Home » KAMIKAZËT POLITIKË, SPIUNËT E SHTETIT, DHE SPROVA

KAMIKAZËT POLITIKË, SPIUNËT E SHTETIT, DHE SPROVA

by Kukes Post
0 comments

Çdo kush që merr para nga shteti, merr një favor, një punë me mik, një bursë, një leje, një shtëpi falas, një vizë, apo çdo gjë e arritur përmes shtetit jo si një e drejtë legale në konform me ligjet e shtetit – qofshin ligje të drejta apo të pa drejta, një person i tillë jo vetëm që nuk është i lirë, jo vetëm që ia ka shitur shpirtin djallit, jo vetëm që e ka kompromentuar të ardhmen e tij e të fëmijëve të tij, por njerëz të tillë janë kamikazë politikë – janë të gatshëm t’i binden shtetit (pjesës informale e kriminale të tij) në çdo kohë, me çdo kush, e kundër çdo kujt. Nuk ka rëndësi nëse kamikazë të tillë shtetërorë e quajnë veten spiunë, James Bond, apo patriotë.

 

Ata janë kamikazë e spiunë pavarësisht se çfarë e quajnë veten.

 

Nga ana tjetër, ky është modeli i pushtetit britanik: të gjithë kundër të gjithëve, secili duhet të jetë i kontrolluar nga shteti përmes favoreve ndërkohë që shteti kontrollon çdo gjë.

 

Nga pikëpamja fetare, kjo është sprovë. Kush e kalon atë me sukses, shpëton, por nuk është e lehtë sepse muslimani mund të përballet me vështirësi të mëdha, sidomos në këtë kohë kur jetojmë nën një diktaturë absolute komuniste amerikano-britanike.

 

Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) na ka lajmëruar se do të vijë kjo kohë. Kush qëndron në fe ka shpërblim të madh. Na ka treguar se muslimani do ta shes fenë e tij për një ofertë të kësaj bote. Kur shikojmë komunizmin shtetëror që ka kaq shumë kontroll, e kuptojmë se pse shumë muslimanë ia shesin shpirtin djallit; shkëmbejnë parajsën me një ofertë që ua bën shteti amerikano-britanik global – armiqtë e Zotit të Madh.

 

Kjo është sprova: disa zgjedhin lehtësimin e momentit dhe përulen përpara makinerisë shtetërore, shpesh edhe pa pasur nevoja jetike, ndërsa pakica zgjidh të vërtetën, zgjedh Zotin dhe parajsën e Tij.

 

E vërteta është se jeta është e shkurtër, kalimtare, dhe e pavlerë, si për atë që zgjedh të bëhet kamikaz shtetëror për pak para apo për një favor e si për atë që e refuzon zullumin e shtetit dhe i jep përparësi urdhërave të Allahut – Mbretit të Vërtetë.

 

Kjo është zgjedhja e vërtetë që bën njeriu, jo zgjedhjet mashtruese politike që i ka shpikur Perandoria Britanike si mashtrim për njerëzit.

 

Muaji i Ramazanit është një moment kur njeriu ka një shans të artë për t’i rregulluar marrëdhëniet e tij me Allahun, për t’u kthyer tek Ai, e për ta shpëtuar veten nga bataku i padrejtësisë ku mund të ketë përfunduar.

 

Sabri Lushi

 

Shkurt 2025

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post