NJË PËRGJIGJE NDAJ BESIM DINËS SË “OXYGEN”-IT KOSOVAR NË LIDHJE ME SPIUNËT: KUSH JANË SPIUNËT?!
Më ka bërë shumë përshtypje aftësia propaganduese e Besim Dinës, producentit dhe prezantuesit të emisionit “Oxygen,” në lidhje me spiunët në një bisedë gjatë emisionit të tij me një të ftuar me anë të pyetjes, “a ka shpiuna në Kosovë?,” duke nënkuptuar diçka krejt tjetër nga e vërteta e hidhur e spiunëve – si fenomen tipik i shtetit modern të modelit britanik.
Duke u përgjigjur se në Kosovë ka plotë shpiunë [e shqiptuar sipas dialektit kosovar], i ftuari kërkonte të përçonte mesazhin se spiunë janë të gjithë ata individë që bashkëpunojnë me qeveritë e shteteve të tjera kundër interesave të Kosovës; më qartë akoma, duke iu referuar Serbisë. Kështu pra, z. Dina dhe i ftuari i tij po përpiqeshin të mashtronin opinionin publik kosovar apo mbarë-shqiptar.
KUSH JANË SPIUNËT?
Për z. Dina dhe për të gjithë mashtruesit gazetarë, opinionistë, politikanë, apo figura publike, spiunët janë ata qytetarë të një vendi të caktuar të cilët i shërbejnë një qeverie tjetër. Ky është mashtrim. Spiunë të tillë nuk ekzistojnë më. Shteti i fundit i pavarur në botë, që ishte Perandoria Osmane, ka rënë pak më shumë se përpara një shekulli pas një gjakderdhje të madhe gjatë luftës së parë botërore.
Mbas pushtimit të botës nga Perandoria Britanike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pushtim i cili u pasua me themelimin në fillim të Ligës së Kombeve në 1920, e më pas me transformimin e saj në Kombet e Bashkuara në vitin 1945, dhe me themelimin e rendit të ri botëror, të institucioneve globale dhe të traktateve ndërkombëtare nën hyqmin e Perandorisë Britanike, spiunizmi mes shteteve ka pushuar së ekzistuari. Jo vetëm që është një aktivitet politik i ndaluar me ligj nga Perandoria Britanike, por edhe praktikisht nuk ka pse të ekzistojë sepse bota është një shtet i madh i ndarë nga britanikët në njësi administrative të quajtura republika apo shtete nacionale.
I dashur z. Besim Dina, Serbia nuk ka pse të ketë spiunë në Kosovë dhe as Kosova nuk ka pse të ketë spiunë në Serbi sepse që të dyja janë pjesë e rendit botëror britanik. Qy të dyja i kontrollojnë britanikët e amerikanët. Kosova dhe Serbia nuk janë shtete të pavarura në sensin se mund të kenë politika nacionale të pavaruara, e për rrjedhojë të zhvillojnë aktivitete ushtarake të pavarura, që nënkupton në mënyrë parësore mbajtjen e spiunazhit dhe të shërbimeve informative të pavarura.
Spiunazhi apo shërbimet inteligjente janë monopol i atyre që kanë fituar luftën, bëhet fjalë për Perandorinë Britanike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje as Rusia dhe as Kina nuk kanë spiunazh të pavarur sepse janë thjesht njësi administrative, edhe pse shumë më të mëdha se Kosova e Serbia, brenda rendit britanik botëror.
Mos harro, i nderuar, se luftën e kanë fituar britaniko-amerikanët.
PO Ç’ROL KANË SPIUNËT BRENDA SHTETIT MODERN?
Spiunët kanë një rol kyç në shtetin modern. Vetë shteti modern i konceptuar nga britaniko-amerikanët është i themeluar mbi parimin e kontrollit absolut, mbi kontrollin e çdo individi në mënyrë informale. Asnjë individ nuk mund të lejohet i pakotrolluar nga shteti, por në mënyrë informale.
Shteti modern ka dy dimensione madhore: formalen dhe informale. Ekzistenca e tyre në të njejtën kohë e bën pushtetin britanik shumë të konsoliduar, por gjithsesi është pushtet delikat që mund t’i çjerret maska shumë lehtë.
