëzore, anti familje, e anti liri.
Sabri Lushi
Janar 2025