Formalja është aparenca, qeveria, ligjet, gjykatat, ndarja e pushteteve, universitetet, demokracia, socializmi, NATO, Rusia, Kina, ambasadorët, takimet ndërkombëtare, fjalori politik i zgjedhur me kujdes, konfliktet e stisura, partitë politike, dhe zgjedhjet. Duket një sistem i komplikuar, me një ideologji komplekse e të avancuar, dhe me plot magji.
Dimensioni informal është kontrolli i çdo individi nga shteti në mënyrë informale nga shërbimet sekrete. Çdo njeri duhet të bëhet pjesë e shërbimeve sekrete, pjesë e një klubi informal, pjesë e një organizate informale, apo pjesë e një nëntokë politike. Vetëm kështu njerëzit janë të mbyllur në një kafaz ideologjik: sepse dikush nga shteti mund t’i kontrollojë si robotë sa herë e kërkon nevoja.
Formalja dhe informalja janë të ndërlidhura në një formë shumë interesante, duke prodhur një rezultat të habitshëm: njerëz të verbër, pula pa kokë, dhe ushtarë regjimi.
Qëllimi i spiunëve të shtetit modern nuk është mbledhja e informacionit edhe pse shumë prej tyre e luajnë një rol të tillë stazhinimi.
Qëllimi i spiunëve në radhë të parë është për të mashtruar veten, për t’i vënë vetes një perde ideologjike, për të jetuar ideologjikisht i shtypur, për të pasur frikë për të bërë pyetjet e duhura, dhe për të mos guxuar ideologjikisht apo për të bërë kritikat e duhura ndaj padrejtësisë që bën shteti – sidomos duke pasur parasysh se shteti sekularist i modelit britanik është shtet zullumi e padrejtësie.
Për më tepër, roli i spiunëve është t’i shërbejnë shtetit që ky i fudit të ketë kontroll total mbi popullsinë. Spiunët gënjejnë, mashtrojnë, presin në besë, porgojojnë, ngatërrojnë, iu ndërhyjnë njerëzve në planet e tyre, dëbojnë, cytin, pëshpërisin, qarkullojnë informacione të rreme, përhapin frikë, shkatërrojnë reputacione njerëzish, prishin bashkëpunime, nuk lënë që dy veta të kenë marrëdhënie të mira jashta sferës së kontrollit shtetëror, shkatërrojnë jetë njerëzish dhe bëjnë dëme pafund për llogari të shtetit apo për llogari të pushtetit britaniko-amerikan global.
Spiunët janë gazetarë, mësues, profesorë, mjekë, këngëtarë, humoristë, shoferë, kamarierë, policë, gjykatës, prindër, bijë e bija, bashkëshorte e bashkëshortë, inxhinierë, punonjës shtetërorë, deputetë, ministra etj. Secili e bën punën e djallit nga pozicioni që ndodhet sepse kështu funksion shteti modern i modelit britaniko-amerikan.
Për ta bërë të mundur funksionimin e spiunazhit modern, britanikët e kanë dizenjuar shtetin modern në përputhje me këtë qëllim: kanë shtruar infrastrukturën ligjore, kanë spostuar fenë dhe moralin e fesë nga pjesa publike, promovojnë imoralitetin, e kanë relativizuar konceptin e moralit, dhe i gjithë sistemi i edukimit i shërben prodhimit të spiunëve apo të mentalitetit të spiunazhit modern; madje, e gjithë ekonomia moderne është strukturuar në atë formë që t’i shërbejë kontrollit të njerëzve dhe kthimit të tyre në spiunë shteti.
Kështu pra sekularistët britanikë e mbajnë pushtetin botëror: me shumë lehtësi sepse njerëzit janë në kafazë ideologjikë. Ata janë spiunë të shtetit dhe armiq të njëri tjetrit.
Për ta mbyllur, në Kosovë ka plotë shpiunë, por ata spiunë janë thjesht kosovarë që luftojnë kundër kosovarëve të tjerë, duke gënjyer, mashtruar, duke përhapur degjenerim, duke iu ndërhyrë të tjerëve në planet e tyre, duke shkatërruar jetë njerëzish, dhe duke qarkulluar informacione propaganduese në emër të pushtetit britaniko-amerikan.
Sabri Lushi
Korrik 2025